Bullgaria aspiron njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri
Zgjedhjet e pritshme në Bullgari e kanë orientuar fushatën elektorale edhe në çështjet e minoriteteve dhe pakicave bullgare që jetojnë në Ballkan. Siç njoftoi zyrtarisht Kolalicioni i Qendrës së Djathtë në Bullgari "Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë" në seancën e së enjten në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian gjatë diskutimeve për progresin e Shqipërisë u pranuan dy kërkesa që u parashtruan nga eurodeputetët bullgarë.
Sulmohet Trump, kemi të bëjmë me një intelektual "ndryshe". Sulmohet Lu, kemi të bëjmë me antiamerikanë!!!
Sot në media janë publikuar dy reagime ndaj asaj që quhet sulmi ndaj politikës amerikane në Ballkan. Reagimi kryesor është i ish-diplomatit Shaban Murati në “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilit goditja publike që po i jepet disa ambasadorëve amerikanë në Ballkan, pasqyron në fakt një skenar të dirigjuar nga ata që ai i quan “strategjistët e Kremlinit”. Serbia, Maqedonia, Republika Srpska dhe Shqipëria hyjnë në listën e këtij operacioni rus që është në fakt skenari i vetëm i analizave të Muratit.
Një program social(ist) përballë qeverisjes socialiste
Ben Blushi ka publikuar sot në profiling e vet në Facebook 20 pika të atij që ngjan të jetë thelbi I programit të partisë së tij “Libra”. Ndonëse është një skicë dhe një propozim që nuk ka fuqi vendimmarrëse, drafti meriton vëmendje sepse kemi një alternativë për diskutim përkundrejt programit qeverisës që tani ka nisur të flasë për miliarda.
Fshatari - Kryefjalë e re e mediave qytetare në luftën kundër korrupsionit
Trump njofton pjesëmarrjen në takimin e përbashkët të NATO-s në maj. Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë?
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndoshta do të ketë mundësinë, apo detyrimin, të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në muajin maj. “Reuters” bën me dije se presidenti i SHBA ka pranuar të takojë liderët e vendeve anëtare të aleancës pas një telefonare me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën u prek edhe konflikti në Ukrainë.
Zgjim nga letargjia**
Prej 25 vitesh Rumania është në rrugën e ripërtëritjes. Një vend, që si vende të tjera të ish-bllokut komunit lufton me trashëgiminë e epokës komuniste. Herë mirë, herë keq. Një hap para, dy hapas pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite. Kriza të shpeshta, aq sa të krijohet përshtypja, se vendi do të zhytet në kaos dhe katastrofë. Por gjithsesi vendi ecën përpara. Por si do të ndodhë kësaj here?
Ekzorcisti - show në 100% të kohës
Kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur këtë fotografi, si "Foton e Ditës" në profilin e vet në Facebook, duke i shtuar kështu vajtimit kombëtar për ikjen e Dritëroit, edhe performancën e ekzorcistit nën modelin e një katoliku. Krejt e panevojshme, pasi siç edhe kombi dixhital ka rënë dakord, shkrimtari i njohur ka vend vetëm në Parajsë. Ndoshta është këndi i shkrepjes që e bën këtë bir të Perëndisë të duket sikur po lufton me demonët. Sikur - pasi funerali duket më tepër si skenaografia e një show, jo si vendi për shprehje respekti apo lutjeje.
Turqia dhe Greqia, lufta virtuale dhe “braktisja” amerikane
Greqia dhe Turqia prej më shumë se dy javësh janë në një spirale tensioni pas vendimit të Gjykatës Supreme Greke për të mos i dorëzuar Ankarasë 8 ushtarakët turq që u larguan në Greqi pas grushtit të shtetit.
Ahmeti dhe sovraniteti
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.
Black Sabbath në koncertin e lamtumirës (Video)
Black Sabbath, grupi legjendar që "zbuloi" muzikën Havy Metal dha koncertin e tyre të fundit. Shafqja, e cili zgjati dy orë u ndoq nga rreth 16 mijë persona , në NEC Arena në Birmingham të Anglisë qëndrore. Grupi këndoi gjithsej 15 këngë dhe e mbylli koncertin me suksesin tyre të parë të vitit 1970, këngën Paranoid. 68 vjeçari Ozzy Osbourn falenderoi fansat për mbështetjen që i dhanë grupit për më shumë se pesë dekada.
