Ekspozohet sërish ILDKPI, hetim për kreun e AMA-s

Postuar në 23 Janar, 2017 11:21

Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive është vënë zyrtarisht nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pas publikimit në media të deklaratave të tij të pasurisë dhe bashkëshortes, e cila vetëm në 1 vit u shtua me 164 mijë euro. Një rast që ekspozon sërish institucionin që duhet të kontrollojë dhe verifikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë, por që kujtohet t’u futet hetimeve sa herë pasuria e zyrtarëve bëhet çështje mediatike dhe për pasojë nxjerr zbuluar edhe ILDKPI-në.

Numri dy i partisë së Erdogan: NATO, organizatë terrori. Nuk përjashtohet dalja e Turqisë

Postuar në 23 Janar, 2017 11:03

NATO është një organizatë terrori dhe ajo kërcënon Turqinë. Pohimi në fjalë vjen nga zëvendës kryetari i partisë Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit turk, Erdogan, Şamil Tayyar. Gazeta “Hurriyet” citon Tayyar në një intervistë dhënë për gazetën pro-qeveritare Milat, i cili ka thënë ndër të tjera se “NATO përherë është përfshirë në aktivitete që kanë në shënjestër Turqinë”.

PD në kërkim të kandidatëve nga bota akademike

Postuar në 23 Janar, 2017 10:41

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

Kriza e vërtetë e PD-së: Nuk shtyhet fare

Postuar në 23 Janar, 2017 10:29

Më në fund shprehja e duhur opozitare për Ilir Beqajn

Postuar në 23 Janar, 2017 10:19

Shtabi i Ushtrisë Greke reagon për rekrutët me shqiponjë

Postuar në 23 Janar, 2017 08:53

Shtatë të rinj shqiptarë në Greqi, që janë thirrur për të kryer shërbimin ushtarak, janë fotografuar duke krijuar simbolin e shqiponjës.Ata kanë marrë nënshtetësinë greke dhe sipas ligjit duhet të shërbejnë nën armë për nëntë muaj.Publikimi i fotografisë në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, edhe nga media greke, duke e detyruar shtabin e përgjithshëm të ushtrisë greke që të pozicionohet publikisht.

Fundi i rendit liberal – thirrje për një front ndërkombëtar kundër Trump

Postuar në 22 Janar, 2017 17:31

Ironike që kundërshtarët më të mëdhenj të Trump sot janë gjermanët dhe Gjermani, vendi i tij i origjinës. Prej javësh tashmë në media qarkullon një natrativë që e sheh Gjermaninë si alternativë të ShBA-së në mbrojtjen dhe pronovimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. 

Kreu i KQZ-së: Votimi elektronik kërkon 2 vjet

Postuar në 22 Janar, 2017 15:05

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ka deklaruar thuajse të pamundur realizimin e votimit elektronik për zgjedhjet e qershorit 2017. Gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore pikërisht për këtë qëllim Biba tha ndër të tjera:

Papa: Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, e zgjodhi populli

Postuar në 22 Janar, 2017 12:37

Papa Françesku paralajmëroi për rrezikun nga "populizmi"  dhe nxitja te njerëzit  për të zgjedhur "çlirimtarë" dhe për t'u rrethuar me "tela". Në një intervistë për spanjollen El Pais kreu i Kishës Katolike tha se është e natyrshme që kriza të shkaktojë frikë dhe shqetësime. 

Qosja: Serbisë t' i jepet një pjesë e vogël e Kosovës

Postuar në 22 Janar, 2017 11:33

Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS