Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev: Edi Rama po ndez zjarrin e nacionalizmit
Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.
Incident gjatë fjalës së Berishës në çadrën e protestës
Marifetet e Veliajt, prenotimi për parkimet me sms, për fushat sportive online
Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë. Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.
“Leximi serb” për krizën maqedonase: Perëndimin e shqetëson vija ortodokse
Në krizën maqedonase ka hedhur një vështrim edhe Serbia. Në Maqedoni ka një parti të pakicës serbe, kryetari i së cilës është Ivan Stoilkoviç i cili dje i ka dhënë një intervistë gazetës serbe “Informer”. Intervista ka njëfarë interesi pasi ajo duket se shkon në shtratin e përpjekjeve sintetizuese që synojnë amplifikimin e rrezikut shqiptar në Ballkan dhe rolin e nacionalizmit shqiptar si dorë e zgjatur e Perëndimit.
Ngjela shkruajti dje se ka nisur "albanizimi i Maqedonisë'. Kujdes: Jo, shqiptarizimi. Duket se sllavët e kanë pikasur këtë projekt
Qenkan të thella këto punë
Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen
Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.
Fati i Maqedonisë vendoset në Tiranë. Madje në një lagje të saj
Hapet rruga për trajtimin antibakterial te pacientët me Sindromën e Zorrës së Irritueshme
Një studim i fundit nga universiteti McMaster hedh dritë mbi disa aspekte të ndikimit që ka flora bakteriale e zorrës në pacientët që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irritueshme, çrregullimi gastrointenstinal më i përhapur në botë. Dhimbjet e përhapura në abdominal, diare dhe konstipacion, parehati dhe ndjenjë pasigurie në konsumin e ushqimeve, këto janë disa simptoma të personave që preken nga sindroma, e cila thuhet se nuk shkakton pasoja për sëmundje terminale. Sindroma njihet edhe si koliti nervor.
Pushteti i vërtetë në dorë të burokracisë?
Angelo Panebianco shkruan sot në “Corriere della Sera” mbi një libër të ri që ka dalë në qarkullim në vendin fqinj me Shqipërinë, e I cili sugjeron një lexim “ndryshe” të pushtetit të vërtetë në Itali. “Zotërinjtë e kohës së humbur”, titullohet libri që ka për autorë Francesco Giavazzi dhe Giorgio Barbieri. Në libër tema qendrore është ai proces i zëvendësimit të pushtetit të vërtetë që është mbajtur deri më dje nga politika, me pushtetin e administratës. Burokracisë.
