Maharashtra, Indi/Fshatarët shpëtojnë leopardin nga mbytja
Daçiç flet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë: Në 1981 kishte 43 mijë serbë në Prishtinë. Në 2001 kishte 430
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, organizuar nga Ban Ki Moon për raportin e fundit mbi punën e UNMIK, se në Kosovë është kryer spastrim etnik i serbëve.
Sipas tij, politika shqiptare ka një synim: bashkimin në një shtet të vetëm dhe për këtë përsëritet shpesh spastrimi etnik i shqiptarëve nga serbët. Daçiç e ka quajtur këtë të fundit një pretendim fals, duke preferuar të kapë disa shofra të vetat:
Mbi shqipen dhe rrezikun e të folmes arbëreshe
Gjuhëtari italian Leonardo Maria Savoia, një studiues i shqipes, i ka dhënë një intervistë televizionit të Kosovës, "Koha". Savoia bën një përmbledhje të vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoeuropiane, diçka e studiuar tashmë, ndërkohë që tërheq vëmendjen mbi rrezikun që i kanoset të folmes arbëreshe në Itali.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lan duart: Çmimin e sigurimit e vendosin kompanitë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë në mbrojtje indirekt veprimin e djeshëm të kompanive të sigurimit për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve.
Një klasë e re galaktikash të përbëra thuajse tërësisht nga Materia e Errët
Një ekip astronomësh nga universiteti i Yale ka zbuluar një klasë të re galaktikash të përbëra thuajse plotësisht nga Materia e Errët. Dragonfly 44 ndodhet në konstelacionin Coma dhe ka përmasën e Rrugës së Qumështit.
“Shumë shpejt pas zbulimit ne kuptuam se kjo galaktikë duhet të ishte diçka më shumë sesa ajo që dukej. Ka aq pak yje saqë do të duhej të shpërbëhej vetëm nëse diçka e mbante”, thotë astronomi Pieter Dokkum.
Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich
Shumëkush ka dëgjuar për dorëshkrimin Voynich, zbuluar nga tregëtari i librave Wilfrid Voynich. Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.
Tre emra për në Gjykatën e Strasburgut: Sokol Berberi, Ina Rama dhe Gent Ibrahimi. Nuk miratohet Xhezair Zaganjori
Qeveria shqiptare ka aktualisht tre propozime për në Gjykatën e Strasburgut. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristi Gent Ibrahimi dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, janë përzgjedhur si kandidatë.
Tarifat e reja të siguracionit të makinave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare refuzon të japë sqarime
Siguracioni i makinës është rritur me 25 %. Të gjitha kompanitë e sigurimeve ofrojnë të njëjtat çmime, duke mos u lënë mundësi qytetarëve të zgjedhin një çmim konkurrent. Në vëzhgimin e bërë nga Tema Tv, sjellim detajet e tarifave bazuar mbi fuqinë motorike të mjeteve dhe reagimin e qytetarëve, që e konsiderojnë shumë të lartë çmimin, për rrugët që ofron vendi ynë. Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare nuk iu përgjigj interesit të Tema TV.
Qeveria kërkon para në Kinë për Korridorin e Kaltër
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri-Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, zhvilluar në Kinë. Me ministrin ka qenë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj, në një përpjekje për të promovuar Shqipërinë. Bushati ka folur për nevojën e investimit në atë që Programi i PS-së e quante Korridori i Kaltër, e për të cilin në katër vite qeverisje është folur vetëm dy herë.
Landfilli i Sharrës, çfarë fshehin Bashkia e Tiranës dhe Erjon Veliaj?
Faqja pranë qeverisë shqiptare, apo më saktë kabinetit të kryeministri Edi Rama, “lexo.al”, ka dalë sot me një version të vetin për çështjen e gazetares Alida Tota dhe investigimit për landfillin e Sharrës. Pasi e vendos të gjithë problemin mbi kontesktin e një hakmarrjeje të Koço Kokëdhimës ndaj Erjon Veliajt për shkarkimin nga ky i fundit të drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Neritan Gjodeshi, “lexo.al” jep këtë konkluzion: