Spektakli makabër i një merimange gjahtare me gjahun e vet...një mi
Pamjet janë filmuar në Queensland, Australi:
Gjykata e Lartë mbyll aferën e CEZ. Rrëzohet padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ. KLSh-ja kreu auditin e marrëveshjes ku konstatoi dëm prej 479 milionë euro, por prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
RS-28 Sarmat, kundërpërgjigja e Rusisë për sistemin e mbrotjes raketore
RS -28 Sarmat, është zhvilluar në Bryonë Makeyev dhe është një raketë balistike termobërthamore interkontinentale super e rëndë, e cila mund të armatoset edhe me një transportues hipersonikë kokash bërthamore, quajtur Project 4202. Pasi shkëputet nga trupi i raketës bazë, ai ecën me shpejtësi 7 Mach-12 Mach. Rusia deklaron se zhvillimi i kësaj rakete rivendos balancën strategjike gobale. Këto janë fotot e para të raketës.
Siguria shtesë, si një gjobë shtesë
Me miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të promovojë Shqipërinë e ekspozuar nga krimi i rrugës, që në statistika të tjera rezulton i ulur. Ky risk i lartë shërben si argument për të imponuar marrjen e masave teknologjike që burojnë nga ligji i ri, gjithnjë me synimin zyrtar siç shprehet ministri: për të çuar në zero goditjet kriminale. Por a është vërtet ky shqetësimi i tij?
“Projekti ynë, një shtëpi e hapur për të gjithë”
Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, ka kërkuar sot përmes një apeli publik kontributin e të gjithëve për partinë e re që synon të krijojë. Në një mesazh publikuar në profilinne vet në Facebook, Blushi shpreh gatishmërinë që të dëgjojë dhe lexojë sugjerimet e të gjithëve që sipas tij mendojnë se diçka duhet të ndryshojë.
Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi
Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi.
"Edi Rama nuk është më shqiptar se unë"
Me vizitën e dytë në Beograd dhe protagonizmin në raport me atë që përfaqëson Edi Rama shpalli veç të tjerash edhe garën se kush është më shumë shqiptar nga takëmi i politikës sepse në rrafsh më të gjerë çështja ha shumë diskutim.
Kandidatë apo megafonë të Ilir Metës, kujt i shërben farsa e zgjedhjeve në LSI?
LSI po përpiqet të kthejë në normë farsën demokratike të garës për kryetar të partisë. Në lojë janë përfshirë dy kandidatë që e dinë rolin e tyre në këtë shfaqje, e cila po i serviret publikut si standard i demokracisë së brendshme në parti. Të gjithë e dinë se LSI është Ilir Meta dhe Ilir Meta është LSI dhe çdo ambicje tjetër që shëtit në takime partiake të LSI-së është një fabul e stisur me regji dhe skenar të kryetarit Meta.
"Votojmë PS-në prej 25 vjetësh. Bëni diçka se po ikin të gjithë". Kryeministri: "Miku im të dëgjova"
Kryeministri në Rodenj të Përmetit:
Lajm i rëndësishëm nga opozita: Lulzim Basha është qethur
Ka kohë që nga opozita nuk kemi lajme, në pritje që Shqipëria të ngrihet në këmbë ashtu siç lajmëron edhe sllogani i Partisë Demokratike. Por mesa duket Shqipëria përton të bëjë ulje ngritje sipas kapricove të politikës. Në pritje që populli të ngrihet Lulzim Basha ka gjetur kohën për të bërë një stilim të flokëve. Ai ka shkuar i qethur në takimin elektoral në Kurbin ku dhe mori shumë duartrokitje edhe për shkak modelit të ri të flokëve.
