Fotolajm/Nuk ndodh për herë të parë

Postuar në 01 Janar, 2017 20:48

CNN aludon se deformimi lidhet me legalizimin e marijuanës në Kaliforni. 

 

http://edition.cnn.com/2017/01/01/us/hollywood-hollyweed-sign/index.html...

Lalibela, Jeruzalemi i ri

Postuar në 01 Janar, 2017 16:28

Kush ka lexuar librin “Perandori” të gazetarit polak Kapushçinski, do të vërë re me njëherë se Etiopia kë një kulturë të veçantë. Dhe këtë e kupton më mirë nga fakti se etiopianët kanë një formë tyre të kristianizmit ortodoks, që bazohet në librin e Enokut, profeti që vdiq me Zotin lart në qiell.

Rastafari është një tjetër drejtim religjoz që lidhet me emrin e Hajle Selasje, perandorit të fundit, sekt i cili kishte si ndjekës edhe Bob Marley.

Pamjet e sulmit në Stamboll

Postuar në 01 Janar, 2017 15:56

Playboy, mrekullia e vetme e botës së sotme

Postuar në 01 Janar, 2017 15:51

Europa e 2017 përballë dilemave elektorale dhe nacionalizmit

Postuar në 01 Janar, 2017 13:34

Në vitin 2017 shumë qytetarë ë të BE-së do të thirren për të marrë vendime në lidhje me udhëheqjen e vendit dhe do të japin verdiktin e tyre para kutisë së votimit. New York Times shkruan se ky do të jetë një vit për nerva të forta politike. http://www.nytimes.com/2016/12/05/world/europe/europe-election-populism-germany-france-italy.html?_r=1

George Michael mund të jetë vetëvrarë (Foto)

Postuar në 01 Janar, 2017 11:35

Teksa autopsia e parë nuk dha të dhëna për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, miku i tij i ngushtë Fadi Fawaz ka shokuar me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se George ka kryer vetëvrasje.

Mesazhe dhe luftë nervash(jo vetëm) në lidershipin e ShBA-së

Postuar në 01 Janar, 2017 10:53

Një lëvizje simbolike nga tre senatorë republikanë paralajmëron se presidenca e Donald Trump nuk do të jetë e lehtë. Sidomos nëse ajo parashikon marrëdhënie të reja dhe kompromise me Rusinë. Senatori Jon McCain, një nga kundërshtarët kryesorë të Trump, drejtues i Komitetit për Forcat e Armatosura, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me trupat ukrainase. Ai ka postuar foto të veta në shoqërinë e dy senatorëve të tjerë, Lindsay Graham dhe Amy Klobuchar, me ushtarë ukrainas në fshatin Shyrokine.

Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë

Postuar në 01 Janar, 2017 10:21

Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll - Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.
Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.

“Perdja e Hekurt”...dixhitale

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 18:39

Situata e krijuar në zgjedhjet presidenciale amerikane ka krijuar një perspektivë krejt tjetër për ato që quhen strategji të sigurisë kombëtare. Ndonëse institucionet amerikane nuk kanë provuar dot se pati hakerime nga Rusia që ndikuan në zgjedhje, akuza qëndron dhe madje qëndron edhe premtimi i presidentit Barack Obama për hakmarrje. Në këtë kuadër,

Hyn 2017-a

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 18:16

Pages

Subscribe to ResPublica RSS