Kotzias: Ankaraja e Qipro afër një marrëveshjeje për largimin e ushtrisë turke nga ishulli
Greqia po nxit një regjim të traktat bashkëpunimi dhe miqësie mes saj, Turqisë dhe Qipros që do të zëvendësojë regjimin e tanishëm të garacive ndërkombëtare. Kështu është shprehur për gazetën greke "Kathimerini" ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias. Ai thotë se kjo marrëveshje po negociohet në partneritet të ngushtë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të finalizohet me largimin përfundimtar të ushtrisë turke nga ishulli.
Lufta në Siri çon në krizë të thellë raportet mes Rusisë dhe Perëndimit. Akuza për krime lufte dhe barbarizëm
Kriza siriane ka tensionuar marrëdhnëiet mes Perëndimit dhe Rusisë drejt një pike të re. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur me kërkeë të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës për të diskutuar mbi nisjen e luftimeve në qytetin e Halepit pas sulmeve ajrore të datës 17 shtator. ShBA deklaroi se sulmi në Dayr al-Zawr që shkaktoi vdekjen e 50 ushtarëve sirianë dhe plagosjen e 100 të tjerëve ishte keqllogaritje.
Pamje të rralla të Kinës së dinastisë së fundit Qing
Fotot që paraqiten këtu janë publikuar nga “The Atlantic” dhe kanë për autor Thomas Child. Në vitin 1870, asokohe vetëm 29 vjeç, Child u punësua nga Shërbimi Doganor Detar Perandorak për të t’u dërguar si inxhinier në Pekin. Ai ishte një nga 100 të huajt që jetonin në Kinën e periudhës së fundit të dinastisë Qing dhe për 20 vjet regjistroi rreth 200 fotografi.
Rivali akademik i Ilir Metës: LSI është një pasuri kombëtare. Jam në garë me mendimet për sukses
Shezai Rrokaj, kandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim përballë kryetarit aktual, Ilir Meta, ka bërë sot disa vlerësime për forcën politike ku aderon. Sipas Rrokajt, një akademik, LSI-ja është pasuri kombëtare dhe në këtë kontekst duhet parë edhe gara politike brenda saj.
Shoqja nga fshati
Qëllohet për vdekje shkrimtari jordanez Nahed Hattar
Shkrimtari u qëllua duke hyrë në gjykatë në Aman, pasi akuzohej për shpërndarje të karikaturave që ofendojnë Islamin.
“Non Paper” nga Ankaraja për qeverinë shqiptare, letra që dyshohet se anulloi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës
Kërkesa qe presidentit turk Erdogan bëri nga Tirana në maj të vitit të kaluar me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë për dëbimin nga Shqipëria të investimeve të Fetyllah Gylen duket se është marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këto dyshime i përforcon edhe më shumë anullimi i tenderit për mirëmbajtjen e Rrugës Durrës-Kukës, ku u shpall fituese firma turke “Vendeka”, me administratore Baki Kuran.
Rrugaçëria online, një mjet i fundit i pushtetit
Është një fakt i njohur tanimë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka disa obsesione me median shqip. Ai ndërtoi një karrierë të suksesshme si polemist në gazetën “Koha Jonë”, eci mandej më vonë si ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më tej, si kryetar i Partisë Socialiste nën ombrellën e përkëdheljes së mediave: çdo deklaratë, çdo aktivitet sado banal dhe pa rëndësi, çdo aspekt i marketueshëm i “jetës private” ishte lajm i detyrueshëm i redaksive. Për ta nxjerrë Edin “ndryshe”, për të shitur qytetarinë në një vend ku politika dominohet nga katundarë.
Këshilla e Edi Ramës: Politika në pak duar, mund të bëjë keq
“FRESSH Voice”, konkursi politik i Partisë Socialiste që synon të thithë sa më shumë të rinj ka mbërritur në atë që quhet faza gjysmëfinale. Konkursi do të identifikojë liderët e rinj të forumit, duke shtuar edhe radhët e tij. Parimisht nisma shpalle atë që thirret si hapja e partisë dhe këtë e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.
“Politika ka një fuqi që mund të bëjë keq nëse lihet në pak duar dhe në duar të gabuara, por patjetër që fuqia e saj është e jashtëzakonshme për të ndryshuar për mirë”, tha Rama.
