Irak, Pentagoni pagoi 500 milionë dollarë për qëllime të propagandës sekrete. Video false për të zbuluar simpatizuesit e Al Qaedas

Postuar në 03 Tetor, 2016 03:47

Lufta e Irakut vazhdon të prodhojë lajme që japin të kuptojnë se ky vend i Lindjes së Mesme, përveç destabilizimit, i është nënshtruar edhe eksperimentimeve të luftës psikologjike dhe shpëlarjes së trurit.

Kështu një OJF e cila është e angazhuar në gazetarinë investigative, “The Bureau of Investigative Journalism” zbulon se Pentagoni ka shpenzuar 540 milionë dollarë nga viti 2007 deri në vitin 2011 për të manipuluar përmes medias opinionin iraken dhe atë të rajonit.

Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA

Postuar në 02 Tetor, 2016 23:21

Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza.

Bëri referendum për mandatin e vet, por refuzon referendumin për mbetjet. AKIP: Referendumi do të bëhet(përditësuar)

Postuar në 02 Tetor, 2016 20:31

Ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit ka reaguar Aleanca Kundër Importit të Plehrave e cila vlerëson se kreu i qeverisë nuk ka reflektuar ndaj protestave dhe thirrjeve të tyre. AKIP shpreh bindjen se referendumi do të bëhet. Më poshtë deklarata:

Videolajm/Protestuesit kundër importit të mbetjeve i kërkojnë gazetarit të "Fiks Fare" të largohet

Postuar në 02 Tetor, 2016 17:36

"Pra të jemi të qartë: LSI-ja është parti e majtë. Parimi ynë i ri: Ua marrim të pasurve dhe ua japim të varfërve. Kuptohet mbajmë komision"

Postuar në 02 Tetor, 2016 15:51

Hashashi "ia bën me sy" policisë nga unaza e Tiranës

Postuar në 02 Tetor, 2016 15:45

Anëtarësimi i detyrueshëm i bizneseve në Dhomën e Tregëtisë kushton 22 milionë euro në vit

Postuar në 02 Tetor, 2016 15:38

Ligji i anëtarësimit të detyrueshëm të bizneseve në dhomat e tregtisë ka një faturë financiare të lartë. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo taksë e re e fshehtë e ngarkon biznesin me rreth 22 milion euro detyrime të reja në një vit.

"TemaTv"

2015, tregu i sigurimeve u zgjerua me 6 euro/frymë. Kompanitë kërkojnë sërish rritje çmimi

Postuar në 02 Tetor, 2016 15:35

Shqiptarët paguajnë mesatarisht 35 euro në vit për sigurime. Shifra e publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregon se vitin e kaluar ky treg është zgjeruar edhe me 6 euro për frymë. Ndërkohë kompanitë po kërkojnë të gjenerojnë më shumë para duke rritur edhe çmimet e primit të sigurimit.

TemaTV

Plehra kemi, duhen kazanë

Postuar në 02 Tetor, 2016 15:29

Sot dita u hap me një lajm nga gazeta “Shekulli”, e cila na informonte se dy baxhanakë, që janë drejtorë policie në nivel qarku merren me drogë. D.m.th që mbikëqyrin që çdo gjë të shkojë vaj në parcela derisa bima të bëhet gati për t’u trafikuar. Për shumëkënd që jeton e shëtit nëpër Shqipëri, kjo nuk është akuzë, por një gjë që dihet. Por kur e thotë këtë një gazetë që posedohet nga Koço Kokëdhima, ish-deputet dhe ushë-heqës i kryeministrit, ndryshon puna.

Plehrat e Romës në dorë të Mafies. Kryeministri italian akuzon kryebashkiaken opozitare, njësoj si miku i tij në Shqipëri. Po Veliaj do ta ndalojë Mafien?

Postuar në 02 Tetor, 2016 14:20

Matteo Renzi, kryeministër i Italisë, ndodhet në një pikë vendimtare të karrierës së tij. Në tetor mbahet referendumi për reformën kushtetuese në Itali, e cila do të përcaktojë nëse qeveria e Renzit do të rrijë apo jo. Renzi, i cili është nën akuza të gjithanshme, po reziston duke u shfaqur i sigurtë dhe optimist. Mirëpo goditjen më të madhe Renzi e mori nga lëvizja e Grilos, e cila sot drejton edhe bashkinë e Romës. Dhe për të kundërshtuar peshën e lëvizjes “Pesë yjet”, Renzi ka gjetur një akuzë që ngjan kaq shumë me këto që ndodhin në Shqipëri.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS