Protesta përpara ceremonisë së inaugurimit të Trump në SHBA

Postuar në 20 Janar, 2017 13:14

Hetim penal për Alfred Pezën

Postuar në 20 Janar, 2017 13:12

Çështja e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza zyrtarizohet si objekt pune i hetimit penal. Report Tv raporton sot se “Alfred Peza është vendosur nën hetim për evasion fiskal dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

Në lidhje me këtë çështje sipas të njëjtit televizion sot është paraqitur në prokurori ish-bashkëshotja e tij, Adelin Toli që ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshorin Alfred Peza”, është shprehur ajo.

Nxiten tensione etnike më jug, hiqet flamuri grek në Dropull

Postuar në 20 Janar, 2017 12:35

Një ditë më parë në Dropull është hequr flamuri grek që qëndronte në hyrje të tij. Akti është marrë përsipër nga një organizate që quhet "Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar", të cilët në faqen e tyre në internet pranojnë se kanë kryer këtë veprim si reagim ndaj qëndrimeve të Greqisë për çështjen çame. Në shkrimin me titull "LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin" thuhet se "Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull.

Mesila, mos u nxito! PDIU ka rritje, jo rënie…

Postuar në 20 Janar, 2017 12:32

Mesila Doda kishte bërë një ironi në rrjetet sociale me nje sondazh te revistës Follow Business Albania, që publikova mbrëmë në Top Story, duke cituar një batutë të vjetër të humorit socrealist “izet kamiona da për 7 bataliona”. Shkak për këtë irioni të Mesilës ishte një llogaritje e gabuar që kanë bërë portalet rreth votave të PDIU-së të prezantuara nga unë.

Mbrëmë në Top Story deklarova: “ PDIU-ja nga 45 mijë vota që kishte më 2013, sot ka 60 mijë vota”. Kjo gjë mund të verifikohet në ritrasmetimin e Top Story-t, ose duke e shikuar ate në YouTube.

Rama: Zgjedhjet i bën KQZ, po numërimi e votimi elektronik janë aventurë

Postuar në 20 Janar, 2017 11:47

Debati më i nxehtë politik i momentit është ai për reformën zgjedhore për të cilin opozita ka vendosur si kusht votimin dhe numërimin elektronik. Në një parashtrim lidhur me këtë çështje kryeministri Rama ka sqaruar pse kërkesa e opozitës është praktikisht e pamundur dhe një alibi për humbjen në zgjedhje sipas tij.

Çfarë do bëjë Amerika me Ballkanin – kjo është çështja

Postuar në 20 Janar, 2017 11:10

Inaugurimi i Donald Trump në krye të presidencës amerikane po hap një mundësi për të parë sesi politika në Ballkan krediton veten me mburojnë e një fuqie të madhe dhe nuk ushqen ndonjë besim të madh në forcën e votës që pretendon se e respekton. Politika shqiptare, për aq sa shohim, ndoshta mban rekordin e kthimit të vasalitetit vulgar në një vlerë legjitimimi. Sot bëhet e ditur se republikani Fatmir Mediu që ndodhet në SHBA bashkë me Lulzim Bashën ka deklaruar se “administrata Trump do të ketë angazhim tjetër për Shqipërinë”. A ka njeri ta besojë këtë?

Inaugurimi i Trump

Postuar në 20 Janar, 2017 10:31

Shkëlzen Berisha nën hetim nga agjencia qeveritare e pastrimit të parave?

Postuar në 20 Janar, 2017 08:59

“Shqiptarja.com” shkruan sot se afera “CEZ” që u zbulua në Komisionin Hetimor të drejtuar nga socialistët ka krijuar kushtet për hapjen e hetimeve për shtetasit Nuel Kalaj, Kosovar dhe Shkëlzen Berisha, djali I ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trump do të dështojë

Postuar në 20 Janar, 2017 08:37

Duket se ka kaluar edhe në persoanle. George Soros ka folur për presidencën Trump, 24 orë nga inaugurimi. Ai ka deklaruar se institucionet amerikane do të kundërshtojnë presidentin e ri amerikan dhe politikat e tij.

FBA: Si do të dilnin zgjedhjet sot?

Postuar në 20 Janar, 2017 00:01

Revista Follow Business Albania komisionoi një sondazh kombëtar, të zhvilluar gjatë javës që shkoi nga Dr. Eduard Zaloshnja, i cili është kërkues shkencor në Pacific Institute for Research and Evaluation në zonën e Washington, DC. Përgjigjet e një baterie pytjesh rreth preferencave elektorale, votimit të mëparshëm, ekonomisë, rendit publik, energjitikës, urbanistikës, arsimit shëndetsisë etj. u përdorën për të bërë projeksionin e votave (në rast se zgjedhjet zhvillohen sot).

Pages

Subscribe to ResPublica RSS