ISIS merr përsipër sulmin e përgjakshëm në Stamboll (Video)
Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në klubin Reina të Stambollit, ku mbetën të vrarë 39 persona dhe u plagosën 64 të tjerë. Shteti Islamik e quan autorin e masakrës si një ushtar të kalifatit. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se autori është një i ri rreth 25 vjecc, ndërsa fakti që nuk fliste mirë turqisht hedh dyshime se origjina e tij mund të jetë Kyrgyzstani ose Uzbekistan. Më herët kurdët e PKK e kishin bërë të qartë se nuk kishin asnjë lidhje me sulmin.
Fantazma e Mosaddegh – SHBA po paguan atë që u bëri të tjerëve për 50 vjet
Në gusht të vitit 1953, kur unë isha një fëmijë dy vjeçar në qytetin tim Ahvaz – në jugun e pasur me naftë të Iranit, britanikët dhe amerikanë komplotuan kundër kryeministrit të ri të sapozgjedhur, Mohammad Mosaddegh; e rrëzuan qeverinë e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike, riinstaluan në pushtet një tiran të arratisur, Mohammad Reza Pahlavi që të sundonte mbi ne dhe i vodhën një kombi të tërë mundësinë e të jetuarit në demokraci.
Fotolajm/Nuk ndodh për herë të parë
CNN aludon se deformimi lidhet me legalizimin e marijuanës në Kaliforni.
http://edition.cnn.com/2017/01/01/us/hollywood-hollyweed-sign/index.html...
Lalibela, Jeruzalemi i ri
Kush ka lexuar librin “Perandori” të gazetarit polak Kapushçinski, do të vërë re me njëherë se Etiopia kë një kulturë të veçantë. Dhe këtë e kupton më mirë nga fakti se etiopianët kanë një formë tyre të kristianizmit ortodoks, që bazohet në librin e Enokut, profeti që vdiq me Zotin lart në qiell.
Rastafari është një tjetër drejtim religjoz që lidhet me emrin e Hajle Selasje, perandorit të fundit, sekt i cili kishte si ndjekës edhe Bob Marley.
Pamjet e sulmit në Stamboll
Playboy, mrekullia e vetme e botës së sotme
Europa e 2017 përballë dilemave elektorale dhe nacionalizmit
Në vitin 2017 shumë qytetarë ë të BE-së do të thirren për të marrë vendime në lidhje me udhëheqjen e vendit dhe do të japin verdiktin e tyre para kutisë së votimit. New York Times shkruan se ky do të jetë një vit për nerva të forta politike. http://www.nytimes.com/2016/12/05/world/europe/europe-election-populism-germany-france-italy.html?_r=1
George Michael mund të jetë vetëvrarë (Foto)
Teksa autopsia e parë nuk dha të dhëna për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, miku i tij i ngushtë Fadi Fawaz ka shokuar me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se George ka kryer vetëvrasje.
Mesazhe dhe luftë nervash(jo vetëm) në lidershipin e ShBA-së
Një lëvizje simbolike nga tre senatorë republikanë paralajmëron se presidenca e Donald Trump nuk do të jetë e lehtë. Sidomos nëse ajo parashikon marrëdhënie të reja dhe kompromise me Rusinë. Senatori Jon McCain, një nga kundërshtarët kryesorë të Trump, drejtues i Komitetit për Forcat e Armatosura, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me trupat ukrainase. Ai ka postuar foto të veta në shoqërinë e dy senatorëve të tjerë, Lindsay Graham dhe Amy Klobuchar, me ushtarë ukrainas në fshatin Shyrokine.
Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë
Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll - Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.
Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.
