Diçitura ironizuese: Trashëgimia e Politikës së Jashtme të Obamës
Obama cakton gjykatësin e parë federal mysliman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emëruar dje të parin gjykatës federal mysliman në historinë e vendit. Abid Qureshi është gjykatësi që do të shërbejë në Distriktin e Columbias.
Thirrje për vrasjen e shiitëve, kristianëve dhe hebrejve nga Xhamia e Shenjtë në Mekë
Pavarësisht politikës predikimi fetar mbetet problematik dhe nxjerr zbuluar ndasitë thelbësore në botën islame. Nëse Imami i al –Azhar deklaroi pak ditë më parë nga Grozni se Salafizmi nuk bën pjesë në sunizëm, dje një nga imamët kryesorë të Arabisë Saudite bënte thirrje në faljen e tij për vrasjen e shiitëve, hipokritëve, kristianëve dhe hebrejve.
Falja dhe predikimi i imamit u transmetuan live në kanalin televiziv egjiptian Al-Qahera Wal Na dhe ato u bënë nga Masjid al- Ḥarām, njohur si Xhamia e Shenjtë, që ndodhet në Qabe, në qytetin e Mekës.
“Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve. Kriminelët larg politikës: Do përfundoni në burg”
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka deklaruar gjatë punimeve të konferencës së qendrës “Marshall” për luftën kundër terrorizmit, se Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj. Ai e ka vënë theksin te depërtimi i kriminelëve në politikë, ndaj të cilëve bëri një apel direkt:
12 vjet LSI! Një eveniment i paprecedentë përderisa ia doli të thinjë edhe Tomorrin. Me siguri Ilir Meta ia ka bërë dhuratë Abaz Aliut shpartallimin e malit të shenjtë
Kostot e Rilindjes Urbane
Infratruktura është një nga sektorët ku qeveria nuk ka prodhuar lajme, veç projektit të Rilindjes Urbane, një ambicje e drejtuar nga vetë kryeministri për të rimodeluar qendrat e qyteteve. Madje në ndonjë rast është dashur që bashkitë të privohen nga investime në ujësjellësa apo rrugë vetëm për të ndryshuar fasadat e disa shesheve ku luajnë domino pensionistët dhe dalin shëtitje të papunët.
Spanjë/Costa Blanca në flakë
Anullohet tenderi për rrugën Durrës – Kukës. A ishte lojë tenderi me kompaninë turke?
Para disa kohësh u bë e njohur se Ministria e Transporteve lidhi një kontratë mirëmbajtjeje me kompaninë turke “Vendeka Bilgi” për rrugën Durrës – Kukës. Pjesë e kontratës, që u nënshkrua pas dështimit të tenderit të parë, është edhe tarifa 5 euro për automjetet.
Pati shumë ankesa dhe kritika për fituesin, pasi u deklarua se oferta e një konsorciumi, “Catalyst, Salillari dhe Kastrati”, ishte më e ulët. Po kështu u tha se kompania turke nuk kishte cv-në e duhurër këtë lloj operacioni.
6.2 milionë euro jepen pa garë
Identifikimi në terren i gjithë materialit të Regjistrit Kombëtar të Adresave do të kushtojë 6.2 milion euro. Shuma në fjalë është tenderuar nga OSHEE pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Por fituesi i projektit që është bashkimi i një kompanie italiane dhe dy shqiptare rezulton të jetë shpallur pa garë.
“Rruga e Mëndafshit”/Kina, faktor i ri gjeopolitik në Europë
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i kushton një shkrim të gjatë projektit kinez të “Rrugës së Mëndafshit”. Duke nisur me të dhënat fillestare për të dhe me vlerësimin e gjeopolitikës që ajo krijon, shkrimi përfundon me një shqetësim konstant të gjermanëve për këtë dalje të re të Kinës në Europë: “Është faji ynë që Europa nuk flet me një zë”, citohet në mbyllje të shkrimit kancelarja gjermane Angela Merkel.
