Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara varroset në varrezën e anonimëve
Mevlüt Mert Altıntaş, vrasësi 22 vjeçar i ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, u varrosur në datën 13 janar në varrezën e personave pa emër. Familja e Altıntaş nuk ka aplikuar për tërheqjen e trupit brenda afatit ligjor, ndaj autoritetet lokale kanë proceduar me varrosjen e tij. Ai u vra në datën 19 dhjetor 2016 pas shkëmbimit të zjarrit që pasoi vrasjen prej tij të ambasasdorit Karlov.
Turqia dhe Rusia nisën një hetim të përbashkët për ngjarjen dhe sipas ministrit të Brendshëm turk, ka disa të dhëna interesante që kanë dalë në dritë.
Shqipëria në kazanin e mediave të huaja
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka kërkuar gazetës italiane “La Repubblica” që të përgënjeshtrojë lajmin e saj për praninë e ISIS në vendin tonë.
"Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit…Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”.
Përgjimet shtrihen edhe në ambjentet private
Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi.
Hakmarrja paranojake e Enver Hoxhës ndaj femrave
Krimet e komunizmit në Shqipëri përbëjnë një kapitull të pahapur, ndonëse për to është folur në 25 vjet pas rënies së diktaturës, kryesisht nëpërmjet kujtimeve fragmentare të atyre që kanë mbijetuar nga pesha e dhunës. Është folur në mediume të ndryshme në mënyra të ndryshme, me tone minimizuese e përkeqësuese, por gjithmonë, duke ndjekur sipërfaqen e sheshtë të gazetave dhe ekraneve, derisa perceptimi për komunizmin si e keqe njerëzore, shoqërore e kombëtare është reduktuar në një lloj ekzotike, pa e patur konkretësinë e duhur e as koordinatën e saktë.
Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.
Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje
Incidenti i fundit mes Serbisë dhe Kosovës me trenin e ndaluar në momentet e fundit ka krijuar një klimë pasigurie. Prania e forcave speciale serbe në kufi me Kosovën i shtohet më shumë problemeve që hasen me dy vendeve duke risjellë në Ballkan profilin e një Serbie që mendohej se kishte lënë pas akte të kësaj natyre.
Presidenti i zgjedhur i SHBA: NATO, e dalë kohe. BE-ja, instrument i dominimit gjerman
Nëse Donald Trump do t’u përmbahet këtyre që po thotë edhe së fundmi, atëherë bota me të vërtetë që do të shohë ndryshime epokale në vitin që sapo ka hyrë. Përsëritja e disa tezave të fushatës tashmë që ai është Presidenti i zgjedhur në SHBA, provokon gjithfarë dyshimesh dhe analizash edhe pse njerëzit kryesorë që ai ka zgjedhur për departamentet kanë shfaqyr qëndrime të tjera.
Ja pse duhet përkrahur nisma: "Për një Tiranë pa makina"
1915 - në malet e Tokës së Shenjtë
Libani, Siria, Palestina, Izraeli dhe Jordania – vendet ku Bibla atribuon historinë e popullit hebre dhe shpalljes së profetëve. në mes të majeve, në një terren të izoluara, rajoni në fjalë përshfaq mistikën e natyrës njësoj si Libri bën me mistikën e krijimit. Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Alex Q. Arbuckle i universitetit të Oregonit në vitin 1915, që ishin edhe kohët e fundit të sundimit otomona në këto zona.
2013 – 2017/PS-ja më e pasur, por jo Shqipëria
“Kush shikon nga e ardhmja nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç Partisë Socialiste”. Kështu deklaroi në takimin me të rinj të Forumit Rinos Socialist, kryeministri Edi Rama i cili në një farë mënyre po na mallkon të gjithëve që të bëhemi socialistë.
Sigurisht që këto janë fjalë fushate elektorale, që si të tilla përkëdhelin sedrën qytetare e që presupozojnë një ndërgjegje politike progresiste të njerëzve që kanë sy në ballë e mendje në kokë. Të njerëzve që e dinë shumë mirë se “nuk janë të gjithë njësoj”. Njësoj me ata që ikëën.