PD-ja po i fal Ilir Metës opozitën

Postuar në 04 Prill, 2017 13:50

Ajo çfarë po ndodh aktualisht me PD-në dhe sidomos kreun e saj Lulzim Basha provon se zotëria në fjalë nuk është në gjendje dhe në lartësinë e detyrës që i është dhënë. Për më tepër që drejtimi i opozitës është parë përherë si mision më shumë sesa detyrë, duke invokuar këtu nevojën e përmbajtjes ndaj parimeve në politikë si prerogativë bazë dhe premisa për kultivimin e cilësive të liderit dhe suksesin afatgjatë të Politikave. Përgjigja e tij pozitive sot ndaj “ofertës” dinake të Ilir Metës, e cila është më shumë diversion ndaj Ramës, na jep një ilustrim të ri të faktit se z.

Basha hap krahët për Ilir Metën: Nuk dua të kesh dilema

Postuar në 04 Prill, 2017 12:30

Dukshëm i entusiazmuar nga deklaratat e Ilir Metës për krijimin e një qeverie besimi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk nguroi t’i urojë mirëseardhjen  kreut të LSI-së në çadrën e opozitës, gjithsesi me një hije dyshimi nëse ato që tha janë të sinqerta.

 “Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura”- deklaroi Basha.

Është mirë për opozitën të mos peshkohet sërish

Postuar në 04 Prill, 2017 12:08

 

 

 

17 korrik 2016:

22 shkurt 2017: 

3 prill 2017: 

Europa në vendin e parë për faqet pornografike të fëmijëve

Postuar në 04 Prill, 2017 10:41

Europa ka zëvendësuar Amerikën e Veriut për krijimin dhe aksesin në faqet e pornografisë së fëmijëve me 60% të shikueshmërisë së përgjithshme, sipas një raporti të publikuar  nga Observatori Britanik i Internetit (Internet Watch Foundation). Sipas raportit, 60% e URL-ve me pornografinë e fëmijëve janë identifikuar në Evropë duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, me një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2015. Amerika e Veriut kaloi e dyta me 37% nga  57% që ishte në vitin 2015.

Zbulohet piramida 3700 vjeçare në Egjipt (foto, video)

Postuar në 04 Prill, 2017 10:10

Arkeologët zbuluan një piramidë të vjetër 3.700 vjeçare në afërsi të Kajros.  Departamenti i Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se rrënojat e piramidës së vogla që i përkasin periudhës së dinastisë 13 (në vitet 1802-1640 pes), gjenden në nekropolin e Dahshur, në jug të kryeqytetit egjiptian. Arkeologët kanë zbuluar një korridor që të çon në brendësi të piramidës dhe hyrjen e një dhome.

Shitet për 12.6 milionë dollarë portreti i Maos

Postuar në 04 Prill, 2017 09:20

Ndonëse shtëpia e ankandeve Sotheby priste që portreti i "ndaluar" i Mao Ce Dunit, i krijuar nga Andi Warhol të prekte 14 milionë dollarët, çekiçi tradhëtoi çdo parashikim. Piktura u ble nga një koleksionist privat me një çmim prej 12.6 milion dollarësh në ankandin e zhvilluar në Hong Kong.

Kushtet e Metës i kupton vetëm Meta

Postuar në 03 Prill, 2017 23:17

Pas mbledhjes së kryesië, Ilir Meta, ka folur për qeveri besimi, për dialog dhe për mospërfshirje të policisë në zgjedhje. Asnjë kërkesë direkte, asnjë kusht i lexueshëm për publikun. Më poshtë video:

Sprova e vërtetë e PD-së nuk lidhet me këto zgjedhje

Postuar në 03 Prill, 2017 21:07

Darka e djeshme mes drejtuesve të koalicionit qeveritar ka përcjellë disa mesazhe, por asnjë qëndrim zyrtar. Së pari ai ka konfirmuar vijimin e bisedimeve për rikonfirmimin e aleancës, në emër të pushtetit dhe zbatimit formal të programit të dakordësuar. Ky është versioni empirik që rrjedh nga fakti i takimit informal. Mesazhi i dytë lidhet me shoqëruesit: Erjon Veliaj pranë kryeministrit Edi Rama është evidentuar si njeriu më afër kryeministrt dhe kryetarit të PS-së, me nënkuptimin e pasuesit të tij.

Dixhitalizimi, RTSH-ja: Duhen 200 milionë lekë investime. Janë 4 milionë euro që duhen rikthyer

Postuar në 03 Prill, 2017 19:04

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, ka paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Medias disa probleme që paraqiten në procesin e dixhitalizimit. “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant.

Ndahet nga jeta Françesk Radi

Postuar në 03 Prill, 2017 18:37

Këngëtari ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS