Treni, Serbia nuk ka synime aneksuese në Kosovë

Postuar në 17 Janar, 2017 08:59

Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Andreas Ernst, korrespodent i "Neue Zürcher Zeitung" nga Beogradi, të cilin e ka pyetur për gjendjen në Kosovë. Sipas gazetarit në fjalë incidenti me trenin është pjesë e lojërave për konsum të brendshëm, por ai nuk përfaqëson synime aneksusese nga Serbia. 

Mesatare “6” në Fakultetin Ekonomik

Postuar në 17 Janar, 2017 08:44

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një skandal sipas saj që ka ndodhur me pranimet e studentëve të rinjë në Fakultetin Ekonomik. 

Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Stambollit (foto)

Postuar në 16 Janar, 2017 23:07

Autoritetet turke arrestuan në një lagje të Stambollit, autorin e dyshuar të  sulmit në lokalin e natës "Reina", ku mbetën të vrarë 39 persona. Policia turke ishte në kërkim që prej 1 Janarit duke patur në dispozicion një video dhe disa foto nga autori i dyshuar. Sipas gazetës "Hurriyet" njeriu që dyshohet se vrau 39 klientët e klubit "Reina" natën e Vitit të Ri, quhet Abdulkadir Masharipov dhe u arrestua në lagjen Esenyurt bashkë me djalin e tij.

Nisin përgatitjet për Komisionin Ndërqeveritar Shqipëri-Rusi

Postuar në 16 Janar, 2017 20:38

Ambasada ruse njoftoi se ambasadori i saj në Tiranë, Aleksandër Karpushin mbajti të hënën një takim me zv/ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, dhe njëherazi Bashkëkryetaren e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, Adela Karapici.

“Shthurja”, libri që do të shkaktojë tërmet në Selinë e Shenjtë

Postuar në 16 Janar, 2017 20:15

"Tërmet" pritet të shkaktojë në Selinë e Shenjtë një libër që do të dalë më 19 janar me titull "Shthurje", në të cilën zbulohet skandali i  200 priftërinjë pedofilë të Kishës Katolike në Itali. Libri mban autorësinë e gazetarit, Emiliano Fitipaldi dhe ekspozon anën e errët të Kishës Katolike, duke përmendur fakte, emrat dhe datat të rasteve të abuzimit seksual të të miturve nga ana e priftërinjve , peshkopëve dhe kardinalëve nga e gjithë bota.

E sigurtë: Shqiptarët adhurojnë në masë vetëm Nastradinin. Të tjerët spekullojnë

Postuar në 16 Janar, 2017 18:51

Sot deputeti Alfred Peza ka dhënë një deklaratë për mediat mes të cilave tha:

Nga misioni i pamundur tek gënjeshtrat bajate të imazhit

Postuar në 16 Janar, 2017 17:51

Që qeveria dhe ministrat i janë përshtatur shijeve estetike të kryeministrit kjo nuk është asgjë e re, madje vizionin e Rilindjes Urbane kryeministri e ka shtrirë edhe në bashki të tjera të vendit, sipas modelit që zoti Rama pëlqen ta quajë “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”. Në funksion të këtij qëllimi ishte dhe hapja e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve me kryevepra të artit italian të viteve 1900. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë në rendin e fushatave të tilla kulturore që synojnë qasjen e publikut dhe për më tepër të rinjve me artin modern të  një vendi si Italisa fqinje.

“Brookings”: NATO nuk mund të zgjerohet më. Arkitekturë e re sigurie në Europën Qendrore

Postuar në 16 Janar, 2017 15:25

Trump bën bujë dhe flet fare troç, por ndoshta nuk e ka dhe aq gabim. Ose jo 100% gabim, sa kohë që premisat e tij janë thjesht interes më parë e mandej solidaritet. Ndryshimet që po paralajmëron presidenti amerikan i sapozgjedhur, sidomos në fushën e sigurisë janë paraprirë në fakt nga lufta në Ukrainë dhe dalja e në skenë e të ashtuquajturës Luftë Hibride që e kapi Perëndimin të papërgatur. Nëse NATO nuk është e dalë kohe siç thotë Trump, staregjia dhe orientimi i saj do të duhet të ndryshojë.

Tetë personat më të pasur në botë, kanë pasuri sa 50% e njerëzimit

Postuar në 16 Janar, 2017 14:40

Vetëm 8 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e njerëzimit. Lajmin e raporton agjencia “Reuters” që referon një të dhënë të bërë publike nga Oxfam, një bashkim organizatash, adresuar në Forumin Ekonomik të Davosit. 

Statuja 600 vjeçare e Budës del në sipërfaqe

Postuar në 16 Janar, 2017 14:07

Rënia e nivelit të ujit me 10 m në një rezervuar në provincën Jiangxi në Kinë ka zbuluar një statujë të dinastisë Ming. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS