Tjetër tërmet godet Italinë, dhjetëra të plagosur (foto, video)
Italia qëndrore u godit sërish nga një tërmet i fortë që shkaktoi rrëzimin e disa ndërtesave në Norcia. Lëkundja më e fortë u ndje në 7:40 dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikes intensiteti sizmik ishte me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter. Në shumë qytete dhe fshatra u krijua panik, pasi shumë nga ndërtesatbe vjetra janë shembur.
Tentativë për bashkimin e BDI-së dhe PDSH-së në Maqedoni. Partitë tradicionale shqiptare duan të ruajnë pushtetin
Zgjedhjet në Maqedoni do të jenë një test vendimtar për partitë shqiptare Maqedoni. Analizat e publikuara së fundmi paraqesin gjithnjë e më shumë në rënie BDI –në nisur dhe nga dalja në skenë e forcave të reja politike. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se gjatë ceremonisë ku presidentit Hashim Thaçi iu nda çmimi “Honoris Causa” në Tetovë, janë zhvilluar takime sekrete edhe me liderin e PDSH – së, Menduh Thaçi.
"Momenti i kishës shqiptare” dhe nevoja për të zbardhur dosjet e krimeve
“Është momenti i Kishës shqiptare”. Kështu e hap një shkrim të vetin “Avvenire”, media afër Vatikanit, e cila na njofton edhe për një libër të ri që i shtohet ngjarjeve të tjera të këtij viti.
Zëri i Amerikës: Epërsia e Clinton-it ndaj Trump-it, vetëm 2%
Një anketim i ri në nivel kombëtar i publikuar dje, tregon se epërsia e kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump është ngushtuar së tepërmi.
Data e Çlirimit, Nishani, ballistët, Kosova dhe ne
Mekja e jehonës së lajmit ndaj dekorimit të ballistëve prej presidentit po pret ngjarjet e radhës që do të ndodhin. Dhe, vendi ynë është kaq i plotë me to, saqë të krijon qenësinë në një karusel të pandalshëm, që kanë harruar ta stakojnë. Me shumë gjasë do plasë diçka e re, që do të lërë në hije ngjarjen e mëparshme, duke krijuar një debat të ri po shterpë.
Clinton drejtorit të FBI-së: Bëj të njohur rezultatet e hetimit
Ngjarjet në Malin e Zi, hije skandali në raportet serbo-ruse
Disa media ruse dhe serbe po shkruajnë këto ditë për atë që agjencia “B92” e quan si skandalin më të madh në raportet mes Moskës dhe Beogradit që pas Luftës së Ftohtë. Skandali merr shkas nga një vizitë të raportuar të kreut të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev në Beograd, që po lidhet me largimin e disa qytetarëve rusë nga Serbia. Lajmi është dhënë nga gazeta serbe “Danas” që publikoi një raport, sipas të cilit, disa qytetarë rusë u deportuan nga vendi për përfshirje në planet me natyrë terroriste në Malin e Zi.
Kosovë, gjimnazi “Sami Frashëri” merr emrin “Ahmet Gashi”
Televizioni “Koha” në Kosovë raporton për një gjimnaz të cilit i është ndërruar emri. Dhe maturantët duket se nuk e pëlqejnë këtë ndryshim të ndodhur pa i pyetur ata. Fjala është për gjimanizn “Ahmet Gashi” që dikur, vetëm tre vjet më parë, mbante emrin “Sami Frashëri”.
