Repertori i kryeministrit – Kinostudio “Shqipëria e Re”
Së fundmi kryeministri ka nisur një praktikë të re komunikimi për rregullimin e imazhit të vet: diskutimin në rrjete sociale me komentues spontanë.
Natyisht komentet krijohen nga postimet e kryeministrit, i cili mandej përzgjedh se kujt do t’i përgjigjet dhe për çfarë do të përgjigjet.
Përkujtohet revolta e studentëve, përleshje mes anarkistëve dhe policisë në Athinë
Në Athinë gjatë natës ka patur përleshje intensive mes protestuesve dhe forcave të policisë. Përleshjet ishin përqëndruar në zonën rreth universitetit politeknik, ku 43 vjet më parë tanket e juntës ushtarake ndërhynë për të shtypur revoltën e studentëve.
Rreth 300 persona që vetëpërcaktohen si anarkistë, zaptuan një nga godinat e universitetit dhe ngritën barrikada në rrugët përreth.Anarkistët i sulmonin me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera forcat e policisë, që nga ana e tyre përdorën masivisht gaz lotsjellës.
Foreign Policy: Pse Lufta e Tretë Botërore mund të nisë nga Letonia
Paul Miller, asistent profesor i studimeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, i cili ka shërbyer si drejtor i personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për administratën Bush dhe Obama katër vjet më parë parashikoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Iran, ekspozohet një skelet i mumifikuar para 7500 vjetësh
Skeleti është ekspozuar në qytetin Arak, në Muzeun e tij dhe mendohet se paraqet gjendjen përfundimtare të varrimit, që kishte një ritual të vetin. Skeleti i përket epokës së Gurit të Ri, çka dëshmon për ekzistencën e qytetërimit në këtë vend.
"Prezenca e Hashim Thaçit më detyron të bojkotoj Samitin e Diasporës"*
Në Tiranë më datë 18-20, do të organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës shqiptare. Personalisht u jam shumë mirënjohës e faleminderues, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Diplomacisë Publike të qeverisë shqiptare, për ftesën dhe për dërgimin e rregullt të informacioneve, me qëllim që të më bëhet më i lehtë udhëtimi për pjesëmarrje në Samitin Diasporës në Tiranë.
Helene Mayer, kampionia hebreje në ekipin olimpik nazist
Helene Mayer konsiderohet një nga sportistet më të mira të skermës në histori. Një hebreje e lindur në Gjermani, Mayer do të kishte një jetë dramatike, që e çoi atë nga titujt kampionë dhe adhurimi, te largimi detyruar, rikthimi nën ekipin olimpik nazist dhe largimi I dytë.
Regjistrimi II: Hajdarmataj është larguar nga puna pasi ka vendosur partia. Gënjeu ministri Beqaj?
Përgjimi është kthyer në kulturë te të majtët. Një ditë pasi emisioni "Stop" publikoi bisedën telefonike mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kreut të Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj vjen një tjetër bisedë e zhvilluar për këtë ngjarje. Ministri tha se shkarkimi i Hadarmatajt ishte bërë për shkelje të ligjit, por nga biseda mes këtij të fundit dhe Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në këtë institucion, Metila Dylgjeri, rezulton e kundërta. Motivi është politik.
George Soros kërkon strehim politik në Shqipëri
Inflacion i ulët, kërkesë konsumatore anemike
INSTAT-i publikoi indeksin e çmimeve për tetorin, i cili ishte vetëm 1.5% më i lartë se në tetorin e vitit të shkuar. Në shtator inflacioni me bazë vjetore ishte 1.8%, ndërsa në gusht ishte 2%.
Kjo rënie e inflacionit në dy muajt e fundit tregon se këerkesa konsumatore ka qenë anemike (kur ajo është e fortë, inflacioni rritet). Kërkesa për ushqime duket se ka qenë e lartë (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me 3.1%), ndërsa kërkesa për veshje dhe këpucë ka qenë e dobët (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me vetëm 1%)
Ngjitja ka një rekordmene 15-vjeçare
Ashima Shiraishi është 15 vjeç dhe është jë talente e vërtetë në ngjitje. Ajo konsiderohet si një nga sportistet me më shumë arritje në ngjitje dhe deklaron madje se "femrat kanë potencial të dominojnë sportin".
http://www.nationalgeographic.com/adventure/adventurers-of-the-year/2017...
