Çfarë do bëjë Amerika me Ballkanin – kjo është çështja
Inaugurimi i Donald Trump në krye të presidencës amerikane po hap një mundësi për të parë sesi politika në Ballkan krediton veten me mburojnë e një fuqie të madhe dhe nuk ushqen ndonjë besim të madh në forcën e votës që pretendon se e respekton. Politika shqiptare, për aq sa shohim, ndoshta mban rekordin e kthimit të vasalitetit vulgar në një vlerë legjitimimi. Sot bëhet e ditur se republikani Fatmir Mediu që ndodhet në SHBA bashkë me Lulzim Bashën ka deklaruar se “administrata Trump do të ketë angazhim tjetër për Shqipërinë”. A ka njeri ta besojë këtë?
Inaugurimi i Trump
Shkëlzen Berisha nën hetim nga agjencia qeveritare e pastrimit të parave?
“Shqiptarja.com” shkruan sot se afera “CEZ” që u zbulua në Komisionin Hetimor të drejtuar nga socialistët ka krijuar kushtet për hapjen e hetimeve për shtetasit Nuel Kalaj, Kosovar dhe Shkëlzen Berisha, djali I ish-kryeministrit Sali Berisha.
Trump do të dështojë
Duket se ka kaluar edhe në persoanle. George Soros ka folur për presidencën Trump, 24 orë nga inaugurimi. Ai ka deklaruar se institucionet amerikane do të kundërshtojnë presidentin e ri amerikan dhe politikat e tij.
FBA: Si do të dilnin zgjedhjet sot?
Revista Follow Business Albania komisionoi një sondazh kombëtar, të zhvilluar gjatë javës që shkoi nga Dr. Eduard Zaloshnja, i cili është kërkues shkencor në Pacific Institute for Research and Evaluation në zonën e Washington, DC. Përgjigjet e një baterie pytjesh rreth preferencave elektorale, votimit të mëparshëm, ekonomisë, rendit publik, energjitikës, urbanistikës, arsimit shëndetsisë etj. u përdorën për të bërë projeksionin e votave (në rast se zgjedhjet zhvillohen sot).
CNN sqaron: Çfarë ndodh nëse ditën e inaugurimit vritet Trump, Pence, Ryan?
Çfarë ndodh nëse Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, vriten ditën e inaugurimit. Këtë pyetje e sqaron rrjeti CNN në një material të publikuar dje që merr parasysh më të keqen. Radha i vjen Paul Ryan, kreu i Kongresit, mandej kreut të Senatit, të gjithë të pranishëm në ceremoni. Po sikur të gjithë të vriten? Protokolli i transferimit të pushtetit parashikon që përzgjedhja të fillojë nga një prej sekretarëve. Mirëpo sekretari i Shtetit Kerry jep dorëheqjen para inaugurimit.
Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi
Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.
Por teksa organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.
Rrëfimi i Gruevskit: Soros ndërsen shqiptarët kundër maqedonasve
Gazeta Express i ka marrë një intervistë ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski lidhur me zhvillimet në vendin fqinj, por më interes paraqet këndvështrimi i tij në raport me shqiptarët dhe kërkesat e tyre. I pyetur për të drejtat e tyre dhe kërkesat e përfshira në marrëveshjen e fundit të partive shqiptare Gruevski thotë se nuk ka vend në rajon dhe ndoshta as në Evropë, i cili u ka dhënë më shumë të drejta komuniteteve më të vogla etnike sesa Maqedonia dhe se pas qëndrimeve të shqiptarëve qëndron multimiliarderi amerikan George Soros.
Obama, presidenti me ngjyrë që thelloi racizmin
Zgjedhja e presidentit të parë afrikano-amerikan në "timon" e Shtëpisë së Bardhë shtoi shpresat për reduktimin e diskriminimit dhe racizmit, por rezultatet përfundimtare të tetë viteve të Barack Obamës si President i Shteteve të Bashkuara tregojnë një përkeqësim të këtij problemi.
Ish-avokatja e Shtetit: CEZ kërkoi 300 milionë euro për t'u larguar
Komisioni Hetimor për cëshjen e CEZ ka thirur të dëshmojë në mbledhejn e rradhës, ish-avokaten e Shtetit Ledina Mandia. Në dëshminë e saj, Mandia ka bërë të ditur se kompania CEZ ka kërkuar 300 milonë euro dhe daljen nga Shqipëria, në të kundërt do ta çonte çështjen në Arbitrazh dhe do të kërkonte 500 milionë euro nga Shqipëria.