Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial (Video)
Ben Blushi e perifrazoi situatën aktuale ku ndodhet mazhoranca me një sëmundje bimore që sipas tij ka vetëm një shërim, shkuljen nga rrënjët. “Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial” tha Blushi në parlament. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit në sallën e kuvendit, Blushi tha se Rama është njeriu që mburret për gjërat që premton dhe nuk bën.
Pa amballazhim
Pas sirianëve, nis ikja e irakenëve
10 000 është numri i të zhvendosurve si pasojë e betejës në Mosul.
Josephina te mahnit me të pasmet
HEC-et në Valbonë, Rama: Do të ketë vetëm 2, nuk do të ndërtohen diga
Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Rama u ndal në çështjen e HEC-eve. Rama tha se qeverisja e shkuar i shkaktoi plagë vendit me lejet e dhëna.
“Ish-kryeministri nga Valbona do ndërtonte aty 11 HEC-e. Edhe në Theth vendosi të ndërtojë 5 HECE-e. Janë plagët që ju shkaktuat me keqqeverisjen tuaj”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka nënvizuar se, 6 HEC-et e Thethit u anuluan nga qeveria e tij, “që ndoqi të gjitha procedurat”.
From Red Fred...
Berisha me ambasadoren greke: Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pretendime territoriale
Pavarësisht se është në rolin e deputetit, Sali Berisha shihet ende si faktor me peshë në diplomacinë politike aq më tepër në kushtet kur një pjesë e qeverisë po tregon një qasje konfliktuale me një fqnij si Greqia. Ish-kryeministri u takua sot me ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të ardhmen e tyre.
Përtej propagandës së MAS me universitete publike dhe private
Katër muaj mbasi kanë mbyllur shkollën e mesme, përsëri pjesa më e madhe e maturantëve të brezit 2015-2016, ende nuk e dinë se ku do të vazhdojnë studimet. Të vjen keq ndërsa i sheh të sorollaten nga një derë në tjetrën, në pritje të ngjitjes së emrit sipër vijës së kuqe në listën e fituesve, ose të zgjedhjes që do të bëjë kandidati me notë mesatare më të mirë me vetëm një a dy shifra mbas presjes dhjetore, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në Europë tashmë po përgatiten për të mbrojtur provimet e këtij sezoni.
Rama nuk mbajti antiplumb në Kosovë. Veshja e tij është modë mes socialistëve
Vizitë e një ministri, apo korrier në Ankara?
Askush nuk di të thotë se cili është qëllimi i vërtetë i vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Turqi. Sipas njoftimeve zyrtare shohim një zyrtar të shtetit shqiptar që takon homologun e tij, Cavushoglu dhe më tej, presidentin e vendit, Reccep Tayyip Erdogan. Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton ndër të tjera se në takimin me Erdogan “ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend”.
