Trump zgjedh për Ministër të Mbrojtjes një ish-komando të luftës në Afganistan e Irak
James Mattis një ish-marin i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është zgjedhur sekretar mbrojtjeje. Lajmi është dhënë nga presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili ka nisur një tur për të falenderuar qytetarët amerikanë që e zgjodhën në krye të shtetit.Mattis i njohur ndryshe si Mad Dog, ose qeni i cmendur ka qënë një nga kritikuesit kryesor të politikës së jashtme të Obamës në Lindjen e Mesme, sidomos në Iran.
Buxheti 2017 kalon në parim. Opozita braktis votimin
Projektligji për buxhetin e shtetit të vitit 2017 është miratuar sot në orët e para të mëngjesit me votat e shumicës qeverisëse. 16 orë diskutim në seancë plenare nuk sollën ndonjë pajtim mes palëve, të cilat përherë votojnë kundër buxhetit të njëra-tjetrës. Projektligji është miratuar në parim me 82 vota, ndërkohë që opozita, Partia Demokratike, ka braktisur seancën në momentin e votimit.
Gjahtarët e Afrikës në aksion(foto)
Fotografitë janë realizuar nga Charlie Hamilton James dhe paraqesin pamje të spektaklit të dhunshëm në savanën afrikane.
http://news.nationalgeographic.com/2016/11/savage-kingdom-lions-leopards...
“Duhet reaguar ndaj politikës së 'click'. Nuk ekziston një politikë pa profesionalizëm, as edhe një botë pa elita”
Politika e klikut. Ky është një term me të cilin ish-presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka përshkruar metodat që vë në jetë një lëvizje si ajo e Beppe Grillos, “5 yjet”. Duke folur në një ceremoni, Napolitano ka bërë disa vlerësime mbi politikën e sotme, e cila po kalon në varësi të teknologjisë duke thjeshtuar shumë nga detyrat e saj.
Të dhëna të pazakonta, 39.3%e femrave në Egjipt të ngacmuara seksualisht nga të afërmit
Disa të dhëna të fundit për Egjiptin zbulojnë një situatë të pazakontë për trajtimin e femrës në këtë vend. Nga një studim i kryer nga prof. Madiha Obada e universitetit të Sohag, rezulton se ngacmimet seksuale ndaj femrave në këtë vend janë rritur me 78.6%. Në një shifër absolute 62.1% e femrave të të gjitha moshave kanë qenë subjekt i ngacmimit seksual, prej të cilave 76.4% kanë qenë subjekt ngacmimi më shumë sesa njëherë.
Papa Françesku dhe Stephen Hawking - takimi në Romë
Femrat ndahen: Ato që kanë jetuar para Sarës dhe ato pas Sarës
"Nuk do të rikandidoj"
Presidenti francez Francois Holande ka deklaruar se nuk do të garojë për një mandat të ri. Socialisti ka një rënie të popullaritetit dhe lëvizja e tij është më shumë koniunkturale, sa kohë që republikani, Fillon, shihet si favorit.
Rastësi? Një nga gabimet në përkthimin e draftit dërguar në Venecia lidhet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit
Zbardhen gabimet në përkthimin anglisht të Kushtetutës, që i është dërguar Komisionit të Venecias. Janë 3 nene të aneksit kushtetues, të cilat janë përkthyer gabim e per të cilat PD i është drejtuar me një letër Komisionit te Venecias.
Bëhet fjale per Nenin B, ne aneksin e Kushtetutës, i cili parashikon detyrat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në variantin anglisht është shtuar pjesa “ në përputhje me rregullat që përcaktohen në ligj”, një përcaktim qe nuk ekziston ne variantin shqip.
Kujtojmë se roli i OMN-së ishte çështja kryesore në negociatat e verës.
Reuters: Marëveshja e re e OPEC për naftën, Putin ndërmjetësoi mes Iranit dhe Arabisë Saudite
Marrëveshja e re mes vendeve të OPEC – eksportuesit e naftës – ka provokuar rritjen e menjëhershme të çmimit të arit të zi. Mediat kryesore dje përcilllnin lajmin se marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës bruto ishte arritu përkundrejt të gjitha dyshimeve. Kjo sepse brenda OPEC-ut veprojnë anëtarë që kanë antagonizma të mëdha si Irani dhe Arabia Saudie, të cilët duket se i kanë kapërcyer ato në funksion të një interesi më të madh. Kufizimi i çmimive solli rritjen e çmimit dhe mandej rivlerësimin e aksioneve në bursë.