Tirana, jo në axhendën e Hahn. Të premten viziton Prishtinën
Qeveria pret të mërkurën opinionin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave dhe një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit pas dritës jeshile nga Parlamenti Europian.
Dy fytyrat
Kryeministri reagoi shkurt për miratimin nga Parlamenti Europian të rekomandimt për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e vendosur veten dhe partinë që drejton në podiumin e përparimtarëve, ndërsa opozitën në frontin bllokues të integrimit të vendit.
“Faleminderit Parlamentit Europian?Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”-shkruan kryeministri në facebook.
Vula e kryetarit, profili Facebook i ish-kryetarit dhe inkubacioni i "opozitarëve reformatorë"
Opozita shqiptare, të paktën ajo e përfaqësuar dhe mishëruar te Partia Demokratike e kualifikoi rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave sot nga Parlamenti Europian, si fitore të shumicës qeverisëse. Si arsye e parë e dukshme ishte "vota kundër" e PD-së. Pamjet e mëposhtme të një sherri mes deputëteve të saj, Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu e shtojnë dozën e rënies në pikiatë të PD-së, në planin politik, organizativ dhe atë programor. PD-ja luftoi fort në nivel mediatik për të popullarizuar një të vërtetë: Shqipërinë narkotike.
PE jep rekomandimin për hapjen e negociatave, një listë me kushte dhe pa datë konkrete
Komitetiti i Stabilizim-asocimit BE-Shqipëri i ka hapur dritën jeshile rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një listë kushtesh dhe pa një datë konkrete. Deputetët shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës siç është bërë zakon nuk ranë dakord për deklaratën përfundimtare , por opozita arriti që të heqë nga teksti caktimin e një date për hapjen e negociatave.
Hetim administrativ praktikave të Bashkisë së Himarës
Avokati i Popullit, Totozani, së bashku me një grup ekspertësh ishte në Bashkinë e Himarës, ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e banorëve të kësaj zone. Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, pas të cilit tha se do të nisë një hetim administrativ për praktikat e ndjekura nga bashkia e Himarës.
Mossad raportoi për akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael, pjesë e grupit 4 të arrestuarit në Shkodër
Shërbimi sekret izraelit, Mossad ka raportuar për akte të mundshme terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ky ka qenë thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani të premten e kaluar në Shkodër. Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”.
Video/Autostrada Tiranë - Durrës çahet për të lejuar kalimin e ujit
Në një aks ku janë hedhur miliona, rrugëzgjidhja e vetme në një situatë si kjo e sotmja, ka mbetur vetëm çarja e tërthortë e autostradës.
Fukuoka, Japoni: Vrima e jashtëzakonshme "thith" rrugën
Paralajmërimi i Austrisë: Marrëveshja për emigrantët me Tuqinë, drejt fundit
Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, ka paralajmëruar BE-në se marrëveshja e shkëmbimit të emigrantëve me Turqinë, rrezikon të prishet.
“Ne duhet të jemi gati të veprojmë”, citon “EuObserver” ministrin Doskozil pas një takimi me homologët e vet të Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë, Polonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë.
Kinë, nis ndërtimi i centralit të parë të lundrueshëm bërthamor
Kina ka zyrtarizuar ndërtimin e impiantit të parë bërthamor të lundrueshëm. Ai do të realizohet nga Korporata Kombëtare Bërthamore Kineze dhe do të jetë i pajisur me një reactor ACPR505. Projekti kushton 461 milionë dollar dhe do të vihet në punë në vitin 2019.