LSI-ja, në mes apo majtas?
Para disa ditësh, Ilir Meta i tha publikisht “Jo!” një koalicioni parazgjedhor të LSI-së me PD-në. Ndërsa më parë, një koalicioni të tillë, Lulzim Basha i kishte thënë “Jo! Jo! Jo!”. (Për një koalicion paszgjedhor, nënkuptohet një përgjigje e tipit “hajt se folim”.)
Pyetja që duket se do t mbetet pa përgjigje deri në prill është nëse LSI-ja do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit aktual mazhoritar, apo do të futet në garë më vete, në mes të dy koalicioneve të mëdha.
Rilindja e pafytyrësisë: Drejtësi për 21 janarin…Ilir Meta, kandidat i përshtatshëm për president?!
“Është një njeri me kontribute politike në jetën e Shqipërisë…Është një figurë politike shumë e rëndësishme e Shqipërisë, kështu që si shumë figura të rëndësishme politike të Shqipërisë, mund te jetë kandidat”.
A erdhi jeta prej Marsit?
PE: Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet strategjik për BE-në
Ballkani Perëndimor duhet të mbetet prioritet strategjik për Bashkimin Europian. Këtë parashtrim ka bërë në Parlamentin Europian, Komiteti për Çështjet me Jashtë që vlerëson se rajoni në fjalë parqet sfida të mëdha edhe të sigurisë. Marrëveshjet e papërfunduara, marrëdhëniet e brishta ndëretnike, kërcënimi nga radikalizmi islamik, ndikimi rus si dhe mungesa e lirisë së medias dhe dialogut politik, janë çështje të hapura në Ballkanin Perëndimor ku hyn edhe Shqipëria. Komiteti ka kërkuar që BE-ja të rrisë prezencën në këtë zonë, ku së fundmi po konsumohen disa shkëndija konflikti.
Përplasje mes SHBA e Pekinit për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore
Teksa tensionet amerikano-kineze po përshkallëzohen Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sërish. Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë pohoi qëndrimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson mbi ekspansionin territorial të Kinës në ujrat ndërkombëtare të Detit të Kinës jugore. Zotohemi, tha ai, se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Kina të marrë territor në ujrat ndërkombëtare të Kinës jugore. Deklarata e SHBA-së, për Kinën ka një zgjidhje, Luftë!
Denoncon në Facebook-un e Berishës, polici dixhital i 97-ës: Alfred Peza gënjen. Me 1000 shkopinj gome vdes. Ne vetëm e ngritëm peshë nga favoritet dhe e vumë të na lante furgonin.
Pirua i Parlamentit shqiptar
Lajmi – foto i disa ushtarëve grekë me origjinë shqiptare që bëjnë shenjën e shqiponjës, ka mbërritur deri te pragu i nuhatjes politike të deputetëve shqiptarë. Që ndonjë gazetar “patriot” që ka marrë përsipër të provojë edhe autoktoninë e reve në Shqipëri të mund të shkruajnë ndonjë fjalë qiriri për këtë ngjarje pritet, por që deputetë të Komisionit të Sigurisë të mbajnë shënim për të kërkuar zgjidhje diplomatike, kjo është diçka që nuk është shumë normale.
SHBA e palëkundur për forcimin e NATO-s
Në ditën e tij të parë në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis konfirmoi përkushtimin e palëkundur të SHBA-së në rapot me NATO-n. Në bisedat telefonike me zyrtarët evropianë ai theksoi rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.Mattis, i cili do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s në muajin shkurt, tha se kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë aleatë për të mbrojtur vlerat e tyre e fillojnë gjithmonë nga Evropa.
Merkel qëndron përballë Trump
Era Trump sapo ka nisur dhe ajo priret të forcojë simptomat e populizmit edhe në Europën Perëndimore. Personi politik që është vënë në kryqëzim gjykimesh politike në këtë moment, është kancelarja gjermane Agela Merkel, politika e së cilës për emigracionin dhe BE-në është hasur në kriticizëm përherë e në rritje.
Por duke folur dje në një qyteti gjerman të Ëuezburgut, Merkel riafirmoi politikën e saj bazuar mbi një kod moral nga i cili europianët nuk duhet të heqin dorë.
Provohet mashtrimi publik i Veliajt me aktivitetet në Tiranë
Është thuajse çdo ditë i pranishëm në ekranet televizive në funksion të mitit propagandistik që ka ngritur rreth vetes dhe stafit të bashkisë se ai është 24 orë në punë. Jo rastësisht Tv-të kombëtare nuk neglizhojnë asnjë material filmik të mbërritur nga zyrat e bashkisë për inagurimet, inspektimet apo projektimet e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që po promovon si diçka të jashtëzakonshme punën rutinë që ka si drejtues lokal.