Zgjedhjet 2017, PS: Votimi elektronik, i pamundur. Projekt pilot për numërimin elektronik. Dakord për identifikimin biometrik

Postuar në 30 Shtator, 2016 16:16

Partia Socialiste deklaron se për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 votimi elektronik është i pamundur. Gjatë një tryeze të organizuar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Taulant Balla, sqaroi arsyet se përse kërkesa e PD-së nuk mund të realizohet:

Duhet të kemi parasysh se kjo kërkon një infrastrukturë shumë të mirë teknike, të shtrirë në 5500 qendra votimi dhe më pas në 89 KZAZ.

“Deutsche Bank” nën goditje të fortë. Gjoba amerikane prej 14 mld$ jep efektet e para. FMN: Rreziku më i madh për sistemin financiar

Postuar në 30 Shtator, 2016 15:03

Dukej si një gjigand që nuk do të mund të lëkundej, por në botën e financës nuk ka konstante. Mediat europiane janë hapur sot me lajmin e keq të goditjes në bursë të Deutsche Bank, e cila ndodhet në një krizë besimi të investitorëve ardhur si pasojë e vendimeve që kanë origjinë në SHBa. Autoritetet amerikane kanë vendosur një gjobë prej 14 miliardë dollarësh pasi konstatuan  shkelje me garancitë hipotekore. QË nga ky moment, i cili ka vetëm një muaj, banka është përballur me probleme.

Abigail ia di lezetin vetes

Postuar në 30 Shtator, 2016 13:53

Lamtumira e fundit për Shimon Peres

Postuar në 30 Shtator, 2016 13:43

80 liderë nga vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit izraelit. 

Kreu i K. të Sigurisë, Spartak Braho pranon ekzistencën e çantës së zezë së shantazhit. Vizita në burg? “Një intrigë e vockël e shpifaxhiut të paguar Artan Hoxha"

Postuar në 30 Shtator, 2016 13:21

Kreu i Komsionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, ka dhënë sot një intervistë në “Gazeta Shqiptare” ku sqaron pozicionin e tij për akuzat që i bëhen se ka vizituar në burg Dritan Dajtin. Braho as nuk përton fare të flasë hapur, me gjuhë shantazhi si dhe të pranojë se ka një çantë të zezë në të cilën ka 6 ndarje.

Njerëzve u mungon PD-ja e vitit 2016*

Postuar në 30 Shtator, 2016 12:34

Përveç ditës javore të sesionit parlamentar, kur politikanët bëjnë retorikat qesharake, kinse në mbrojte të interesave, por edhe të përfaqësimit qytetar, ditët e tjera pothuaj janë të fjetura për opozitën. Kuptohet se shkojnë në komisionet parlamentare, në emisione, prononcohen, atakohen. Kjo është e gjitha ajo sa i përket veprimit të opozitës. Partia Demokratike si lidere reale e opozitës shqiptare, e ka të vështirë të përballë egoizmin dhe arrogancën e mazhorancës, por më shumë se kaq çoroditjen e brendshme dhe humbjen e besimit total të lidershipit aktual të PDsë.

"Provokimet" e Hahn dhe Erdogan për çështjen çame dhe Traktatin e Lozanës, Tispras thërret Këshillin e Mbrojtjes

Postuar në 30 Shtator, 2016 10:49

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar mbi deklaratat e Komisionerit Hahn për çështjen çame, qëndrim që ka shkaktuar jo pak tension në Athinë dhe ka acaruar marrëdhëniet me Brukselin raporton Kathimerini.

Kremtimi i lumnimit të martirëve më 5 nëntor. Konferenca Ipeshkvore: Komunizmi shfaqi urrejtje të veçantë ndaj katolikëve

Postuar në 30 Shtator, 2016 10:34

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shpërndan sot një letër qarkore, “drejtuar meshtrëve, rregulltarëve dhe të gjithë besimtarëve”, përmes së cilës njofton kremtimin e lumnimit të 38 martirëve më 5 nëntor në Shkodër.

Në letër nënvizohen dy momente që kanë të bëjnë me historinë e afërt politike të Shqipërisë. Së pari është përndjekja e regjimit të Enver Hoxhës ndaj katolikëve që nga Konferenca cilësohet si përndjekje e posaçme.

Blushi ikën nga PS: Duhen pastruar partitë përpara kazanëve. Ligji i ri u miratua me konsensusin e PD-së

Postuar në 30 Shtator, 2016 10:09

Deputeti Ben Blushi deklaron divorcin nga Partia Socialiste duke për byllur kështu atë rrugë që nisi që me zgjedhjet e vitit 2013. Gazeta “Panorama” publikon sot një letër të hapur, që duhet të ishte fjala e tij në seancën e së enjtes, përmes së cilës Blushi e cilëson Rilindjen një kazan.
Më poshtë letra e plotë:

‘Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.

Muhabet në televizor

Postuar në 29 Shtator, 2016 23:48

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama doli sot në një intervistë në televizionin “Klan” për të folur mbi situatën në vend. Intervista e një kryeministri ka rëndësi pasi kushdoqoftë personi, ai ka në dorë vendimmarrjen e përgjithshme dhe duhet dëgjuar. Sot intervista e zhvilluar kokë më kokë mes tij dhe moderatotit Blendi Fevizu, pritej me interes pse në diskutim publik është ligji për importin e mbetjeve që ka provokuar jo pak shqetësim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS