Adhamudhët e paezauruar të koalicionit PS-LSI

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 11:45

Oferta PS-LSI për të qeverisur edhe 4 vjet Shqipërinë sipas ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto ka vlerë për sa kohë të dyja partitë nuk i kanë ezauruar potencialet e tyre. Në cilësinë e sekretarit për programin elektoral të LSI-së, Haxhinasto thotë se të dyja partitë jo gjithmonë kanë patur konsensus për reformat, por kjo nuk i pengon të vazhdojnë bashkëpunimin.

Greqia numëron shqiptarët, thirrje kundër ksenofobisë

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 10:15

Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre ose 401 mijë janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare.
Shifrat janë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantit. Ministri i emigracionit, Janis Muzalas ka rreshtuar si prioritete ofrimin e kushteve me dinjitet të jetesës për refugjatët, gjetjen e zgjidhjeve ndaj vështirësive që ka krijuar kriza ekonomike posaçërisht për emigrantët, si dhe luftimin e racizmit dhe ksenofobisë.

Rivotimi në Gostivar përmbys fitoren e Gruevskit

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 09:58

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë kërkesën e Lëvizjes "Besa" për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gostivar, zonë e banuar në shumicë nga elementi shqiptar. Ky zhvillim i hap rrugë një skenari të ri krize pasi mund të barazojë mandatet në 50 me 50 mes dy koalicioneve, duke çuar sërish vendin në zgjedhje. Aktualisht koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e Gruevskit ka siguruar 51 mandate ndërsa opozita e bashkuar e udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev ka 49 mandate.

Rënia e Halepit, perëndimi i pander i Perëndimit

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 09:29

Kështu e cilëson gazeta izraelite atë çfarë ndodhi në qytetin sirian që u rikthye në kontrollin e Damaskut zyrtar. 

Në rast se mbeteni dikur si Crusoe

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 09:00

Feja në arsim, shkollës po i kanoset një aventurë e re

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 08:47

Nga janari 2017, me plan pilot të Ministrisë së Arsimit, futet në 10 shkolla të vendit, një lëndë e re me emërtim të bujshëm “Kulturë fetare”. Sesi shkrepi një ide kryeministrore, si ato fanepsjet e ëndrrave të profeteve, dhe, o burra, t’a vëmë në jetë. Dhuratë më të shëmtuar për nxënësit prej babagjyshit të kësaj radhe, nuk është dëgjuar. Me këtë hap shkelet parimi i laicitetit, kjo arritje madhështore e njerëzimit, e realizuar në rrugëtimin e tij, të vështirë e të përgjakur të progresit dhe emancipimit. Laiciteti është kusht i frymëmarrjes mormale të shkollës.

Vetëm 42% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për Trump-in

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 22:52

Kompania amerikane Gallup, e cila ka kryer sondazhe opinioni qysh nga viti 1935, ka publikuar sondazhin e fundit të saj rreth opinionit të amerikanëve për presidentin e zgjedhur Donald Trump (http://www.gallup.com/poll/199997/trump-maintains-post-election-bounce-no-new-gains.aspx?g_source=Politics&g_medium=newsfeed&g_campaign=tiles )

“Marrja në pyetje e Saddam Hussein" (Foto)

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 22:15

Një libër plot zbulime që do të përmbysë raportet e të vërtetave që janë thënë mbi Sadam Hussein pritet të publikohet në 27 Dhjetor. Titulli i librit është “Marrja në pyetje e Presidentit" dhe mban autorësinë e ish-hetuesit të CIA-s, Xhon Nikson. Ndër të tjera ai thekson në libër se pas marrjes në pyetje "diktatori brutal Saddam Hussein» përmbysi të gjitha përfundimet mbi të cilat u planifikua pushtimi i Irakut.

Pak më afër për të kuptuar vullkanet

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 21:04

Kina prezanton robotin biomorfik për qëllime luftarake

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 18:53

Pages

Subscribe to ResPublica RSS