BB: Ngjarje fatkeqe dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri

Postuar në 27 Shtator, 2016 10:55

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed reagoi për dhunimin e biznesmenit libanez në Tiranë. Ajo e konsideroi një ngjarje fatkeqe dhe kërkoi që Shqipëria të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.
"Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror” deklaroi ajo për dhunën që iu ushtrua investitorit libanez me pasaportë amerikane, Mitri.
Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore është ndalur te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

Debati/Trump: Deklaroj të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet e fshira

Postuar në 27 Shtator, 2016 04:50

Trump dhe Hillary Clinton janë përballur në debatin e parë për zgjedhjet presidenciale në ShBA. Të dy kandidatët kanë njolla në biografinë e tyre, të cilat kandidati republikan Trump i ka përmbledhur në deklaratën se: "Do të zbardh të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet që janë fshirë". Akuzë kjo për shpërdorimin e kërkesave të sigurisë që Clinton ka bërë gjatë kohës së drejtimit të Departamentit të Shtetit.

Obama merr një dhuratë nga indianët e Amerikës

Postuar në 27 Shtator, 2016 00:00

Këta kazanë mund të dalin në ankand, nëse qeveria do të rrëzohet për plehrat. Thirrje modeste kjo për Ministrinë e Kulturës...

Postuar në 26 Shtator, 2016 23:55

Luftë propagandistike për Halepin. Ushtria siriane në ofensivë të gjithanshme

Postuar në 26 Shtator, 2016 23:36

Pas përballjes së ashpër dhe akuzave për krime lufte në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rusia dhe Perëndimi kanë vijuar kundërshtitë edhe në frontin mediatik. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka shpërndarë sot një video që tregon sipas saj “rikthimin e jetës në zonat e Halepit të çliruara nga ushtria siriane”. Në videon e regjistruar në lagjen Ramouseh duken dyqane të hapura, njëfarë rregulli urban dhe njerëz apo makina që qarkullojnë.

Ka foto të personit që dhunoi Fadi Mitrin dhe disa pyetje për ministrin Tahiri

Postuar në 26 Shtator, 2016 21:57

Policia nuk zhgënjeu edhe në rastin e Fadi Mitrit. “Çunat” e ministrit të Brendshëm raportojnë çdo ditë arrestime spektakolare të personave që nuk u ndalojnë patrullave të policisë, por për ngjarjen që tronditi botën e biznesit dhe shkaktoi largimin e një komanie të huaj nga Shqipëria nuk ka ende asnjë të arrestuar, përveç Skëndër Krajës që mbahet në arrest me burg për posedim kanabisi, i dyshuar për ngjarjen. Mediat kanë publikuar një foto të personit që dhunoi biznesmenin libanez si dhe makinën e autorit, të cilën e ka bërë bashkëshortja e biznesmenit dhe ia ka dorëzuar policisë.

Asgjë në historinë moderne nuk është më barbare se ajo që SHBA ka bërë në Irak dhe Libi

Postuar në 26 Shtator, 2016 21:32

E dërguara e SHBA-së në OKB është hipokrite kur thotë se veprimet e Rusisë në Siri janë "barbarizëm", është hipokrit, sepse asgjë në historinë moderne nuk është më barbare se ajo që SHBA ka bërë në Irak dhe Libi. Kështu reagoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse ndaj deklaratave të ambasadores amerikane në OKB, Samantha Power. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane akuzoi Moskën për civilët e vdekur në Alepo në prag të skadimit të armëpushimit të negociuar nga SHBA dhe Rusia.

Kryeministria mbulon me heshtje vizitën e zyrtarit amerikan për çështjet e trafikut të Drogës

Postuar në 26 Shtator, 2016 19:06

Sot u bë e ditur në media se dje në mbrëmje në kryeministri ka qenë për një takim me kreun e qeverisë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe Aleksander A. Arvisu. Në të kanë marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Facebook nis zbatimin e marrëveshjes me Izraelin/Bllokon llogaritë e gazetarëve palestinezë

Postuar në 26 Shtator, 2016 17:57

Editorët e “Shehab News Agency”, me 6.3 milionë ndjekës dhe tre pjsëtarë të “Quds News Network” me 5.1 milionë ndjekës deklarojnë se u janë mbyllur llogaritë në rrjetin social “Facebook”.  Sipas tyre nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe për këtë arsye mendohet se rrjeti social po i përmbahet marrëveshjes me Izraelin kundër nxitjeve për luftë dhe urrejtje. Mediat në fjalë janë me seli në West Bank dhe mbulojnë informacione për Palestinën. 

Argumenti i qeverisë për ligjin e mbetjeve, reagimet për shoun e Ramës dhe kapja e PD pas karvanit të plehrave

Postuar në 26 Shtator, 2016 17:54

Sot kryeministri zhvilloi një takim me shoqatën e ricikluesve për të sqaruar se nuk është ashtu si mendon populli për plehrat. Por megjithatë shou duket se nuk pati shumë efekt mbi qytetarët, pasi reagimet në faqen on line të kryeministrit ishin dekurajuese për qeverinë. Edhe filmi i Arben Ahmetajt në një fabrikë riciklimi nuk e përmirësoi situatën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS