Konçesioni i Check -up, Vokshi: Dhatë 1.7 mld lekë për kontrolle që nuk janë bërë(video)

Postuar në 01 Nëntor, 2016 12:03

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte thirrur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me ecurinë e konçesionit të Check-up, për të cilin Ministria e Shëndetësisë vendosi të zgjerojë me 10 vjet kufirin e moshës së personave që do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor falas. Kjo sepse në fazën e parë nuk u arrit të përmbushej objektivi për t’i dhënë këtë shërbim mbi mijë personave të moshës nga 40 deri në 60 vjeç.

Edhe Facebook mbështet fushatën e kandidatit republikan, lëvizja Trump do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve kundër parimeve të "Reganizmit"

Postuar në 01 Nëntor, 2016 10:42

Investitori miliarder i teknologjive Peter Thiel, i cili ka marrë kritika për mbështetjen ndaj Donald Trump, tha  se lëvizja që ka krijuar kandidati i republikanëve për Presidencën do të vazhdojë edhe nëse humbet garën për Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Specie e panjohur njerëzore, koha për të shtuar një degë në pemën e evolucionit

Postuar në 01 Nëntor, 2016 10:22

A akziston një specie e re njerëzore që pritet të zbulohet? Shkencëtarët duket se janë shumë afër përgjigjes së kësaj pyetjeje dhe konfirmimit  se ndoshta ka ardhur koha për të shtuar edhe një ... degë në pemën e evolucionit të njeriut.

Nga krahasimi i popullsive që jetonin në Tokë 50-70 mijë vjet më parë, shkencëtarët u përballën me boshllëqe dhe pyetje të reja në lidhje me evoluimin e njeriut

Nëse rrëmimi në arkiva mund të quhet reciprocitet...PS: 1 400 shikime dhe 200 shpërndarje :(

Postuar në 31 Tetor, 2016 21:49

Kryeministri Edi Rama poston sot një të dhënë historike për Akropolin, mesazhi i së cilës nuk merret vesh mirë se cili është. Sidomos nga kryeministri i një vendi që ka braktisur edhe emigrantët e vet, apo i seleksionin ata politkisht. Më poshtë postimi, që ka marrë 1 400 shikime dhe është shpërndarë 200 herë:

Niko Peleshi në kërkim të thesarit të Aleksandrit të Madh?

Postuar në 31 Tetor, 2016 20:14

Lufta Bërthamore, temë në fushatën presidenciale në SHBA. Clinton: “Trump i paparashikueshëm. Po u dha urdhri nuk ka më veto nga askush”

Postuar në 31 Tetor, 2016 19:46

Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton është duke mbajtur një takim elektoral në Ohio. E veçanta e këtij takimi është sulmi i saj ndaj Donald Trump dhe idesë së përhapur gjerësisht se me ardhjen e Clinton në pushtet, bota do të kalojë në konflikt global. Në këtë kuadër, demokratja ka bërë jë “hap cilësor” kur ka cituar ish-presidentin Ronald Reagan, konservatorin “perfekt” për përballjen atomike dhe nevojën e bashkëpunimit me sovjetikët. Më tej, Clinton ka cituara Trump që dikur u shpreh se “unë dua të jem i paparashikueshëm”.

Hapja e dosjeve dhe një rehabilitim i heshtur i krimeve të komunizmit – presidenti bëhet pjesë e debatit politik

Postuar në 31 Tetor, 2016 19:33

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vijuar edhe sot të artikulojë teza politike që e bëjnë atë pjesë të debatit të ditës. Përkujtimi i “Tetorit gjerman” prej 25 vjetësh, kur mes dy Gjermanive ra perdja e hekurt ideologjike, është cilësuar nga Nishani si “momenti i reflektimit të gjithë Europës Lindore për raportin e saj me të kaluarën komuniste”.

Lufta e Tretë Botërore dhe Pax Technica

Postuar në 31 Tetor, 2016 17:35

Në Padova të Italisë më 3 nëntor të këtij viti mbahet takimi me temë: “Lufta e Tretë Botërore”. Corriere della Sera i ka marrë një intervistë të shkurtër folozofit italian, Emanuele Severino, autor i librit të njohur “Thelbi i nihilizimit”, të cilit i drejton pyetje për konfliktin dhe natyrën e tij në botën e sotme. Severino flet për një domimim të teknikës përmes garës teknologjike, një thuajse ndryshim qytetërimi, i cili realizohet si humbje e kontrollit të “forcave tradicionale” mbi qëllimet e tyre fillestare.

Zyrtarizohet pazari me turqit për konçesionin mbi lumin Vjosë , garë me një ofertues dhe një fitues

Postuar në 31 Tetor, 2016 17:09

Qeveria ka injoruar tërësisht shqetësimet e shoqatave ambjentaliste brenda dhe jashtë vendit, por edhe thirrjet e  grupimeve brenda parlamentit Europian për anullimin e konçesioneve mbi lumin Vjosë. Top Channel raporton se ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.

Erdogan nuk merret me monologje. Thjesht i arreston gazetarët

Postuar në 31 Tetor, 2016 14:32

Presidenti turk Erdogan vazhdon linjën e goditjes së medias kritike. Turqia e tij tanimë po shndërrohet në  një vend me një vektor, atë të pushtetit, duke likujduar në emër të luftës kundër puçistëve çdo shenjë rezistence.

Së fundi është arrestuar kryeredaktori i gazetës opozitare “Cumhuriyet”Murat Sabuncu dhe janë lëshuar urdhër arreste për 13 gazetarë.  

Pages

Subscribe to ResPublica RSS