Aleanca e "të fortëve" keqkuptohet për çështje etike
Prej disa ditësh po shohim shfaqjen kombëtare PS-LSI, dy parti që kanë bërë bashkë Ilir Metën me Edi Ramën, dy personazhe që 4 vjet më parë hodhën firmën për të rilindur Shqipërinë. Bazuar mbi asnjë princip tjetër veç pazarit për transformuar qeverisjen Meta - Berisha në një rikonfigurim Meta-Rama, tradhëtia e 85 mijë zemrave opozitare u vulos nga "tradhëtia e shuplakave", një telenovelë e njohur që gjithsesi u gëlltit pa probleme nga populli socialist.
Zv.kryeministri i Turqisë: Teoria e evolucionit, arkaike dhe e paprovuar
Një debat ka nisur në Turqi lidhur me kurikulat e reja në shkolla. Ministria e Arsimit fillimisht propozoi që teoria e evolucionit të mos përfshihej në mësimin e shkollave turke, kurse tani, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmuş, deklaron se e shumta, teoria e evolucuonit mund të përfshihet si një nga teoritë, jo si e vetmja.
“Shkencërisht, teoria e evolucionit është tashmë arkaike dhe e paprovuar. Ndoshta ajo mund të përfshihet si një nga teoritë”, tha ai në një intervistë për CNN Türk.
Edhe balerinë edhe nga Rusia
Alexis Ren sapo ka mbushur 18 vjeç dhe premton shumë në balet.
Krime fashiste, krime komuniste dhe amnistia për ekzekutorët
Është shkruar edhe më parë dhe gjerësisht madje, për mbijetesën e zyrtarëve të regjimeve totalitare në regjimet e reja demokratike në disa vende. Greqia dhe Italia janë dy shembujt më të trajtuar në këtë drejtim, ku menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, konsideratat ideologjike morën përparësi duke lejuar që njerëz të lidhur me regjimet fashiste, madje ekzekutorë të devotshëm, rifituan pozitat vendimmarrëse edhe pas Luftës në regjimet demokratike.
Trump e quan "keqkuptim" ndalimin e muslimanëve
Reagimi që ka shkaktuar dekreti i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të emigrantëve nga 7 vende të botës muslimane ka detyruar këtë të fundit të japë sërish shpjegime për vendimin.
Në një deklaratë të orëve të fundit Trump tha se dekreti nuk synon te ndalojë në mënyrë specifike muslimanët dhe bëri përgjegjës median për keqkuptimin.
Mbyllen dy gazetat historike greke, “To Vima” dhe “Ta Nea”
Dy gazeta të njohura greke, “To Vima” dhe “Ta Nea” janë mbyllur. 500 njerëz pa punë dhe një reduktim në pluralitetin mediatik në vendin fqinj. Në gazetën “To Vima” është publikuar një editorial që njofton mbylljen si pasojë e veprimit të bankave që sipas këtij editoriali “janë pa sens historic dhe përgjegjësi demokratike”.
Nuk ka marrëveshje në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të reja
Mediat në Maqedoni njoftojnë se nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO – DPMNE. Më herët disa media në Tiranë kontrabanduan lajmin se marrëveshja ishte arritur, e madje se Gruevksi kishte pranuar kërkesat e Platformës së partive shqiptare. Nuk munguan madje as deklarata për këtë “arritje historike”.
Në fakt në këto minuta të fundit partia e Gruevskit ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës sugjeron kalimin drejt zgjedhjeve të parakoshme të reja.
PD-ja depoziton kallëzime penale pa emër për Ilir Beqajn
Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me konçesionin e check-up. Akuza është sipas AbcNews, “shpërdorim detyre dhe korrupsion, me anë të një kallëzimi që është bërë pa emër.
Qeveria si konfederatë partish dhe klanesh
Pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë javën e kaluar, përplasja PS-LSI ishte ankthi kryesor i shqiptarëve. Dita gdhihej dhe ngrysej me merakun e madh se çfarë do thotë Iliri, se çfarë postimi do bëjë Edi, se pse e tha Peleshi këtë, apo pse Taulant Balla ende nuk ka folur.
60 ditë burg për ushtarët që pozuan me simbolin e shqiponjës
Top-Channel raporton sot se 7 ushtarët grekë me kombësi shqiptare që pozuan me simbolin e shqiponjës, janë dënuar me 60 ditë burg.
“Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burg.
50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
