"Provokimet" e Hahn dhe Erdogan për çështjen çame dhe Traktatin e Lozanës, Tispras thërret Këshillin e Mbrojtjes
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar mbi deklaratat e Komisionerit Hahn për çështjen çame, qëndrim që ka shkaktuar jo pak tension në Athinë dhe ka acaruar marrëdhëniet me Brukselin raporton Kathimerini.
Kremtimi i lumnimit të martirëve më 5 nëntor. Konferenca Ipeshkvore: Komunizmi shfaqi urrejtje të veçantë ndaj katolikëve
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shpërndan sot një letër qarkore, “drejtuar meshtrëve, rregulltarëve dhe të gjithë besimtarëve”, përmes së cilës njofton kremtimin e lumnimit të 38 martirëve më 5 nëntor në Shkodër.
Në letër nënvizohen dy momente që kanë të bëjnë me historinë e afërt politike të Shqipërisë. Së pari është përndjekja e regjimit të Enver Hoxhës ndaj katolikëve që nga Konferenca cilësohet si përndjekje e posaçme.
Blushi ikën nga PS: Duhen pastruar partitë përpara kazanëve. Ligji i ri u miratua me konsensusin e PD-së
Deputeti Ben Blushi deklaron divorcin nga Partia Socialiste duke për byllur kështu atë rrugë që nisi që me zgjedhjet e vitit 2013. Gazeta “Panorama” publikon sot një letër të hapur, që duhet të ishte fjala e tij në seancën e së enjtes, përmes së cilës Blushi e cilëson Rilindjen një kazan.
Më poshtë letra e plotë:
‘Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.
Muhabet në televizor
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sot në një intervistë në televizionin “Klan” për të folur mbi situatën në vend. Intervista e një kryeministri ka rëndësi pasi kushdoqoftë personi, ai ka në dorë vendimmarrjen e përgjithshme dhe duhet dëgjuar. Sot intervista e zhvilluar kokë më kokë mes tij dhe moderatotit Blendi Fevizu, pritej me interes pse në diskutim publik është ligji për importin e mbetjeve që ka provokuar jo pak shqetësim.
Kryeministri: Nuk ka referendum për mbetjet. Media është bërë kërcënim me rolin që i ka dhënë vetes
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në “Opinion” se nuk do të ketë referendum për kthimin e ligjit për mbetjet. Sipas Edi Ramës referendumi nuk mund të zhvillohet për një të drejtë të kompanive për të importuar lëndë të parë riciklim, duke nënvizuar se ka dallim mes mbetjeve dhe plehrave për të cilat flet media. Duke folur për nismëtarët e referendumit, kryeministri foli shkurt: “Ata që mbledhin firma le ta provojnë nëse do të fitojnë të drjetën e referendumit”, të cilën e vlerëson një institucion “i pavarur” si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjykata e Apelit i heq lagunën e Patokut ish-deputetit socialist Armando Prenga
Ish-deputeti socialist, Armando Prenga humbet licencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ i marrë gjatë kësaj të enjte, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Me këtë vendim të Apelit, i cili është i formës së prerë, kjo lagunë rikthehet në përdorim të shtetit deri në momentin që do të shpallet një procedurë e re dhenie me qira për peshkatarët të cilët plotësojnë kushtet.
Zbulohen në Galile shpellat e rebelëve hebrej
Shpellat shërbyen si vendstrehimi gjatë revoltës së madhe të hebrejve kundë romakëve në vitet 66-70 e.s.
Zbulohen në Galile shpellat e rebelëve hebrej
Shpellat shërbyen si vendstrehimi gjatë revoltës së madhe të hebrejve kundë romakëve në vitet 66-70 e.s.
Kur ka të drejtë, herën e parë apo herën e dytë?(video)
Fregata ruse "Admiral Grigorovich" ankorohet në Korfuz (video). Kodheli projekton bazë të NATO-s në Bizë të Martaneshit
Disa media shqiptare raportojnë se në Bizë të Martaneshit do të instalohet një bazë e NATO-s, duke iu referuar deklaratave të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli pas stërvitjes se përbashkët “Joint Effort 16” dhe shoqërimit të Sekretarit Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.