Madhështia e Antarktidës
Fotografi i Getty, Mario Tama, ka realizuar në tetor të këtij viti, disa fotografi mbi Antarktidën Perëndimore bashkë me një ekip të NASA-s. Përtej shqetësimit shkencor për atë që po ndodh, pamjet janë madhështore.
Fotolajm/Lumturimi i 38 martirëve katolikë në Shkodër
38 Martirë të klerit katolik, të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974, u Lumturuan të shtunën nga Vatikani, në një meshë të organizuar në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.
Zbulohet gjeni i vjeshtës!
Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës.
Antiterrori i Shkodrës ndalon 4 bashkëpunëtorë të ISIS
Katër persona të dyshuar si rekrutues të Shtetit Islamik u ndaluan në Shkodër. Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesnin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.
Vëzhgim: Deputetja e PD-së, opinion në gazetën Shekulli
Simpatizant i Trump në takimin e Obamës në Fayetteville State University në Karolinën e Veriut
Obama ka qetësuar turmën e përkrahësve kur simpatizanti i Trump nisi të bërtiste pro kandidatit republikan.
Kanabisi, qeveria i drejtohet për ndihmë BE-së. Pse kundërshtohet roli i ushtrisë dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Vetëm pak ditë më parë Presidenti njoftoi se më datë 11 nëntor mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të trajtuar çështjen e kanabisit dhe emergjencën e tij. Këtij veprimi i parapriu një sugjerim i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas të cilit edhe ushtria duhet të përfshihet në akison. Ndarja për luftën ndaj kanabisit po merr ngjyrime politike pasi edhe kryeminsitri reagoi për thirrjen e mbledhjes nga Presidenti duke vënë përpara një letër pozitive të Komisionerit për Punët e Brendshme në BE, Avramopoulos.
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Nafta e Irakut, grupi Clinton dhe njerëz të Bush në një lojë. Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Jeffrey: “Marrja e Ninevesë nga ISIS, është një shans për ne”
Gazi, nafta dhe lufta. Një qark i mbyllur interesash shumë të mëdha që bën bashkë njerëz që përndryshe duken shumë larg në rreshtimet politike. WikiLeaks publikon së fundmi një e-mail që zbardh skemën e interesave të gazit dhe të naftës në Siri e Irak, zona ku implikohen interesa shumë të mëdha. Aty ku është parashikuar terminali i të ashtuquajturit gazsjellësi shiit, që lidh gazin iranian me Mesdheun, përmes territoreve të sigurta shiite, njësoj si gazsjellësi TAP që sjell gazin azer në territore jashtë ndikimit rus.
Kathimerini: Rama beson se e gjithë bota rrotullohet rreth tij, retorikë për të mbledhur vota
Gazeta e njohur greke, "Kathimerini", i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet.
Qurravitjet e një kryeministri si hall analistësh
Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe drejtues i emisionit “Zona e Debatit” jep një intervistë te gazeta “Mapo” përmes së cilës përpiqet të sqarojë diçka nga ajo që ndodhi gjatë intervistës së fundit të Edi Ramës në këtë emision. Gazetarë dhe analistë të Kosovës të ftuar për të pyetur kryeministrin shqiptar u vunë përballë një batareje fyerjesh, një sjelljeje shpërfillëse, që shkërmoq çdo kuadër etik të komunikimit. Shqipja ka një fjalë të urtë për këtë ndërhyrje të Baton Haxhiut, e cila mund të imagjinohet vetë.