Ofertë për dialog nga mazhoranca, koalicioni opozitar pranon opsionin e bisedimeve
Drejtuesit e koalicionit zgjedhor, Edi Rama dhe Ilir Meta, i kanë bërë thirrje sot opozitës shqiptare, konkretisht Partisë Demokratike, që të paraqesë propozime konkrete, realiste për çështjet kryesore të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Përmes një deklarate, dyshja e koalicionit, i ka lënë PD-së të zgjedhë tryezën, formatin dhe vendin e dialogimit.
Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë
Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri.
AKIP: Informacion nga prokuroria dhe Ministria e Financave për lajmin e kontenierëve me mbetje nga Italia
Zaev: Nuk kemi biseduar për asnjë Platformë me Ahmetin
Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe personi që sot mbështetet nga Perëndimi në Maqedoni, ka deklaruar dje në emisionin “Otvoreno” në Tv 24 se me Ali Ahmetin nuk ka biseduar asnjë lloj Platforme.
Bota agresive e Trump, shkrimtari Oz: Mëngjesin që ai fitoi, i shkruajta Merkelit
Amos Oz, shkrimtari izraelit, i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Spiegel”, e cila ka luajtur me një titull që ka të bëjë me presidentin amerikan Donald Trump. Një përpjekje thuajse e përditshme për të delegjitimuar dhe diskredituar administratën e re amerikane, e cila duhet thënë se në strukturimin e stafeve të saj nuk ka bërë ndonjë gabim. Në çdo rast, Oz flet për situatën në Lindjen e Mesme, për Palestinë, Izraelin, konfliktin.
Rusia: “Shqipëria e Madhe” kërcënon destabilizimin e Ballkanit
Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë për shtyp i bën thirrje perëndimit për t'i dhënë fund ndërhyrjeve në punët e brendshme të Maqedonisë. Në mënyrë të veçantë, ministria e jashtme ruse thotë se "kriza politike në Maqedoni është shkaktuar nga ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të këtij vendi ".
Evidencat më të hershme të jetës në tokë
Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e disa prej organizmave më të hershme të jetës në Tokë.Këto organizma përfaqësohen nga filamente të vogla, të ngujuara në shkëmbinj kanadezë rreth 4.28 miliardë vjetë më parë.Kjo konsiderohet një kohë jo shumë pas formimit të planetit dhe qindra miliona vjet para provës më të vjetër për jetën në Tokë.
George W. Bush dhe Michelle Obama larg dallimeve partiake
Ish-presidenti George W. Bush dhe ish-zonja e parë Michelle Obama janë shpesh të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonive të ndryshme apo ngjarjeve me karakter përkujtimor pa marrë parasysh dallimet politike. Presidenti i 43 i SHBA-ve nuk i ka kursyer vlerësimet për ish-zonjën e parë dhe sensin e saj të humorit. Gjithsesi Bush ka thënë se familja Obama janë njerëz serioze dhe ai me Mishel Obamën vetëm sa kanë biseduar me njëri-tjetrin. "Kur e pashë, ajo ishte një shprehje e vërtetë e dashurisë", tha Bush për revistën People, e publikuar të mërkurën.
Dështon përpjekja e parë e Perëndimit për të bindur Ivanov
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë treguar të drejtëpërdrejtë me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov pas refuzimit të tij për t’i dhënë liderit të social –demokratëve Zoran Zaev mandatin për krijimin e qeverisë së re për shkak të platformës së partive shqiptare.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini, e cila vizitoi Shkupin këtë të enjte lëshoi një ultimatum në adresë të Ivanov, duke i kërkuar qe brenda ditës së hënë t’i japë mandatin përfaqësuesit të mazhorancës parlamentare dhe të lejojë bashkqeverisjen me BDI-në.
Zbardhet arsyeja pse mbahen sekret emrat e gazetarëve që ishin në "drekë pune" me Lu. Një nga "gazetarët" ka qenë Spartak Ngjela
Justifikimi është se Ngjela aplikon gazetarinë kritike në mediat sociale. Madje disa statuse - opinione të tij janë sugjeruar nga ambasadori amerikan!
