Veliaj del në skenë/Plan për koncesion 100.8 milionë euro për plehrat
Zbardhet plani; 100.8 milionë euro për 16 vjet
“Veto” kosovare ndaj dublimit diplomatik të Edi Ramës për raportet me Beogradin. Nuk përtypet mirë edhe citimi prej tij i Ivo Andriç
Lëvizjet e kryeministrit shqiptar për të imponuar një rol të vetin në raportte shqiptar- serbe si të tilla, nuk ka kaluar pa vërejtje në Kosovë. Është folur shpesh se Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga paternalizmi në marrëdhëniet e Kosoëvës me Beogradin, por duket se përgjithësimi i njëë axhende diplomatike shqiptar-serbe, e lë Kosovë në periferi. Edi Rama foli edhe për Trepçen, por duket se ai është një problem të cilin as Vuçiç, e as dikush në Kosovë, nuk kanë dashur ta ndajnë me Tiranën.
Edhe Anonymous paralajmëron: Pentagoni mendon se Lufta e Tretë Botërore është iminente
Kryeministri: Jam kundër listave të hapura
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ndahen edhe për disa çështje të reformës zgjedhore. Sot paradite Ilir Meta, kreu i LSI-së, foli për ulje të numrit të deputetëve, por edhe për lista të hapura, si një mënyrë që do të largonte nga parlamenti, njerëz që nuk janë të përshtatshëm për nga ndikimi. Mirëpo nga Nishi ku ndodhet, kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar idenë e listave të hapura, duke lënë të hapur një opsion teorik si ai i “diskutimit të gjerë”.
Koncensioni rrit cmimet e ilaceve me mbi 2.4 për qind
Me miratimin e kontratës së ndryshuar koncensionare për pullat e sigurisë së ilaçeve, çmimi i tyre do të rritet në mënyrë të menjëhershme mbi 2.4 për qind. Ndërkohë përfitimet e koncensionarit SICPA parashikohet të jenë edhe më të larta pasi do kryejë edhe shërbime të tjera.
"TemaTv"
Po shtetit të Kosovës, jo kosovarizmit!
Nuk ka identitet kombëtar kosovar, por ka kosovarizëm. Këtu kosovarizmin e kuptojmë si ligjërim dhe praktika institucionale që kërkojnë krijimin e kombit kosovar si i veçantë nga ai shqiptar, apo që synojnë “pavarësimin” e Republikës së Kosovës nga varësia e supozuar apo ndikimet që burojnë prej Republikës së Shqipërisë.
Presidenti kthen për rishyqrtim ligjin e importit të mbetjeve: Bie ndesh me direktiva të BE-së dhe me Kushtetutën
Më poshtë arsyetimi i Presidentit Nishani:
Në seancën plenare të datës 22 Shtator 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
Përmes këtij ligji është rilejuar importi për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvëndësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme.
Kufizim numrit të deputetëve biznesmenë
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot me një propozim të ri që prek raportet parlamentare. Ai ka propozuar kufizimin e numrit të deputetëve biznesmenë, që sipas tij ndikojnë dhe bëjnë presion mbi partitë.
Metamorfoza e Alepos (foto, videoreportazh)
Aleppo ka pësuar një metamorfozë katastrofike gjatë luftës. Dikur ishte një metropol i lulëzuar dhe një destinacion popullor turistik, i njohur për arkitekturën mesjetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Një nga qytetet më të mëdha në Siri dhe një nga qytetet më të vjetra të populluara në botë, i cili në vitin 2006 u shpall "kryeqytet i kulturës islame".
"Në 21 janar PS-ja e dinte që do kishte vrasje" (Video)
Në replikën me Taulant Ballën në parlament shkaktuar nga vendimi i Ben Blushit për t’u larguar nga Partia Socialiste , ish-deputeti socialist risolli në vëmendje 21 Janarin dhe rolin që deputetët e kësaj force politike bashkë me kryetarin e partisë Edi Rama patën në protestën e 21 Janarit, ngjarje që përfundoi me 4 viktima.
