Ortodoksët shqiptarë në Maqedoni, deputeti Manojlovski: Maqedonasit na quajnë “Shkreti”
Bashkimi Demokratik për Integrim ka me zgjedhjet e fundit një deputet shqiptar ortodoks. Branko Manojlovski, nga Reka, aty ku ka shqiptarë të besimit Kristian në Maqedoni të cilët po zgjohen për të deklaruar identitetin e tyre. Është një nga dramat e heshtura që ka përshkruar kombin shqiptar elitat e të cilit jo rrallë kanë kushtëzuar këto shkëputje identitare. Në një intervistë për “Faktor 24”, Manojlovksi shpjegon se ka ardhur nga SHBA dhe do të dëshironte të ishte në seancën e parë konstituive të Parlamentit.
Merr flakë dhe rrëzohet godina 17 katëshe në Teheran
Ndalohet mësuesja e ISIS në në Medresenë e Shkodrës
Policia e Shkodrës ka ndaluar mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi, pas audioregjistrimit të transmetuar një ditë më parë në emisionin "Stop", ku ajo shfaqet duke bërë propagandë pro ISIS. Ka reaguar edhe Drejtori i Pergjithshem i Medresesë së Shkodres, Kujtim Dervishi, i cili është distancuar nga qëndrimet e mësueses. Sipas tij, “ajo cfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë cfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ.
Në Shqipëri nuk ka opozitë
Ben Blushi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku është përqendruar në çështjet e reformës zgjedhore. Blushi tha se ka kohë për votimin elektronik dhe një nga arsyet pse LIBRA, partia që ai drejton e kërkon këtë është edhe se një numër i madh anëtarësimesh në të, bëhen online. I pyetur për koalicionet Blushi tha se kjo është një çështje që do të vendoset nga anëtarësia në të ardhmen, ndërkohë që shtoi se “Shqipëria nuk ka opozitë”.
Hillary Clinton po mendon kandidimin për bashkinë e New York-ut?
Hillary Clinton do ta fitonte me diferencë bashkinë e New York-ut nëse do të vendoste të kandidonte. Këtë tregon një sondazh i publikuar të mërkurën, duke përforcuar zërat se ish-sekretarja e Shtetit po mendon rikthimin në skenën politike pas humbjes shokuese në zgjedhjet presidenciale.
Kandidatja demokrate do të siguronte një përqindje 49 për qind nëse do të futej në garë, ndërkohë që kryebashkiaku aktual Donald de Blazio që shpreson në rikonfirmimin e postit ka vetëm 30 për qind të preferencave e të elektoratit.
Balta e tharë në Mars, prova e ekzistencës së ujit
Sonda Curiosity fotografoi këtë pamje më dhjetor ku paraqitet një formacion i krijuar 3.6 miliardë vjet më parë nga cikli i lagies dhe tharjes.
Vuçiç pas takimit me Mogherinin: Jam në favor të paqes me çdo çmim
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaron pas takimit me drejtuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, se është i gatshëm për çdo kompromis. Agjencia “B92”, raporton se takimi u mbajt me urgjencë në Davos të mërkurën dhe se aty Vuçiç është shprehur se ishte në favor “të paqes dhe stabilitetit me çdo çmim”, por se ai “nuk e pëlqen hipokrizinë”. Po kështu ai ka përcjellë besimin se me shqiptarët e Kosovës do të gjendet një zgjidhje paqësore dhe racionale duke shtuar se “ne kemi kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë”.
Atif Aslam, këngëtari pakistanez ndërpret koncertin për të ndihmuar një vajzë që po ngacmohej
Anëtari i partisë, ose modeli i Facebook në politikë
Në politikën shqiptare duket se ka anëtarësia është në modë. I pari që e ngriti kultin verbal të anëtarit është Edi Rama, kur me shkrime të ndryshme iu qas ambicies për të marrë PS-në me votë plebishitare. Sigurisht, shkrimet me natyrë populiste dhe tërësisht demagogjike të Edi Ramës, në kushtet kur PS-ja vuante nga një boshllëk pushteti dhe ishte e kapur nga lufta e klaneve, goditën nëë shenjë. U fol për parimin “një anëtar një votë”, për zgjedhje direkte, ndërkohë që sot që flasim, Edi Rama është i vetmi identitet politik me peshë në detin anonim të anëtarëve.
Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas grushtit të shtetit në Turqi nuk qëndron Fetullah Gulen
Fetullah Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016. Të paktën këtë konkluzion arrin agjencia europiane e inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver.