Intervista e parë si President, Trump refuzon pagën dhe lajmëron dëbimin e 3 milionë emigrantëve nga SHBA (Video)
Intervista me Donald Trump në show-n «60 Minutes» të CBS edhe pse u dominua nga deklaratat e tij se do të përzërë 3 milionë emigrantë dhe do të ndërtojë murin me Meksikën që e kishte premtuar para zgjedhjeve – një pjesë e të cilit do të jetë e gardh - nuk ishin të vetmet lajme në daljen e tij të parë në media si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një politikë e re gjermane për mbrojtjen - BE-ja në plan të parë*
Deri në marrjen e postit të Presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump do të kalojnë disa javë. Qeveria gjermane pra ka kohë që të përgatitet. Por krejt të paqarta janë planet në politikën e jashtme të Trumpit.
Një nga temat me pikëpyetje është e ardhmja e NATO-s. Si do të vejë puna me aleancën ushtarake transatlantike, nëse Trump e bën realitet premtimin e fushatës së tij elektorale dhe e paraqet vërtet si çështje për shqyrtim besnikërinë në aleancë? Çfarë do të ndodhë, sikur SHBA ta pakësojnë dukshëm angazhimin e tyre financiar dhe ushtarak?
Trump vs. Obama
Kur Obama u zgjodh për herë të parë si president i SHBA-së, votuan për të rreth 70 milionë amerikanë, nga 131 milionë që morën pjesë në zgjedhjet e 2008-ës.
Obama do të zëvendësohet tani nga Trump-i, për të cilin, sipas Associated Press, kanë votuar rreth 61 milionë amerikanë, nga rreth 130 milionë që morën pjesë në zgjedhjet e së martës.
Popullsia amerikane eshte rritur me 15 milione ne 8 vjetet e fundit.
e.z.
Për sulmet ndaj Trump, thjesht e dredh si profesionist i shakave bajate
Për Trumpin dhe sulmet ndaj tij, kryeministri ka gjetur këtë fast - gallatë, nga ato me të cilat kuron çastet e sikletshme që e bëjnë qesharak.
Buxheti 2017, Mbrojtja merr 1.1 % të PPB-së. Kushti i NATO-s është 2%
Mbrojtja do t'i kushtojë qeverisë për vitin që vjen sa 1.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në buxhetin e vitit 2017, Ministria e Mbrojtjes merr këtë fond nga buxheti, ndonëse standardet e vendeve të NATO-s e kanë sa 2 % e Prodhimit Kombëtar.
Tërmeti 7.8 ballë në Zelandën e Re provokon cunami
Intervista/Regjisori belg, Jan Fabre: Njeriu, kafshë e papërsosur, nga kaosi mund të arrijmë ekuilibrin
Ndoshta një nga regjisorët që ka provokuar më shumë me teatrin e tij modern dhe estetikën e erosit dhe thanatosit, regjisori belg Jan Fabre thotë se njeriu është një kafshë e papërsosur dhe shkëputja e çdo shoqërie nga arti e çon atë drejt vetëvrasjes.
Sa e rëndësishme është "çmenduria" krijuese për një artist dhe një shoqëri?
DioGuardi: Do lobojmë që presidenti Trump të ketë një plan edhe për të ndihmuar shqiptarët
Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, i ka dhënë një prononcim Vizion Plus, përmes të cilit komenton zgjedhjen e Donald Trump president i SHBA-së. Çështja shtrohet nëse do të ketë ndryshim kursi të SHBA-së ndaj rajonit, e për pasojë Shqipërisë, diçka që vjen si pikëpyetje për shumë arsye. Më poshtë komentet e DioGuardi-t:
1890, fjordet e vetmuara të Norvegjisë
Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në vitin 1890 nga "Detroit Publishing Company" me teknikën fotokromatike. Jemi në Norvegji, në vendin e fjordeve dhe të akullit, ku na shfaqet një peizazh i virgjër; që ka diçka prej mjegullës imagjinative që të japin përrallat e Andersenit. Gjithsesi, një panoramë që mistifikohet edhe nga teknika fotografike.
Beogradi: Neutraliteti ushtarak, politikë jonë e përhershme
Serbia mbetet e angazhuar për neutralitetin ushtarak të përhershëm. Kështu është shprehur ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandër Vulin gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.
“Nëse ne nuk mundet të vendosim për luftërat tona, Serbia dëshiron që, tani dhe në të ardhmen, të vendosë për mënyrën sesi do të zhvillohet dhe të jetojë dhe për këtë arsye politika e neutralitetit ushtarak është angazhimi ynë permanent”, tha Vulin.
