Gjiknuri i heq konçesionin e kromit "Kurumit" dhe ortakut "Sichuan" (dokumenti)

Postuar në 24 Tetor, 2016 20:42

Veprimtaria e kompanisë turke Kurum në Shqipëri është shoqëruar gjatë gjitjë këtyre viteve me hije të mëdha dyshimi mbi  aktivitetin e saj në Elbasan, blerjen e hidrocentraleve, shkrirjen e skrapit apo nxjerrjen dhe pasurimin e mineraleve. Së fundmi Ministria e Energjisë i ka hequr nga duart koncesionin e minierës së kromit në Kalimash dhe  Vllahna, si dhe dy fabrikave të  pasurimit të kromit në Kalimash dhe Bakrit në Golaj.

Teza e Kryeministrit: “Kush del nga universiteti është një shërbëtor i ditur i këtij populli dhe këtij shteti”

Postuar në 24 Tetor, 2016 18:55

Gur gur bëhet kalaja. Kjo është një fjalë që na thotë se avash avash, hap pas hapi bëhen gjëra të mëdha. Por këtë fjalë të urtë, mund ta marrim e ta përshtasim edhe për gjërat pa vlerë, apo budallallëqet, të cilat po ashtu si gjërat me vlerë, nisin e zënë vend, njëherë si pa mendje, njëherë si spontanisht, derisa duken sikur kanë qenë përherë ashtu.

Ankaraja, Mosuli dhe hija e madhështisë së Erdogan

Postuar në 24 Tetor, 2016 18:29

Ishte një detaj që nuk u vu re në zhurmën e ditëve të fundit, por që zbuloi atmosferën toksike që mbizotëron në marrëdhëniet turko-amerikane.  Më 13 shtator, Marina Amerikane (US NAVY) mbushi 241 vjet nga themelimit i saj. Një prej mesazheve festive të postuara në Twitter i ishte dedikuar betejës së Tripolit në 1804, kur amerikanët mundën Flotën e atashuar të Perandorisë Osmane.

Hartat e reja të Erdoganit

Postuar në 24 Tetor, 2016 16:54

Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mni objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët.

Spektakli makabër i një merimange gjahtare me gjahun e vet...një mi

Postuar në 24 Tetor, 2016 16:16

Pamjet janë filmuar në Queensland, Australi:

Gjykata e Lartë mbyll aferën e CEZ. Rrëzohet padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Postuar në 24 Tetor, 2016 15:56

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ. KLSh-ja kreu auditin e marrëveshjes ku konstatoi dëm prej 479 milionë euro, por prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

RS-28 Sarmat, kundërpërgjigja e Rusisë për sistemin e mbrotjes raketore

Postuar në 24 Tetor, 2016 14:33

RS -28 Sarmat, është zhvilluar në Bryonë Makeyev dhe është një raketë balistike termobërthamore interkontinentale super e rëndë, e cila mund të armatoset edhe me një transportues hipersonikë kokash bërthamore, quajtur Project 4202. Pasi shkëputet nga trupi i raketës bazë, ai ecën me shpejtësi 7 Mach-12 Mach. Rusia deklaron se zhvillimi i kësaj rakete rivendos balancën strategjike gobale. Këto janë fotot e para të raketës. 

Siguria shtesë, si një gjobë shtesë

Postuar në 24 Tetor, 2016 13:54

Me miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të promovojë Shqipërinë e ekspozuar nga krimi i rrugës, që në statistika të tjera rezulton i ulur. Ky risk i lartë shërben si argument për të imponuar marrjen e masave teknologjike që burojnë nga ligji i ri, gjithnjë me synimin zyrtar siç shprehet ministri: për të çuar në zero goditjet kriminale. Por a është vërtet ky shqetësimi i tij?

“Projekti ynë, një shtëpi e hapur për të gjithë”

Postuar në 24 Tetor, 2016 13:06

Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, ka kërkuar sot përmes një apeli publik kontributin e të gjithëve për partinë e re që synon të krijojë. Në një mesazh publikuar në profilinne vet në Facebook, Blushi shpreh gatishmërinë që të dëgjojë dhe lexojë sugjerimet e të gjithëve që sipas tij mendojnë se diçka duhet të ndryshojë.

Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi

Postuar në 24 Tetor, 2016 10:57

Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS