Fotolajm/Shtatore për Walker në Reçak

Postuar në 14 Janar, 2017 13:36

"Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker". Kështu raporton "Koha Ditore" që shton se Walker ka qenë vetë prezent në ceremomi. 

“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai. 

Kardashiani rus, Anastasiya Kvitko, rivalitet superfuqish

Postuar në 14 Janar, 2017 11:18

FMN shikon fitore të së majtës. Kërkon “marrëveshje të re pas zgjedhjeve”

Postuar në 14 Janar, 2017 10:56

Përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaron në një intervistë të sotme për “Monitor” se fondi është i gatshëm të ripërsërisë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. 

Siç e dini, marrëveshja aktuale përfundon në fund të muajit shkurt 2017. Megjithatë, marrëdhëniet midis qeverisë dhe FMN-së përfshijnë politikën e dialogut, asistencë teknike dhe trajnim.

Orban kufizon me ligj veprimtarinë e OJQ-ve të George Soros

Postuar në 14 Janar, 2017 09:48

Kryeministri hungarez tha të premten se do të kufizojë me ligj veprimtarinë e organizatave joqeveritare në Hungari, shumë prej të cilave i akuzon se  synojnë të ndikojnë në  jetën politike të vendit. Budapesti ka akuzuar shpesh miliarderin George Soros për ndërhyrje në punët e brendshme përmes organizatave joqeveritare.

Javën e fundit qeveria hungareze  shpalli të padëshirueshme organizatat joqeveritare Transparency International dhe Komitetin e Helsinkit, të cilat kanë publikuar raporte kritike ndaj trajtimit që Hungaria po u bën emigrantëve.

Superbakteri  çon në vdekje një grua në SHBA. U rezistoi të 26 antibiotikëve në përdorim

Postuar në 13 Janar, 2017 22:27

Një grua e moshës 73 vjeçare nga Nevada ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni, bakteret shkaktare të të cilit i rezistuan të 26 antibiotikëve që përdoren në SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/66/wr/mm6601a7.htm?s_cid=mm6601a7_e

A bëhet ekonomi me flamur në dorë?

Postuar në 13 Janar, 2017 20:58

Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.

Bashkimi i Qipros, Erdogan refuzon tërheqjen e të gjitha trupave ushtarake

Postuar në 13 Janar, 2017 20:13

Si u flet kryeministri disa deputetëve

Postuar në 13 Janar, 2017 15:53
  • Tom Doshit: Vetëm për vetëm
  •  
  • Arben Ndokës:  Nga PS e Lezhës nuk ikën 
  •  
  • Armando Prengës: Në lajme e ndoqa. E di që u nxehe
  •  
  • Eduard Ndocajt: Bëj sikur ikën nga PS
  •  
  • Elvis Roshit: Vetëm me sms. Roshi e kërcënon: E di ti që e kam patur emrin edhe Edvin? 
  •  
  • Mimoza Hafizit: Qepe moj gojën. Ku e di ti çfarë është PS-ja
  •  
  • Mirela Kumbaros: Ti je për festival. Qaj edhe njëherë. Ah, kur të dalësh tërhiqe derën
  •  

Kreu i KQZ-së: Dekriminalizimi, thuajse i pamundur çertifikimi i 7 mijë kandidatëve

Postuar në 13 Janar, 2017 13:35

Zbatimi I ligjit për dekriminalizimin paraqet vështirësi serioze në përmbushjen e afateve. Të paktën këtë ka deklaruar sot gjatë një tryeze me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Ne do të ndodhemi përpara një problemi shumë të madh objektiv, kohor për të kaluar në sitë afërsisht 7 mijë kandidatë. Dhe nëse kjo do të ndodhë paraprakisht, do dal dhe në batuta të tilla se zor do të kemi konstituim të parlamentit se ne nuk mund të arrijmë të çertifikojmë dot 7 mijë të tillë”, tha ai.

Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij

Postuar në 13 Janar, 2017 13:19

Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e in

Pages

Subscribe to ResPublica RSS