ISIS herët a vonë do të godasë Italinë

Postuar në 07 Janar, 2017 20:55

Vlerësimin se Shteti Islamik herët a vonë do të godasë Italinë ka shprehur kreu i policisë italiane, Franco Gabriel. "Dua ta them me një mënyrë sa më të pranueshme. Herët apo vonë edhe ne do të paguajmë një çmim. Nuk ka anjë dyshim, ne nuk duhet të mashtrojmë veten. Shpresojmë që goditja të jetë në një shkallë sa më të kufizuar”

Kush do t’i çertifikojë zgjedhjet e qershorit?

Postuar në 07 Janar, 2017 20:50

Tashmë është fakt i njohur botërisht:  institucionet kryesore amerikane nuk kanë arritur të garantojnë një proces të besueshëm zgjedhor. Skandali i e-maileve të Hillary Clinton, përpjekja për ta mbuluar atë, kundërveprimi i demokratëve dhe krahut ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë për të mbuluar këtë dështim me alibinë ruse, konstituojnë thyerje të mëdha në sistem. Disa media dhe zëra autoritarë arritën deri aty sa të vinin në diskutim vlerën e Kolegjit Elektoral e ndërkohë që beteja e inatit vazhdon, Donald Trump duket se nuk sfidohet më në rrugën e tij për t’u zgjedhir President.

Protesta në Francë për lirimin e Haradinajt

Postuar në 07 Janar, 2017 16:42

Rishikohet Ohri? Partitë shqiptare propozojnë një Marrëveshje të re për Maqedoninë

Postuar në 07 Janar, 2017 16:26

Kryeministri Edi Rama dhe kanali televiziv Top-Channel kanë “festuar” sot arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes partive shqiptare në Maqedoni.“Shqiptarët “trondisin” Shkupin”, shkruan në lajmin e vet kryesor kanali kombëtar Top-Channel që e shoqëron lajmin me foton e Edi Ramës në takim më partitë shqiptare në Maqedoni(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344899#k1). 

Raporti i shërbimeve amerikane, një “përmbledhje e shtypit” rus

Postuar në 07 Janar, 2017 14:42

Raporti i dakordësuar i tri agjencive amerikane të inteligjencës, publikuar dje në një version të deklasifikuar, është përqafuar nga mediat kryesore si libri i zbulesës së aktiviteve ruse në zgjedhjet amerikane. Ndërkohë variante sekrete të raportimit të shërbimeve kanë dalë në NBC dhe një akt i tillë është cilësuar me prapavijë politike nga presidenti i zgjedhur Donald Trump por edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange. 

Fotolajm/Solidaritet nga Lart

Postuar në 07 Janar, 2017 13:16

A mund të bëhet kjo punë pa praninë e fotografëve dhe pa deklarata? 

Flamuri i ISIS në fshatrat shqiptare?

Postuar në 07 Janar, 2017 13:06

Shqiptarja.com shkruan sot për alarmin e terrorizmit që pikaset në Shqipëri. Gazeta referon të përditshmen italiane, Repubblica, e cila vetë i referohet shërbimeve italiane. 

Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”

Postuar në 06 Janar, 2017 19:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim  mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.

11.3 milon të punësuar më tepër gjatë administratës Obama

Postuar në 06 Janar, 2017 17:28

Në përfundim të administratës Obama, numri i të punësuarve në SHBA është 11.3 milionë më shumë se sa në fillim të saj. Ky numër është shumë më i lartë se 2.1 milionët e administratës Bush. Sidoqoftë është më i ulët se i administratës Clinton (22.9 milionë) dhe i administratës Reagan (15.9 milion).

Arrestimi i Haradinajt, ministri i Drejtësisë Manjani, letër homologut francez

Postuar në 06 Janar, 2017 14:59

Qeveria shqiptare, krahu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut francez Jean- Jacques Urvous, përmes së cilës vë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës është liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS