Turqia dhe Greqia i bashkohen nismës gjermane për mbrojtjen kundërajrore europiane
Turqia i është bashkuar projektit gjerman për mbrojtjen kundërajrore, të quajtur Nisma për Mburojën e Qiejve. Ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gyler firmosi një letër mirëkuptimi për t’iu bashkuar nismës gjatë një ceremonie të organizuar nga homologu i tij gjerman, Boris Pistorius në Bruksel.
Nisma e udhëhequr nga Gjermania, është një hap i rëndsishëm drejt përmbushjes së kërkesave të NATO-s, ndërkohë që siguron ndërvperueshmërinë dhe integrimin e aleatëve. Si Turqi, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë nismë me kapacitetet tona të gjera kombëtare
Izraeli pas sulmit të gazsjellësit në Iran
Sulmet e kryera ndaj dy tubacioneve kryesore të gazit natyror në Iran mund të jenë vepër e Izraelit. Lajmin e bën të ditur New York Times.
“Izraeli i ka pasur prej kohësh në shënjestër objektet ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit”, por sulmet e kësaj jave në infrastrukturën energjetike “shënuan një përshkallëzim në luftën e fshehtë”, shkruan NYT, duke cituar zyrtarë perëndimorë.
Politika e Perëndimit nuk kuptohet më as në Perëndim
Shumëkush që ndjek politikën ndërkombëtare mund ta kuptojë mirë ta zëmë politikën e Kinës, Turqisë, Iranit, Rusisë, Hungarisë apo edhe Donald Trump. Është politika e aktorëve që nuk ndihen rehat me rendin e tanishëm që u rri ngushtë dhe në të vërtetë sfidon me rregullime të vjetra ambicie dhe realitete të reja. Është një rend ndaj të cilit nuk po zhvillohen kundërshti, por një qasje e strukturuar për ta ndryshuar.
Shpresë te një lloj i ri reaktorësh bërthamorë për vendet në zhvillim
Centralët bërthamorë të shekullit të 20-të ishin, në pjesën më të madhe, bisha të mëdha. Ndërtimi i tyre kërkoi disa miliarda dollarë dhe u desh një fuqi punëtore të konsiderueshme, e trajnuar mirë për t'i bërë të funksiononin. Për më tepër, me një prodhim energjie prej rreth 1000 MWe për reaktor që ishte norma, ata kërkonin një rrjet të gjerë elektrik, të aftë për të konsumuar në mënyrë rutinore sasitë e mëdha të energjisë që prodhonin. Këto karakteristika kanë bërë që centrale të mëdha bërthamore të ndërtoheshin pothuajse ekskluzivisht në vendet e industrializuara.
Vazhdon siç ka qenë!
Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori!
Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!
Festë në Greqi për martesat e të njëjtit seks. Tirana nuk e uron popullin grek për këtë arritje historike
28 ambasada të akredituara në Athinë kanë lëshuar së fundmi një deklaratë të përbashkët përmes së cilës shprehin gëzimin e tyre dhe përgëzojnë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis për miratimin e ligjit që lejon martesën brenda të njëjtit seks. Në terma deklarata cilëson se:
Gjermania i bashkohet misionit europian në Detin e Kuq
Fregata gjermane “Hessen” ka lënë së fudmi portin e Wilhelmshavenit në Detin e Veriut për t’u drejtuar në Detin e Kuq, ku do të marrë pjesë në misionin europian të sigurisë së kalimit të anijeve tregtare në një zonë të kërcënuar nga sulmet e militantëve jemenitë “Houthi”.
Anija në fjalë ka kapacitete të mbrojtjes ajrore, gjurmim deri në 400 km dhe raketa me rreze 160km. pjesëmarrja e anijes në mision është miratuar nga qeveria e Scholz, krahas Greqisë, Italisë dhe Francës që veprojnë në Detin e Kuq jashtë misioni anglo-amerikan.
Egjipti nis ndërtimin e një muri në kufi me Gazan
Pamje satelitore te referuara në media të ndryshme tregojnë se Egjipti po ndërton një mur në sektorin kufitar me Gazan. Përpjekjet për paqe dhe armëpushim kanë dështuar teksa Izraeli ka njoftuar se do të vijojë me ofensivën në Raffah. Muri po ndërtohet në rajonin e Sheikh Zuëeid, 3.5 km nga kufiri me Gazën. Sipas pamjeve bëhet fjalë për 20 km 2 sipërfaqe të mbyllur ku mund të strehohen 100 000 njerëz.
Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin është problem i Perëndimit
Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin nuk varet më nga Rusia. Kështu është shprehur ministri i Jashtëmr us, Sergey Lavrov që ka ripërsëritur atë që presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi gjatë intervistës me Tucker Carlson: Rusia ka ezauruar gjestet e vullnetit të mirë ndaj Perëndimit.
Sa për rivendosjen e marrëdhënieve, presidenti e përmendi po ashtu. Marrëdhëniet do të rivendosen një ditë. Se kur kjo do të ndodhë nuk varet nga ne. Është problemi I tyre. Ne kemi bërë shumë lëshime dhe gjeste të vullnetit të mirë
Vdes në burg Alexey Navalny
Ka ndërruar jetë në burg opozitari kryesor i Vladimir Putinit, Alexey Navalny. Mediat raportojnë se Navalny ka vdekur sot në koloninë penale të Yamalo-Nenets në rrethin e Arktikut ku ishte transferuar për të vuajtur dënimin me 19 vjet burg. Shkaku zyrtar ende nuk ka dalë, por lajmi vjen pak para fushatë elektorale presidenciale në Rusi duke paralajmëruar se presidenti aktual nuk lëviz më.