“Kazani i medias”, Çipa: Fjalori, kosto për Ramën
Deklaratat fyese ndaj medias, në lidhje me importin e mbetjeve, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i konsideroi kosto politike për kryeminsitrin Edi Rama. I ftuar në studion e "Tema Tv" Çipa tha se rikthimi i ligjit të mbetjeve dhe gjuha e përdorur ndaj medias janë në dëm të qeverisë dhe drejtuesit të saj.
Algjeri, hapet klinika e parë e rehabilitimit nga varësia ndaj internetit
Klinika është hapur në Contantine. Algjeria u bashkohet vendeve si Korea e Veriut që hasin probleme me web maniakët, ndërkohë që në Kinë varësia ndaj lojërave online është kthyer në problem nacional.
Veliaj leh sepse Prokuroria fle
Ka tri ditë që në disa media po qarkullon një lajm sipas të cilit një emision investigativ në “Vizion Plus” nuk është lejuar të transmetohet pasi aty hulumtoheshin gjëra të pakëndshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Emisioni merrej me landfillin e Sharrës, aty ku duart e Erjon Veliajt kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma. Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara pas shpalljes së projekteve rilindëse.
Çfarë po thotë "montazhieri" Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt, retorika nuk vlen si dëshmi në prokurori
Në dritën e akuzave dhe dëshmive për vdekjen e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shmanget çdo përgjegjësie të bashkisë mbi ngjarjen tragjike në landfillin e Sharrës, duke i besuar talentit për të paraqitur veten si heroin pozitiv të ndryshimit. Por përtej kësaj retorike që Veliaj e ka mësuar përmendsh faktet janë kokëforta dhe përgjigjet duhen dhënë diku tjetër. Argumentat që jep kryetari i bashkisë se akuzat vijnë nga dashakeqësia e medias dhe opozitës nuk janë bindëse dhe as ligjërisht të vlefshme.
Takimi Kodheli – Al Saud: Siria, një shtet që po bie. Flitet për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite
Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në bisedën mes të dyve, Kodheli ka pranuar tezat e sauditit për situatën në Lindjen e Mesme, mes të cilave edhe ajo se “Siria është një shtet që po bie”.
Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit
Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.
Mediat në luftë kundër Trump. O’Reilly: “Tri organizata mediatike kanë urdhëruar stafin të shkatërrojnë Trump”
Bill O’Reilly, moderator i “Factor” në “Fox News”, një televizion që mbështet Trump në garën presidenciale, ka deklaruar se ndaj kandidatit republikan ka të paktën 3 organizata të mëdha mediatike në SHBA që po e luftojnë hapur atë. Duke folur në studion e Bill Hemmer, O’Reilly që është i njohur në SHBA, ka deklaruar se në këtë organizata është kërkuar nga stafi që të mos mbështetet Donald Trump, duke kushtëzuar këtë edhe me fundin e karrierës.
“Nëse e shikon me kujdes e kupton se për kë është fjala”, tha O’Reilly, i cili nuk përmendi emra, pasi siç tha ai nuk ka ende fakte.
Misioni europian "ExoMars" përgatitet për ulje në Mars më 19 tetor
Misioni nisi më 14 mars dhe ai përbëhet nga dy njësi që do të kryejnë operacione: Trace Gas Orbiter dhe Schaiparelli. Ato do të ndahen më 16 tetor dhe i pari do të orbitojë planetin e kuq për të studiuar atmosferën, kurse Schiaparelli do të ulet në sipërfaqe.
Putin e Erdogan firmosin ndërtimin e gazsjellësit Turkish Stream
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ratifikuan të hënën në mbrëmje marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Turkish Stream gjatë takimit që patën në Stamboll.
Gazeta Sabah raporton se të dy udhëheqësit ranë dakord mbi tekstin e marrëveshjes në lidhje me ndërtimin e tubacionit, i cili do të kalojnë në Detin e Zi dhe për të mbërritur në Trakinë Lindore, duke përfshirë dy linja, njëra prej të cilëve do të kalojë në Europë.Sipas marrëveshjes, Gazprom është në gjendje të fillojë ndërtimin në fund të 2017 dhe ta përfundojë vijën në 2019.
Ekspozita në Paris, Gazmend Leka: Pjesëmarrje tronditëse për një vend si Shqipëria (Video)
Artisti i njohur shqiptar, Gazmend Leka, ka mbajtur në Paris ekspozitën e tij e cila ishte e parë për një artist shqiptar ku rezultoi mjaft e sukseshme. Ne nje interviste telefonike për Tema TV, Leka shprehet se ekspozita ngjalli një interes mjaft të madh, ku të pranishëm ishin disa personalitete të njohura, si amabasadori i shqipërisë në Paris apo dhe studentë të ardhur enkas nga SHBA-ja për parë këtë ekspozitë. Ndër të tjera, piktori shqiptar thotë se ka dhe dy oferta të tjera për të bërë dy ekspozita që mund të cilat mund të bëhen në Itali.