Kreu i CIA-s mbërrin në Tiranë
Kreu i CIA-, John Brennan ka vizituar sot Tiranën. Raportohet se ai është takuar me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Kjo është vizita e dytë e Brennan në Ballkan brenda pak muajsh. Në prill të këtij viti ai ishte në Sarajevë në një vizitë që u raportua se u zhvillua në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Turqia: Informacion mbi ndjekësit e lëvizjes Guleniste në 38 vende. Mes tyre edhe Shqipëria e Kosova
Turqia ka mbledhur informacione sekrete mbi aktivitetet e ndjekësve të lëvizjes Guleniste, përmes imamëve në 38 vende të ndryshme. Gazeta turke, “Hurriet” njofton se Departamenti I Çështjeve Fetare ka qenë institucioni që qëndron pas këtiij gjurmimi dhe në dritën e informacioneve që ka mbledhur ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me Parlamentin turk.
Mijëra pata bore ngordhin në Montana - SHBA për shkak të ujit të ndotur
Lojë me deklarata. Takimi Meta - Hahn, Zyra e Kuvendit evidenton edhe ligjin për dekriminalizimin
Që qeveria aktuale ka dy axhenda në raport me progresionin e pushtetit që administrojnë PS dhe LSI kjo është e dukshme. Kjo bën që edhe qëndrimet e qeverisë lidhur me çështjet të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme të jenë me dy valenca. Teksa kryeministri Rama përpiqet të bindë opinionin se kushti që mban peng është ligji i Vetting-ut, aleati i tij në qeveri thotë se ka një listë kushtesh.
Dosja “Balili”, ministri i Drejtësisë: Përkthimin e bëmë në kohë rekord
Një ditë më parë televizioni Top-Channel publikoi një lajm sipas të cilit pala greke ka sjellë në Shqipëri dosjen e Klement Balilit, I këërkuar për trafik droge. Në lajm aludohej për vonesë e zvarritje nga Ministria e Drejtësisë, ndaj sot ministri Ylli Manjani ka bërë sqarimin e tij:
“I surprizuar (jo për herë të parë) nga përhapja e një lajmi me burim TCH, mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit, dua tu bëj me dije se:
Ambasadori i SHBA-së, sërish në kurs përplasjeje me përfaqësues të opozitës
Teksa pritet zbardhja e opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Vetting-ut, ambasada amerikane duket se është në dijeni të përmbajtjes së këtij opinioni, çka e ka lënë të nënkuptohet ambasadori i saj Donald Lu, por edhe kryeministri në një deklaratë të para dy ditëve. Shantazhi i kreut të qeverisë mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim në favor të zbatimit të Ligjit të Vetting-un sipas variantit të miratuar në kuvend vetëm me votat e shumicës nuk mjafton dhe për këtë arsye ambasadori Lu ka hyrë në replika politike me një deputet të Partisë Demokratike si Sali Berisha.
Edhe VOA investohet në pastrimin e drejtësisë, materialin e Prokurorisë e promovon si gazetari investigative të BIRN (Video)
Investimi shumëplanësh i amerikanëve për reformën në drejtësi duket se ka hyrë në një fazë të dytë, atë të mediatizimit të rasteve të korrupsionit në gjyqësor, përmes seksioneve të shpallura si gazetari investigative, në rastin konkret rrjeti BIRN. Materiali që ka parë dritën e publikimit është një përgjim ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda i arrestuar për rryshfet.
Reagim nervoz i BE-së për akuzat e PD-së ndaj Euralius: Përgjegjësinë e përkthimeve e kanë institucionet shqiptare
Me një nervozizëm të dukshëm Bashkimi Europian ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për gabime të qëllimshme në përkthimin e Ligjit të Vetting-ut nga misioni Eralius. Zëdhënësja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Marija Kocijançiç ka përcjellë qëndrimin e Brukselit ku thuhet se për përkthimin e dokumentacionit që u dërgohet palëve të treta jashtë vendit u lihet përgjegjësia institucioneve shqiptare.
Zv. Presidenti amerikan Biden në garë për president në 2020?
Joe Biden iu përgjigj një pyetjeje për karrierën e tij pasi doli nga një seancë në Senat. Biden nuk përjashtoi asnjë mundësi, ndonëse dialogu ka qenë spontan dhe me humor.
PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese
Partia Demokratike nxori në një konferencë nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashin për të mbrojtur sërish tezën se përkthimi i dërguar në Venecia ishte i gabuar, por me një pretendim të ri se në Komisionin e Venecias është dërguar një variant i Ligjit të Vetting-ut, para se atë ta dërgonte Gjykata Kushtetuese.
