"Edi Rama nuk është më shqiptar se unë"
Me vizitën e dytë në Beograd dhe protagonizmin në raport me atë që përfaqëson Edi Rama shpalli veç të tjerash edhe garën se kush është më shumë shqiptar nga takëmi i politikës sepse në rrafsh më të gjerë çështja ha shumë diskutim.
Kandidatë apo megafonë të Ilir Metës, kujt i shërben farsa e zgjedhjeve në LSI?
LSI po përpiqet të kthejë në normë farsën demokratike të garës për kryetar të partisë. Në lojë janë përfshirë dy kandidatë që e dinë rolin e tyre në këtë shfaqje, e cila po i serviret publikut si standard i demokracisë së brendshme në parti. Të gjithë e dinë se LSI është Ilir Meta dhe Ilir Meta është LSI dhe çdo ambicje tjetër që shëtit në takime partiake të LSI-së është një fabul e stisur me regji dhe skenar të kryetarit Meta.
"Votojmë PS-në prej 25 vjetësh. Bëni diçka se po ikin të gjithë". Kryeministri: "Miku im të dëgjova"
Kryeministri në Rodenj të Përmetit:
Lajm i rëndësishëm nga opozita: Lulzim Basha është qethur
Ka kohë që nga opozita nuk kemi lajme, në pritje që Shqipëria të ngrihet në këmbë ashtu siç lajmëron edhe sllogani i Partisë Demokratike. Por mesa duket Shqipëria përton të bëjë ulje ngritje sipas kapricove të politikës. Në pritje që populli të ngrihet Lulzim Basha ka gjetur kohën për të bërë një stilim të flokëve. Ai ka shkuar i qethur në takimin elektoral në Kurbin ku dhe mori shumë duartrokitje edhe për shkak modelit të ri të flokëve.
Sazexhiu i Përparimit në Facebook RTSh
“Ata që qeverisën deri dje, nuk i bënë reformat që po bëjmë ne sepse as që e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku nuk pihet duhan në vendet publike”.
Kjo është një nga fjalitë e kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij të Javës në Facebook RTSh. Një muzikë monotone dhe e lodhshme që e dënon publikun të pranojë një njeri që lëshon të tilla broçkulla nga goja, në një garë të kotë që tregon për një vend që ekziston vetëm në përrallën e qeverisë.
Majko, grimier politik i Ramës: Shqipëria hyn në luftë me këdo për Kosovën
Mufkat e Edi Ramës në Beograd po grimohen përditë nga grimierë vullnetarë, të cilët flasin për komb e për atdhe, por në mendje kanë llogari dhe interesa personale.
Duhet theksuar se kjo përplasje e të dy krahëve evidentoi se media dhe politika në Kosovë flasin përmes një doze më të lartë realizimi, përkundrejt “emocioneve” që emetohen në mënyrë të shtirur nga Tirana.
Absurdi arrin kulmin me një ish-kryeministër si Pandeli Majko që në një intevistë për “Kosova Press” ka lëshuar një nga ato bubullimat e veta për të cilat është i njohur dhe qeshet në mënyrë konstante.
Për raporte mbi bazë realizmi mes Shqipërisë dhe Kosovës*
Kosova është shtet i qytetarëve të saj, me shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet.
Të tjera hije dyshimi mbi konçesionin e Check-up, mosha e përfituesve zgjerohet deri në 70 vjeç
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Dsmokratike, Tritan Shehu shkruan sot se qeveria vendosi pa asnje argument teknik e shkencor qe mosha e atyre qe perfitojne nga i ashtuquajturi Check- Up te zgjerohet deri me 70 vjec.
Sipad tij, kjo behet kur mbas dy vitesh qe kjo procedure, e aplikuar vetem ne vendin tone, pa rentabilitet financiaro-klinik, me hapesira te medha keq perdorimesh te fondeve, me nje kosto shume te larte per sistemin tone shendetesore etj, "funksionon" pa u dhene asnje konkluzion shkencor, klinik, financiar apo statistikor.
Jo vetëm në Shqipëri/Trump: "1.8 milionë të vdekur, ende në listat e zgjedhësve". Kufizim mandatesh për anëtarët e Kongresit
Kandidati republikan Donald Trump, ka bërë dy deklarata të reja që mund të jenë ndikuese:
Së pari, ai do të propozojë(nëse zgjidhet president) një amendament kushtetues që kufizon numrin e mandateve për anëtarët e Kongresit. Dhe së dyti, ai ka deklaruar se në listat e zgjedhësve janë ende emrat e 1.8 milionë të vdekurve, "disa prej të cilëve", siç tha ai, "votojnë me siguri".
"Hashashi është çështje serioze". Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë
Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, këmbëngul që ushtria dhe të gjitha isntitucionet respektive të hyjnë në aksion për të luftuar kultivimin e kanabisit. Pas qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Manjani ka përsëritur sërish, se ndërhyrja e ushtrisë duhet të bëhet dhe tani.