Singapori njeh shtetin e Kosovës
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj që ka postuar njoftimin në profilin e vet në Twitter. Singapori bëhet vendi i 113-të që njeh shtetin e ri.
Jo dhe aq për të qeshur - një variant i përkthimit të Vettingut
E mbani mend përkthyesin e shenjave në ceremoninë e vdekjes së Mandelës?
Zbulohet si qëndron e vërteta me kreun e EURALIUS: Mori pushime për festat e nëntorit. Berisha e urren se Deville njeh edhe 29-ën
“Armiqtë e brendshëm” dhe “miqtë ndërkombëtarë” të integrimit të Shqipërisë
“Do të hapen negociatat për anëtarësimin në BE”. “Na mbështet Gjermania”. “Në Ballkan veprojnë forca të tjera. Rusia ka strategji më kohezive se BE-ja”. “Nuk kemi folur për datë”. “Opozita bllokon integrimin, njollos Shqipërinë”. “Vettingu është kusht. Krichbaum flet në emër personal”.
Ky është jermi ku ka hyrë së fundmi mazhoranca me në krye kryeministrin, një jerm që jetësohet në improvizimin dhe shpikjen e përditshme të lloj-lloj “argumenteve” dhe artificash për integrimin e Shqipërisë.
Lajme për një reagim të Euralius për statusin e drejtuesit Deville - në faqen zyrtare mungon njoftimi i përcjellë në media
"Misioni i EURALIUS në Shqipëri ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.
Në Wisconsin të SHBA nis rinumërimi
Rinumërimi u kërkua nga të Gjelbrit e Jill Stein. Trump fitoi në këtë shtet me 1% ndaj Clinton.
Shqipëria e zgjidhi biologjikisht përballjen me diktaturën
Ishte dhjetori i vitit 1990, ditë demonstratash të studentëve, ditë të lindjes së pluralizmit politik, ajri vibronte nga thirrjet e shpresës të një populli të rraskapitur nga diktatura asfiksuese. Unë, studente e vitit të parë, e vonuar për shkak të refuzimit të së drejtës të studimit për probleme biografie duhej të brohorisja, të mirëprisja kohët e reja, barrierat e biografisë po rrëzoheshin. Por veҫ ca shkëndijave gëzimi që ndizeshin e shuheshin ditë për ditë, asnjë brohorimë nuk më dilte.
Nënshkruhet Programi i bashkëpunimit kulturor Rusi-Shqipëri
Sot, në kuadër të Forumit të V-të Kulturor Ndërkombëtar të Shën Petërburg, Ministrja e Kulturës së Shqiperisë, znj. Mirela Kumbaro, e cila kryeson delegacionin shqiptar në këtë Forum, bashkë me homologun e saj rus, z. Vladimir Medinski, kanë nënshkruar Programin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve për periudhën 2017-2019.
Largimi i Call Center-ve nga Shqipëria, Klosi: Do negociojmë me qeverinë italane që ligji të ketë sa më pak ndikim
Alarmi për perspektivën e kompanive Call Center ku janë të punësuar rreth 25 mijë të rinj ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare që është takuar me përfaqësues të këtij biznesi. Kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova deklaroi se disa kompani janë tërhequr nga investimet e planifikuara. Por Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Senat brenda muajit dhjetor të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.
Kreditë e këqija, bankat do të marrin para nga shteti
Pas çdo ligji të ligjvënësve shqiptarë ka një korrupsion. Kështu do të perifrazohej në kushtet tona thënia e Balzakut: “Pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh”. Vini re, se si propozohen dhe miratohen në kuvend ligje për plehrat, për lojërat e fatit, për koncesione pa garë, për shërbime publike që u kalojnë privatëve, për pasuri publike që tjetërsohen.