Nuk jeni aq i sigurtë sa doni të hiqeni zoti Kryeministër
Kryeministri është në siklet, kurse në të gjithë jemi në hall. Seanca e sotme parlamentare i nxori kokën frikës së Edi Ramës ndaj zemërimit për ligjin e importit të mbetjeve, i cili theu rutinën e “lajmit 3 ditësh”.
Fli i qetë o Guvernator, se nuk po ankohet njeri për pagat!
Nëse ka një njeri që duhej të gëzohej për rritjen e pagave në këtë moment në Shqipëri, duhej të ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Një dokumentar mbi radikalizmin fetar në Ballkan. Televizoni shtetëror iranian përqendrohet te shqiptarët dhe Shqipëria
Televizioni iranian “PressTv” ka realizuar në gusht një dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Dokumentari është i strukturuar thjeshtë: mbi bazën e të dhënave mediatike për muxhahedinët ballkanas që iu bashkuan ISIS në Siri ka intervistuar gazetarë, publicistë, klerikë myslimanë apo edhe ekspertë të sigurisë në katër vende: Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Serbi dhe Shqipëri.
Kombëtarja shqiptare dhe “kombëtarja” e Kosovës
Ndarja mes kombëtares shqipëtare të futbollit dhe asaj të Kosovës nuk është një ngjarje thjesht sportive.
Ekipi kombëtar shqipëtar i futbollit, në dhjetëvjeçarin e fundit, ka qenë kombëtar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në përbërjen e tij ka patur e ka lojtarë të lindur ose me origjinë nga Tirana, Prishtina, Korça, Gjakova, Vlora, Kumanova, Shkodra, Tetova, Ulqini, Elbasani, Presheva, etj. etj. Në të njëjtën kohë, ndeshjet e kombëtares shqiptare i kanë përkrahur në mënyrë të organizuar shoqatat e tifozave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi, etj., etj.
Paradoksi i proamerikanizmit të Edi Ramës
Përplasja e ambasadës amerikane me opozitën ka projektuar sërish dy palë në një konflikt qesharak ku paradoksalisht e majta shfaqet proamerikane dhe e djathta “armike” e saj. Deklaratat e Sali Berishës për shndërrimin e ambasadorit amerikan në interpret të Edi Ramës dhe komentet e Lulzim Bashës se Donald Lu nuk mund t’i tregojë detyrat opozitës kanë çuar ujë në konformizmin e kryeministrit për të vazhduar me rolin e proamerikanit.
"Çokollatat" e Kubës
19 vjeçarja Rachell Vallori, lindi në Kubë por u rrit në Shtetet e Bashkuara dhe është duke ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë modele.
Kampionët e konçesioneve, çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat?
Nga një vend që nuk futej në listën e ekonomive me shërbime të transferua në duart e privatit, Shqipëria renditet e para në rajon për praktikat e dhënies me konçesion. Këtë e konfirmon një raport i Bankës Botërore, të cilin qeveria nxitoi ta prezantojë si arritje dhe sukses të reformave të saj.
Kështu në raportin e publikuar nga Banka Botërore mbi “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017”, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara dhe menaxhimit të kontratave konçesionare.
"Beni ecën vetë", gati partia e qendrës Lista
Ajo që ishte projektuar prej kohësh, nisur nga diskursi publik i Ben Blushit dhe kritikat e ashpra për qeverisjen e vendit dhe programin e Rilindjes do të konkretizohet në fillim të nëntorit. Një parti politike që ka si themelues ish-deputetin socialist, i larguar tashmë de fakto nga partia ku militoi për më shumë se 20 vjet.
Palmat u mbollën. Palmat do të shkulen. Po paratë e këtyre trilleve kush i paguan?
Po flitet se do të shkulen palmat që u mbollën dy vjet më parë në rrugën Tiranë-Durrës. Do hiqen, pasi në vend të tyre do të ndërtohet një korsi e tretë. Kjo korsi e tretë, në fakt, ka qenë e nevojshme që në momentin që dikush vendosi të mbjellë palmat. Dhe nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se investimi i palmave ka qenë i kotë. Sa ka kushtuar ai investim? Sa do kushtojë investimi i ri për korsinë e tretë? Kush i hedh në erë kështu paratë e taksapaguesve shqiptarë?
Dhuna fiskale është antikushtetuese(në vëmendje të Gjykatës Kushtetuese)
Beu i rilindur i Tiranës gënjen popullin e Tiranës dhe kërcënon ndërtuesit dhe pronarët e trojeve ku ndërtuesit ndërtojnë.
