Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt
Trump ndalon hyrjen e myslimanëve nga 7 vende në SHBA
Presidenti amerikan u refuzon hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë deri në një njoftim të mëtejshëm. Donald Trump ka nënshkruar një dekret që ndalon dhënien e vizave për qytetarët e gjashtë vende te tjera, kryesisht myslimane, duke përfshirë Irakun, Iranin, Jemen dhe Libi, për një periudhë prej tre muajsh.
Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”
Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.
Hapet bunkeri nëntokësor i Çausheskut, një imitim i pallatit të Ludovikut
Dera e çelikut e mbyllur hermetikisht hapet duke lejuar ajrin e pastër të hyjë për herë të parë pas 27 vjetësh në bunkerin e fshehtë e diktatorit të fundit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku. Siç shktuan Reuters, vendstrehimi i fshehtë përbëhet nga dy nivele poshtë sipërfaqes së tokës dhe është i vendosur në një lagje luksoze të Bukureshtit. Është si një "dritare" në të kaluarën komuniste të Rumanisë, pasi kjo ishte rezidenca private e Çausheskut gjatë 24 viteve të fundit. Një vend që ka përjetuar një prej regjimeve më shtypëse të Luftës së Ftohtë.
Paketa e dytë e armatosjes së Serbisë kësaj radhe nga Bjellorusia
Serbia ka vendosur të bëjë një blerje të dytë të madhe ushtarake në Bjellorusi. Nuk janë zbuluar hollësi, por vetë kryeministri i Serbisë ka folur me një gjuhë që lë të kuptohet se Beogradi,po rri në gatishmëri dhe po përgatitet edhe për ndonjë përballje.
Njerëzit në Serbi duhet të dinë se Serbia nuk është superfuqi por çdokush që mund të mendojë për të sulmuar Serbinë do ta ketë shumë më të vështirë sesa në të shkuarën. Ky është rëzultat i marrëveshjeve tona dhe do të jem në gjendje të flas rreth tyre në hollësi brenda një muajsh apo dy”, citohet kryeministri serb.
Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve
Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus.
http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...
Ndërmjet Cezanne-s, Braque-s dhe Matisse-s
Ndikimi i Paul Cezanne, pak edhe George Braque, herë pas here edhe të Henri Matisse-s, ndriçuan në formimin e piktorit nga Shqipëria Alush Shima, i cili ditë më parë hapi ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Tek Cezanne, piktori Shima huazon formën, ngjyrën, herë pas herë dritën, poashtu edhe kompozicionin, qëndrueshmërinë e formës, ndërsa perspektivën e nxjerrë nga rregulli i imponuar.
SHBA “ngre edhe murin dixhital”
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka depozituar së fundmi ankesa ndaj doganës në SHBA pas disa rateve kur nëpunës të kësaj të fundit kanë kërkuar të dhëna që lidhen me profile në mediat sociale të qytetarëve amerikanë të besimit mysliman të cilët kthehen nga jashtë. Njësia e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve ka shpallur kërkesat për të dhënat në fjalë përfshirë fjalëkalime celularësh dhe leximin e aplikacioneve që lidhen me mediat sociale të personave që hyjnë në SHBA.
Përputhje inteligjence mes Nishanit dhe Metës. Mbledhin Këshillin e Sigurisë për kërkim personi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar sot përmes një deklarate për shtyp arsyet pse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kërkuar nga ai që në deklaratë cilësohet si Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta:
Me çfarë do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën?
Politika e ditës po jep shoun e vet për tensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe i fundit që ka lëshuar xhevahirin e radhës është ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Sipas tij shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë dhe reagimi që mund të vijë në ndihmë të vëllezërve nga Kosova do të jetë alla shqiptarçe.
