Qeveria krenohet me rritjen e investimeve të huaja, por vetë pranon se ekonomia nuk kreditohet
Agjencia qeveritare Aida raporti sot për shifra entuziaste lidhur me investimet e huaja, duke iu referuar një një raporti të fundit të drejtorisë ekonomike të Komisionit Europian që konstaton një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri në masën 22.4 %.
Do kishte vend për optimizëm nëse një shifër e tillë do pasqyronte etjen e sektorëve të ekonomisë për investimeve të huaja, por siç dëshmon edhe vetë raporti të cilit i referohet qeveria nvestimet kryesore që kanë sjellë impakt janë kryer në energjitikë, duke ndikuar sipas saj edhe në përmirësimin e infrastrukturës.
Oksana Neveselaya, mësuese matematike në Kiev. Por nuk është e njohur për këtë
Mjaftojnë vetëm 5 sekonda për të shkatërruar 6 000 dollarë...televizora Samsung
Presidenti: Çështja e mbetjeve të zgjidhet me referendum...PAMECA ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se çështja e importit të mbetjeve duhet adresuar në referendum. Duke folur në një intervistë për “ABC NEWS”, Nishani deklaroi se nga viti 2011 e deri më tani ka një lëvizje qytetare për këtë çështje e cila sipas tij “ka krijuar një mazhorancë cilësore”.
“Janë mundësitë dhe kushtet për referendum”, tha Presidenti që tha hapur se edhe kthimi i ligjit prej tij do lexuar si përkrahje për zgjidhjen referendare.
Sukhoi 34, bombarduesi rus kryen fluturim me shpejtësi supersonike në stratosferë
Polonia projekton kanal 225 milion dollarë për të shkëputur varësinë nga Rusia
Europa po ndahet sërish. Edhe kësaj radhe me Rusinë, jo me mure si në Luftën e Ftohtë. Por duke shkëputur fijet natyrale ekonomike. Polonia, një nga vendet më antiruse, ka vendosur që të shkëpusë varësinë nga Moska duke nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të jetë 1.3 km i gjatë, 80 m i gjerë dhe 5 m i thellë e që do të kushtojë 225 milionë dollarë. Kanali do të shmangë detyrimin e tanishëm të anijeve që dalin nga Polonia nga qyteti port Elblag për të dalë në Balltik përmes ujërave territoriale ruse.
Ndahet nga jeta Teodor Laço
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Teodor Laço, shkrimtar dhe skenarist filmash. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1936 dhe mbaroi studimet e larta për Agronomi në Tiranë. Autor i shumë romaneve, novelave, dramave dhe komedive, Laço është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri. Pas vitit ’90 u angazhua në jetën politike, fillimisht me Partinë Socialdemokrate. 12 vjet deputet, ministër Kulture në vitet ’94-’97 si dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.
"Droni" i dytë në Beograd - Edi Rama – idealist!!!
Edi Rama një idealist. Mund t’ia thuash kujtdo dhe me gjasë do të qeshë me të madhe. Idealizmi ngjan të jetë arratisur nga ky vend për të mos u kthyer më. E megjithatë ja që etiketa e tij i ngjitet në qafë kryeministrit shqiptar. Përcaktimi vjen nga një shkrim që i kushtohet Ramës në gazetën serbe “Danas”, e që ka për autor Radivoj Cveticanin, rimarrë dhe përkthyer në anglisht nga botuesi i Ramës në Serbi, agjencia “B92”.
Autostrada e Paqes, a janë Rama e Vuçiç pajtuesit e shqiptarëve dhe serbëve?
Forumi ekonomik i Beogradit u përcoll nga zyra për shtyp e kryeministrit si një tjetër sukses në axhendën rajonale të qeverisë shqiptare, ndonëse palët ishin të pabarabarta dhe jo të gjithë shqiptarët ishin të përfaqësuar në këtë nismë rajonale.
Drejtoresha e Bankës Botërore e quajti Autostrada e paqes, duke shprehur vlerësimin për Ramën e Vuçiç si dy liderë me vizion për të ardhmen.
Dështim 25 vjeçar përballë Rusisë/“Foreign Policy”: Integriteti i NATO-s si garant i sigurisë europiane, detyra më emergjente e Presidentit të ardhshëm
“Politika e SHBA-së për Rusinë ka dështuar”. Kështu titullohet një shkrim i revistës së njohur “Foreign Policy” që ka për autor Thomas Graham dhe Matthew Rojansky. Shkrimi sjell në vemendje një nga problemet kryesore të SHBA-së sot, që është pikërisht përballja me bilanc negativ me Kremlinin. Duke qenë se nuk thuhet ende se ky bilanc vjen nga një dobësi sistemike apo strukturore, dsy autorët sugjerojnë për kandidatët për presidentë që qasja dhe premisat e politikës së jashtme ndaj Moskës të rishikohen.