Dendias: Do të ndërtojmë Kupolën e Hekurt si Izraeli

Postuar në 17 Prill, 2024 17:57

Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Europianët nuk i shqetëson emigracioni, por rritja e kostos së jetesës

Postuar në 17 Prill, 2024 16:01

Emigrantët që zbresin çdo ditë në brigjet e Mesdheut nuk janë problemi kryesor i europianëve. Sondazhi i Eurobarometrit nxjerr varfërinë, krizën e kostos së jetesës dhe përjashtimin social si çështjet kryesore për votuesit që shkojnë në kutitë e votimit në fillim të qershorit për të zgjedhur Parlamentin e ri Europian.

Humbja e Ukrainës vë në diskutim vlerën e shtetit-komb si njësi e sistemit ndërkombëtar

Postuar në 17 Prill, 2024 12:34

 

Propozohet bursa europiane e teknologjisë

Postuar në 17 Prill, 2024 11:23

BE do të krijojë një bursë të vetën për teknologjinë. Plani pritet të prezantohet nesër nga ish-kryeministri italian Enrico Letta.

Startup-et me kapital intensiv në fusha si kompjuterat kuantikë dhe bioteknologjia zhvillojnë teknologjinë e tyre bazuar në zbulime thelbësore shkencore ose inxhinierike, duke i bërë ato veçanërisht të rëndësishme pasi konkurrenca e Evropës në skenën globale të teknologjisë nuk ka ecur me ritmin e Amerikës.

Në Spanjë nisin lëvizjet antiturizëm

Postuar në 17 Prill, 2024 10:38

Lëvizjet kundër turizmit po shumohen në Spanjë, vendi i dytë më i vizituar në botë, duke i shtyrë autoritetet të përpiqen të pajtojnë interesat e vendasve dhe kërkesat e sektorit fitimprurës.

Nën sloganin "Kanariet kanë një kufi", një grup grupesh në arkipelagun jashtë Afrikës veriperëndimore kanë planifikuar protesta në fundjavë.

Kanariet janë të njohura për peizazhet vullkanike dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit dhe tërheqin miliona vizitorë nga e gjithë bota.

Asambleja Parlamentare e KiE-s rekomandon anëtarësimin e Kosovës

Postuar në 16 Prill, 2024 20:13

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. 

171 deputetë votuan pro, 29 kundër ndërsa 11 prej tyre abstenuan.

Sipas procedurave, Kosovës i ka mbetur edhe një hap për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Apeli i Bakoyannis: Mos pengoni anëtarësimin e Kosovës në KiE

Postuar në 16 Prill, 2024 19:11

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke theksuar se është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Bakoyanis, e cila ka hartuar raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se janë tri çështjet më problematike për t’u zgjidhur: ajo që lidhet me Manastirin e Deçanit, shpronësimi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Izraeli kërkon shpalljen e Gardës Revolucionare organizatë terroriste

Postuar në 16 Prill, 2024 18:23

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërkon që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet organizatë terroriste pas sulmit masiv ajror të së shtunës.

Megjithatë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell,e kundërshtoi këtë kërkesë, duke u shprehur se një veprim i tillë nga Blloku nuk është ligjërisht i mundur për momentin.

Meta: SPAK mund të hetojë vetëm laraskat

Postuar në 16 Prill, 2024 15:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumani.   

Meta tha se sot se Dumani po vret demokracinë në Shqipëri dhe nuk mund të hetojë Partinë e Lirisë. 

Fenomenologjia preçzogiane në politikë: Dje ishte dje, sot është sot! Nuk ishte siç ishte, as është siç është

Postuar në 16 Prill, 2024 15:43

Më poshtë po sjellim një fjalë të Agron Gjekmarkajt – ka në çdo kohë një Agron – mbajtur në një nga kuvendet e Lulzim Bashës, ku ai e cilëson Berishizmin si Enverizmin e kohës. Sot z. Gjekmarkaj, ka ndërruar kursin ligjërimor – sepse ai patjetër që është parimor dhe bën pjesë në fenomenologjinë preçzogiane të politikës shqiptare- ai sot e cilëson Berishën si të burgosur politik dhe simbol të pluralizmit. Por z.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS