Sirianë, irakenë, afganë dhe palestinezë – nisma për krijimin e komuniteteve

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 23:47

“Al Jazeera” raporton sot për disa zhvillime që tërheqin vëmendjen për atë se çfarë mund të bëhej me një politikë tjetër për refugjatët. Palestinezët, afganët, sirianët dhe irakenët që jetojnë në Greqi po ndërmarrin iniciativa për të krijuar komunitete funksionale, me një aktivitet minimal ekonomik. Jashtë ndihmës së qeverisë greke dhe jashtë ndihmës së Europës.

Të zhdukurit e regjimit komunist, OKB: Shqipëria pa një memorial

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 22:33

Zyrtarët e OKB-së u kanë bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të japin më shumë para për kompensimin e 6 000 familjeve, të afërmit e të cilëve u vranë dhe u zhdukën gjatë regjimit komunist. Siç raporton Associated Press, Znj Houria Es-SLAMI në cilësinë e kreut të Grupit të Punës së Kombeve të Bashkuara mbi Zhdukjet përfundoi javën e dytë të dhjetorit një vizitë Tiranë. "Të gjitha të  zhdukurit me dhunë- tha ajo- dhe të afërmit e tyre kanë të drejtë për kthimin e plotë, kompensimin dhe rehabilitimin nga padrejtësitë e regjimit të kaluar”

Në përpjekje për të fotografuar vrimat e zeza

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 19:52

Merkel shkon në supermarket 1 orë pas konferencës për vdekjen e tunizianit

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 19:32

Kancelarja gjermane Angela Merkel mund tw ketw shumw kokwccarje si drejtuese e qeverisw,  por kjo nuk do të thotë se si shtëpiake nuk ka nevojë për të shkuar në supermarket. Rreth një orë pas konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbi vdekjen e Anis Omri tunizianit, i cili gshkakroi gjakderdhje nw Berlin, Merkel është parë në supermarket e shoqwruar nga truprojat e saj. Atje, sipas gazetës gjermane Bild ajo bleu gjalpë, piper, patate, djathë dhe një kuti me çokollata (paketa e familjes Mon Cheri me vlerë 4.99 EUR).

“One Billion Project Financing”, qeveria fut turqit në vallen e konçesioneve

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 18:25

Një nga praktikat më të shumëdiskutuara që ka ndjekur qeveria në investimet publike është ajo e dhënies së shërbimeve me konçesion, jo më shumë për bashkëpunimin me sektorin privat sesa për klientelizmin që ka shoqëruar këtë proces. Gjithsesi qeveria duket e vendosur të mos heq dorë nga kjo praktikë madje të shtrijë bashkëpuniumin përtej fashës vendase të biznesit, duke operuar madje edhe me kritere politike në përzgjedhjen e investitorëve të huaj që do të marrin në dorë shërbimet apo punët publike.

Militarizimi i hapësirës - PL-19 Nudol, raketa kundër satelitëve

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 16:57

Rusia testoi më 16 dhjetor raketën në fjalë që u cilësua provokim nga Pentagoni. Gjithsesi pala ameriken mendon se një front i ri po hapet, hapësira e cila edhe ajo po militarizohet.

http://www.csmonitor.com/USA/Military/2016/1222/Russia-launches-anti-sat...

Rikthimi pa dinjitet

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 14:15

Dje Asambleja e Partisë Socialiste vendosi që të rikthejë në radhët e saj si anëtarë disa njerëz që identifikohen me qeverisjen e Fatos Nanos.

Kundër virusit të arrogancës

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 13:42

Mesazhi i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Anstas Janullatos për Krishtlindjet:

"Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia, pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria, lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje që e çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.

Bana, Twitter dhe propaganda e shpëtimtarit Erdogan

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 12:07

"Në luftë viktima e parë është e vërteta"- ka thënë poeti tragjik Eskili. Edhe pse një nga klishetë më të mëdha të njerëzimit, ajo është një e vërtetë e verifikuar. 2400 vjet më pas asgjë nuk ka ndryshuar qëkurse kjo frazë u dëgjua për herë të parë. Me përjashtim të mjeteve që demagogët kanë në dispozicion për të çuar përpara propagandën e tyre.

Në shekullin e 21 arma më e fuqishme për të vrarë dikush të vërtetën janë mediat sociale, siç në shekullin e 20 ishte televizori, ndërsa më parë radio dhe gazeta.

Lufta nuk ka mbaruar

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 12:04

Halepi ra, apo Halepi u çlirua? Media perëndimore ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë për të imponuar një narrativë origjinale të pushtimit për një ngjarjeje historike që prek qytetin e dytë sirian. Ndonëse brenda territorit shtetëror të Sirisë, ndonëse veprimet e trupave ruse dhe iraniane kanë qenë aty me lejen e qeverisë së Damaskut, mediat po flasin për një Pushtim. Po bëjnë moralin e të drejtës së rebelëve, të cilët janë gjithfarë ngjyrash, duke dëshmuar kështu se ajo që ndodhi në Siri është fillimi i një ballafaqimi shumë kërcënues për paqen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS