Policia e Shkodrës përplaset me tregtarët e duhanit, shefi i krimeve nxjerr armën (Video)
Policia ka nisur sërish sekuestrimin e duhanit që shitet nga tregtarët në Shkodër, pasi i akuzon se është i pa zhdoganuar. Por paraditja e sotme ka sjellë një përplasje të ashpër mes këtyre shitësve ambulantë dhe policisë.
Tregtarët kanë kërkuar që të marrin mallin e tyre dhe janë përplasur me policinë. Siç bëhet e ditur nga Rozafa Tv në Shkodër, shefi i krimit ekonomik në këtë drejtori Policie Pjerin Lazri ka nxjerrë pistoletën kundër qytetarëve të cilët ishin irrituar me veprimet e uniformave blu.
Ikën një tjetër legjendë e muzikës, Leonard Cohen
Leonard Cohen, poeti dhe këngëtari i muzikës rock, interpretimet e të cilit depërtuan thellë në mistikën e besimit dhe erosit, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare. "Kemi humbur një nga krijuesit më vizionarë"-shkruhet në njoftimin për vdekjen e tij. Forca lirike e vargjeve të tij u përqafua shumë shpejt nga miliona njerëz në mbarë botën që audhuruan muzikën e tij.
Agjencia shtetërore gjermane: Mike Pence zëvendëson Trump si president nëse ky i fundit vdes!!!!
Deutsche Welle, media shtetërore gjermane, ka kushtuar një shkrim, zv.presidentit amerikan, Mike Pence. Ai shihet si njeriunke te cilin mund të diskutosh e të merresh vesh, me takt dhe i kujdesshëm. Ndaj edhe DW, e përmbytur nga ëndrra se fitorja e Trump është një gjë që ka mundësi të zhbëhet, i referohet kanoneve amerikane sipas të cilave Pence bëhet President,mnëse ztrump vdes. Diçka e pavend kjo për t'u kujtuar.
Assange vihet në lëvizje, kërkon sqarime për hetimet ndaj tij. Analogji me sjelljen e FBI-së ndaj Hillary Clinton
Julian Asssange, themelues i WikiLeaks ka ngarkuar së fundmi avokatin e tij, Barry Pollack, të kërkojë një përgjigje zyrtare nga prokurorja e Përgjithshme e ShBA-së, Loretta Lynch rreth statusit të hetimeve ndaj tij.
Pas garës sfilitëse
Trump shkel në Shtëpinë e Bardhë, Obama: Suksesi i tij është edhe suksesi i SHBA
Një ditë pas zgjedhjes si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti në detyrë, Barack Obama.Të dy politikanët biseduan në Zyrën Ovale për më shumë se një orë, edhe pse takimi ishte planifikuar për dhjetë minuta, ndërsa "zonjat e para” patën diskutuan rezidencën presidenciale të Shtëpisë së Bardhë.
Arsyeja e humbjes së Klintonit: Pensilvenia dhe Uinskonsin
Në rang kombëtar, Klintoni mori rreth 300 mijë vota më shumë se Trampi, por mori rreth 100 mijë vota më pak se ai në Pensilvenia dhe Uinskonsin – dy shtete që vulosën humbjen e Klintonit. Në këta shtete, Klintoni pritej e duhej të fitonte patjetër, sepse janë shtete ku kandidatët demokratë presidencialë kanë fituar vazhdimisht gjatë çerek shekullit të fundit – me një epërsi 5-10 pikë. Këta shtete ishin të rëndësishëm për Klintonin sepse dërgojnë 30 delegatë në kolegjin elektoral – pa ata 30 delegatë, Trampi mund mos ta arrinte dot numrin magjik të 270 votave në kolegjin elektoral.
Zbardhen profecitë e Shën Kozmait për përplasjen mes Edi Ramës dhe Donald Trump
““Një marrëveshje do të thyhet dhe fytyra e mbuluar me mjaltë e qumësht do të shtrihet në tokë”.
Për disa kjo ka të bëjë me Izraelin, që në Bibël cilësohej si “vendi i qumështit dhe mjaltit” (Bibla, Numrat, 13, 27-29). Kjo do të thotë se fitorja e Trump mund të sjellë edhe fundin e Izraelit si shtet.
Shfuqizimi nga Kushtetuesja, amulli dhe shumë pikëpyetje mbi zbatimin nga ATP të ligjit të pronave
Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dy pika të nenit 6 të Ligjit për trajtimin dhe kompesimin e Pronës, Drejtoresha Agjencia e Trajtimit të Pronës tha se kompesimi i pronave do të vijojë sipas formulës së qeverisë të lënë në fuqi nga Gjykata Kushteuese, e cila parashikonte vlerësim sipas statusit që pa patur prona në momentin e shpronësimit.
Krijohet centrifuga e parë që simulon gravitetin artificial
Disa shkencëtarë rusë kanë zhvilluar një centrifugë sferike që krijon gravitet artificial. Pajisja mendohet të instalohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duke krijuar kushte optimale për astronautët që punojnë e jetojnë aty.
“Ne kemi krijuar një centrifugë të vogël sferike. Kjo metodë është demonstruar si funksionale për tëë simuluar gravitet artificial”, deklaroi Oleg Orlov, drejtor i Institutit të Çështjeve Biomjekësore në Akademinë Ruse të Shkencave.
