Maska e përjetësisë - një praktikë ku vdekja i bën homazh vetes
Në antikitet krijoheshin skulptura, në Mesjetë u kalua te maskat e vërteta të të vdekurit, si një formë e ruajtjes së imazhit, por edhe për të rikrijuar portrete. Sot mbetet më shumë një rit pa ndonjë vlerë, ndonëse maskat si këto që po përcjellim, në vend të përjetësimit, kujtojnë aspektin brutal të jetës, vdekjen.
Edi Rama nuk është Shqipëria
Janë disa forma se si ne duhet të njihemi me mirë me njëri tjetrin. Njëra prej tyre padyshim qenka edhe kjo e ditëve të fundit. Kjo nuk është e vetmja mënyrë, e as më e mira, por është njëra prej tyre. Pak brutale, por efikase.
HEC-et në Valbonë, nxjerrin krye edhe shkeljet me çështjet e pronësisë
Nisja e punimeve për ndërtimin e disa HEC-eve në Tropojë ka nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të autoriteteve lokale në këtë zonë. Me dhjetëra hektarë tokë buke, tokë private dhe pyje po dëmtohen nga gërmimi për ndërtimin e HEC-eve dhe asnjë zyrtar i zonës nuk i ka njoftuar pronarët e këtyre trojeve. Një banor i kësaj zone sjell denoncimin e tij në "Tema TV" me pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se toka e tij, e të afërmëve dhe shumë banorëve të tjerë, po gërmohet këto ditë për t’i lënë vend një prej HEC-eve.
Çështje ndërkombëtare apo çështje dypalëshe me Greqinë?
Myslim Pashaj, një person me karrierë në ushtri, i cili denoncoi draft – marrëveshjen e detit më Greqinë shkruan sot në gazetën “Panorama”, rreth deklaratës së Berishës në Parlament. Ky i fundit, duke iu referuar kësaj çështjeje bëri dy komente me rëndësi:
Së pari se marrëveshja ishte arritje BILATERALE:
“U bënë kaq debate, pati pretendime për protokollon e Firenzes dhe për shumë gjëra, por ne thamë jo, duhet ta njohim bilateralisht dhe u arrit kjo”.
Tërmeti 5.5 ballë në Janinë, qytetarët e gdhijnë natën jashtë. Frikë edhe në Gjirokastër
Tërmeti 5.5 ballë që tronditi mbrëmë zonën e Janinës ka nxjerrë në rrugë e sheshe të gjithë qytetarët që e kanë gdhirë natën jashtë. Tërmeti kishte si epiqendër zonën e Thesalisë dhe u ndje edhe në jug të Shqipërisë. Nuk raportohet për dëme dhe nuk përjashtohet mundësia edhe e lëkundjeve të tjera sizmike. Ndërkohë që lëkundjet kanë krijuar frikë edhe te banorët e Gjirokastrës.
Meta intervistë për "Kathimerini", quan spekulantë Idrizin e Ramën: "Përdorin axhenda nacionaliste për qëllime elektorale"
Vizitën e tij në Athinë Ilir Meta e ka plotësuar edhe me kuadrin mediatik, ku përveç raportimeve dhe interesit me të cilin u ndoq kjo vizitë, gjeti pasqyrim edhe në gazetën "Kathimerini", një nga mediat më prestigjoze të shtetit fqinj. Kreu i kuvendit u shfaq në Athinë bashkë me një grup deputetetësh si për të konfirmuar se axhenda e parlamentit të Shqipërisë ndryshon nga ajo e partive politike. Dhe mesazhi i drejtëpërdrejtë ishte për Shpëtim Idrizin dhe Edi Ramën, dy aleatë me perspektivë në zgjedhjet e ardhshme, të cilët kanë ashpërsuar tonet në raport me Greqinë.
Gjurmët e grafikëve të çojnë te… kanabisi
Në një shkrim të mëparshëm, u mundova të zbërthej me fjalë e shifra tezën: “Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit mediatike (mbi kanabisin), të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros, valutës që përcakton edhe kursin e valutave të tjera që përdoren në Shqipëri.”
Ok Ramës edhe një mandat, por pastaj të zhduket
Që në fillim duhet të jemi të qartë se mandatin e dytë të Edi Rames nuk e përcaktojnë polemikat gazetareske por vota e popullit. Ndërsa ne kemi të drejtën të shprehim vetëm opinionin tonë në lidhje me këtë temë. Kuptohet secili me argumentat e vetë. I pari që artikuloi hapur idenë e një mandati të dytë për Edi Ramën ishte Henri Çili. Një deklaratë që bëri jo pak bujë në qarqet mediatike.
Edhe unë jam i mendimit se Edi Rama duhet të qeverisë edhe një mandat të dytë, dhe për këtë kam edhe unë argumentat e mia, ose më saktë kam disa ‘kushte’.
Përse kjo fushatë pikërisht tani kundër Fishtës?
Pra pak ditësh, në disa gazeta, u botua një letër e Gjergj Fishtës, e zbuluar prej Nasho Jorgaqit, të cilën Fishta ia dërgonte një miku të tij, një oficeri fashist, këtu e më se 75 vjet më parë. Mjaftoi kjo letër që Fishta menjëherë të quhej fashist dhe të anatemohej nga komunistët ashtu siç dinë ata, kur i vënë tjetrit epitetin fashist, ndonëse Fishta nuk ka qenë asnjëherë as fashist me bindje dhe as fashist i organizuar se, po të kishte qenë, do të kishte bërë, së paku, një poemë a një vjershë për Beniton a fashizmin, ashtu siç bënë poetët tanë komunistë për Enverin dhe Partinë. Por jo.
Tjetër rekord i Rilindjes/Kryetari i FRESSH-it në Kolonjë bëhet drejtor me diplomë gjimnazi të falsifikuar (Video)
Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta. Sipas një investigimi të Fiks Fare. Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274.