Planeve kombëtare u shtohet edhe ai për LGBTI

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:14

Ministri i Mirëqëniës Sociale dhe Rinisi Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.mAi theksoi gjatë fjalës së tij se ky plan lufton diskriminimin dhe garanton të drejta të barabarta(TemaTv).

Jemeni, për herë të parë në garën për Oscar

Postuar në 21 Tetor, 2016 18:05

Jemeni do të përfaqësohet me filmin: Unë jam Nojoom: 10 vjeç dhe e divorcuar.

Edi dhe Saliu. Saliu dhe Edi/Identikë...

Postuar në 21 Tetor, 2016 15:35

Sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha p[ër Top-Channel:

Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”.

Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama tha:

Flota ruse kalon La Manshin

Postuar në 21 Tetor, 2016 14:49

Lajmi i keq: Ndërkombëtarët vetëm 2 vjet te Byroja Kombëtare e Hetimit

Postuar në 21 Tetor, 2016 13:34

Dje qarkulloi në mediat online një lajm se tri partitë kryesore kishin bërë një kompromis për të nxjerrë jashtë loje monitoruesit ndërkombëtarë nga funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe prandaj e votuan ligjin për krijimin e saj me 122 vota nga 124 deputetë të pranishëm në votim. Gjithashtu mediat raportuan se përfaqsuesi amerikan i OPDAT-it i kishte paralajmëruar ligjvënësit shqiptarë se, me këtë manovër, rrezikohej ndihma financiare amerikane dhe ndihma e FBI-së për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Intervista/“Europës i mungojnë personalitetet që dinë të sjellin ndryshimin”

Postuar në 21 Tetor, 2016 13:23

Geert Mak, gazetar dhe shkrimtar holandez flet për Europën dhe krizën e saj. Në një intervistë për “Avvenire” Mak thotë se entuziazmi i viteve ’90, ai i rënies së Murit të Berlinit ushqeu një iluzion që është fara e krizës së sotme. Iluzionin se ajo energji poIzitive do të zgjidhte problemet, një gabim që mohoi nevojën e politikave dhe praktikës që plotëson emocionet. Intervista ka rëndësinë e vet për të kuptuar atë vështrim që vjen nga brenda Europës për situatën e tanishme, “ku ka kapluar frika” që i hap rrugë nacionalizmave.

Del sërish në skenë Klement Balili i LSI-së, Gazeta “To Ethnos”: Kamioni me 1 ton kanabis u dërgua nga Escobari shqiptar

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:47

Me titullin "Eskobari shqiptar  me një ton kanabis", gazeta greke to Ethnos shkruan se pas  sasisë së madhe të drogës që u kap të enjten në një zonë të Atikës fshihet Klement Balili, ish-drejtori Rajonal i Transporteve në Sarandë i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rusët dhe Perëndimi. Humori është më i vërtetë se media dhe politika

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:17

Ditët e fundit mediat perëndimore, ato britanike kryesisht, kanë trajtuar me një lloj alarmi kalimin e aeroplanmbajtëses ruse "Kuznetsov" në kanalin e La Manshit. Me tone nga lufta e ftohtë dhe me një lloj bezdie nga kjo provë force që vjen nga një vend, armiqësia politike e gjeopolitike me të cilin është shumë e ngulitur. Britanikët kanë edhe një ngarkesë emocionale që ndoshta buron nga historia më e famshme e spiunazhit të Luftës së Ftohtë me protagonist Kim Philby.

OBSH: Vdekje të shumta nga ndotja e ajrit; Sondazhi Numbeo: Tirana më e pista në rajon!(grafikë)

Postuar në 21 Tetor, 2016 11:56

Në raportin e vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, thuhet se 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH. Ndërkaq, Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë banorë. Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri, të cilat kapi shifrën e 780 të vdekurve.

Rexhep Qose: Fjalimet e Edi Ramës në Beograd, leksione politike dhe intelektuale

Postuar në 21 Tetor, 2016 11:45

Edhe akademiku Rexhep Qose është bërë pjesë e debatit se çfarë përfaqësoi Edi Rama në Beograd. I njohur për afilacionet e majta, shkrimtari kosovar ka vlerësuar politikisht fjalimin e kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e cilësuar si një leksion për politikën mbarë shqiptare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS