Vdekja e Ilia Karelit në burgun e Malandrinos, lehtësohen akuza për gardianët grekë

Postuar në 29 Shtator, 2016 10:26

Gradianët grekë, të akuzuar për torturimin e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, duhet të shpallen fajtorë. Ky është vendim i i prokurores, shqiptuar gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Selanikut. Sipas saj, duhet shpallur fajtor edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për marrje në mbrojtje të kriminelëve.
Prokurorja ka argumentuar se gardianët e kanë torturuar në mënyrë barbare Ilia Karelin, por ka theksuar se nuk ishin torturat që shkaktuan vdekjen e të burgosurit shqiptar.

Një akuzë për drejtorin eksperimental të Rilindjes, Kiço Londo (video)

Postuar në 29 Shtator, 2016 00:14

Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve  nga vepra më e re e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë,  e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo.

Kina, katalizator drejt botës Post-Perëndimore dhe ndërtimit të një Rendi Ndërkombëtar Paralel?

Postuar në 28 Shtator, 2016 23:24

Ka kohë që flitet për rendin ndërkombtër që është sfiduar në disa drejtime. Ndoshta personi më i njohur që ka ecur përpara me këtë tezë duke propozuar kundërveprim është Henry Kissinger, sipas të cilit bota po shkon drejt një gjeopolitike rajonesh pa një dominancë vertikale si sot, në krye të së cilës qëndron SHBA dhe Perëndimi në tërësi. Sfida nuk është vetëm në ngushtimin e diferencës ekonomike dhe teknologjike mes Perëndimit dhe aktorëve jo perëndimorë, por ajo është një sfidë instiucionale dhe strukturore e cila po katalizon realitete të reja vendimmarrëse.

Një prokuror i Tiranës në rrjetën e kamerave të fshehta. 18 mijë euro për të zgjdhur punë...

Postuar në 28 Shtator, 2016 21:06

Emisioni investigativ “Stop” në “Tv Klan”ka publikuar sot një video ku shfaqet një prokuror i Prokurorisë Tiranë duke marrë 18 mijë euro nga një qytetar. Emri i prokurorit është Ardian Braho dhe çështja lidhet me një transfertë parash nga jashtë. E bllokuar me kërkesë të Krimit Ekonomik, shuma në fjalë nuk i është lejuar të tërhiqet qytetarit i cili sipas “Stop” ka dorovitur 18 mijë euro për të zgjidhur punë. Më poshtë video, e cila është akuzuese për Brahon, i cili mbetet i pafajshëm deri sa ta çmojë gjykata:

Drejt pjesëmarrjes në operacione luftimi. Projektligji: Ministri i Mbrojtjes urdhëron daljen e mjeteve jashtë dhe dislokimin në zona operacioni ushtarak

Postuar në 28 Shtator, 2016 20:04

Qeveria shqiptra ka propozuar sot në mbledhjen e saj të radhë një projektligj që realizon ndryshime në ligjin ekzistues nr. 9363 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.

Fotolajm/Ky që nuk do tradhëtonte!

Postuar në 28 Shtator, 2016 20:03

Pse nuk nis puna për mbetjet në Shqipëri përpara se të flitet për importin?

Postuar në 28 Shtator, 2016 18:48

Katastrofë mjedisore, ky është emri i asaj që ndodh në vend depozitimin e mbeturinave në Porto Romano në Durrës. Kamera e TemA TV sjell pamjet që nuk kanë nevojë për koment nga fusha që është vetëm pak kilometra larg qytetit të dytë më të madh në vend.

Manjani i LSI-së: Jemi gati të kapim peshqit e mëdhenj, kam kuptuar që BE do na japë rekomandim për statusin

Postuar në 28 Shtator, 2016 17:55

LSI ka marrë në dorë frenat e reformës në drejtësi qëkurse Ilir Meta me gjuhën e shantazhit dhe bixhozxhiut politik mori dafinat e kompromisit. Në vazhdën e kësaj filozofie ministri i LSI-së, Ylli Manjani jep garanci se rrjeta e reformës në drejtësi do kapë peshqit e mëdhenj që duhet të bëhen kurban për rekomandimin e statusit nga Komisioni Europian.

Mendimi i qeverisë për ligjin e mbetjeve: Do na krijohet stok, 83% e mbetjeve në vend e paprekur nga kompanitë e riciklimit (shkresa)

Postuar në 28 Shtator, 2016 17:33

Bindja që qeveria dhe kryeministri janë munduar të përcjellin se ligji për importin e mbetjeve është shpëtim për industrinë e riciklimit dhe rregullator i tregut duket se është një përpjekje e pasinqertë për të mbuluar mungesën e argumenteve për ta mbrojtur këtë ligj. Është vetë qeveria që ka rënë brenda me këmbët e veta, pas publikimit të një shkrese ku ajo pranon se rreziku më i madh është ai i krijimit të stokut të mbetjeve që do sillen nga jashtë në kushtet kur kompanitë ricikluese përpunojnë vetëm 17% të mbetjeve në vend.

Jeffrey DeLauentis, ambasadori i parë amerikan në Kubë pas 50 vjetësh

Postuar në 28 Shtator, 2016 16:22

Pages

Subscribe to ResPublica RSS