Kamioni i parë me timon automatik - pa shofer

Postuar në 30 Tetor, 2016 17:00

Helmimi nga kombinati “Jugohrom”, krim që kushton mijëra jetë njerëzish të pafajshëm

Postuar në 30 Tetor, 2016 16:56

Ditën e nesërme, më 31 tetor 2016, përfundon afati i marrëveshjes për vazhdimin ose jo të punës së mëtejshme të kombinatit  "Jugohrom”, helmuesit më të madh në rajonin e Pollogut, me mbi 500 mijë banorë (Tetovë dhe Gostivar me rrethinë, me një shtrirje prej së paku 50 km rreze veprimi të helmit, pluhurit dhe grimcave kancerogjene, PM10 dhe PM2,5, të cilat me vite të tëra e rrezikojnë jetën e këtyre banorëve).

Si ta kuptosh këtë qeveri? "Ka amnisti, por nuk ka amnisti. Kredi për bujqësinë, por kemi probleme me shlyerjen e kredive nga fermerët!!!"

Postuar në 30 Tetor, 2016 15:51

Gjobat ndaj biznesit që janë regjistruar nga sistemi e-tax do të fshihen. Kështu thotë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një interviste për Vizion Plus. Është e çuditshme gjithsesi, arsyetimi i minitrit.

Rasti i 33 mijë gjobave të vëna sipërmarrjes, nuk ishte për faj të sistemit, por sepse bizneset nuk njihnin sistemin e ri”, thotë ministri, ndërkohë që nga bizneset ka pretendimet se afatet për regjistrimin e NIPT-it në sistem janë më të vogla sesa njohja e regjistrimit si administratorm duke krijuar një pamundësi për zbatimin e ligjit.

Spanjë, konservatori Rajoy rimandatohet si kryeministër, pas 10 muajsh pa qeveri

Postuar në 30 Tetor, 2016 15:10

Një histori e seksit në Diktaturë që i ka lënë vendin “Diktaturës së seksit”

Postuar në 30 Tetor, 2016 13:45

Shumëkush ka dëgjuar histori nga studentët e dikurshëm shqiptarë në Bashkimin Sovjetik, për femrat ruse, marrëdhëniet me to, liberalizmin e tyre në krahasim me Shqipërinë etj.. Kjo përvojë, çoroditëse më shumë sesa emancipuese, ka gjetur shprehjen e vet edhe në ndonjë poezi të Kadaresë, përveç asaj që njihet si drama e çifteve ruso – shqiptare. Mirëpo përtej paketimit fin të dashurisë, si term hermetik që kopsit me etikën e duhur një marrëdhënie shumë më tokësore, qëndron seksi.

Njeriu i Ilir Metës implikon Edi Ramën

Postuar në 30 Tetor, 2016 13:10

Një ditë pasi ish-kryeministri Berisha i kërkoi Bashkimit Evropian të vendosë luftën kundër kanabisit si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë në mediat greke publikohet një intervistë e njeriut më të kërkuar të momentit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balilit, ish-zyrtar i LSI-së dhe njeri i afërt me Ilir Metën. Përpos pikëpyetjeve që ngre dalja e tij në skenë përmes një interviste jo në shtypin shqiptar, por atë grek, ka shumë rëndësi përmbajtja e mesazhit që ai kërkon të përcjellë.

Tjetër tërmet godet Italinë, dhjetëra të plagosur (foto, video)

Postuar në 30 Tetor, 2016 11:09

Italia qëndrore u godit sërish nga një tërmet i fortë që shkaktoi rrëzimin e disa ndërtesave në Norcia. Lëkundja më e fortë u ndje në 7:40 dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikes intensiteti sizmik ishte me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter. Në shumë qytete dhe fshatra u krijua panik, pasi shumë nga ndërtesatbe vjetra janë shembur.

Tentativë për bashkimin e BDI-së dhe PDSH-së në Maqedoni. Partitë tradicionale shqiptare duan të ruajnë pushtetin

Postuar në 30 Tetor, 2016 10:30

Zgjedhjet në Maqedoni do të jenë një test vendimtar për partitë shqiptare Maqedoni. Analizat e publikuara së fundmi paraqesin gjithnjë e më shumë në rënie BDI –në nisur dhe nga dalja në skenë e forcave të reja politike. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se gjatë ceremonisë ku presidentit Hashim Thaçi iu nda çmimi “Honoris Causa” në Tetovë, janë zhvilluar takime sekrete edhe me liderin e PDSH – së, Menduh Thaçi.

"Momenti i kishës shqiptare” dhe nevoja për të zbardhur dosjet e krimeve

Postuar në 30 Tetor, 2016 10:07

“Është momenti i Kishës shqiptare”. Kështu e hap një shkrim të vetin “Avvenire”, media afër Vatikanit, e cila na njofton edhe për një libër të ri që i shtohet ngjarjeve të tjera të këtij viti.

Zëri i Amerikës: Epërsia e Clinton-it ndaj Trump-it, vetëm 2%

Postuar në 30 Tetor, 2016 09:54

Një anketim i ri në nivel kombëtar i publikuar dje, tregon se epërsia e kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump është ngushtuar së tepërmi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS